Drejtuesit e Ministrisë së Financave kishin dje një takim me përfaqësues të bankave të nivelit të dytë, ku kanë kërkuar ristrukturimin e kredive me probleme si dhe nxitjen e kreditimit për bizneset të cilat janë futur në skemën e shlyrjes së detyrimeve që qeveria u ka sipërmarrësve. Edhe pse mbledhja ka qenë me dyer të mbyllura, burimet saktësojnë se Ministria e Financave po përgatit një projektvendim, që ka për qëllim fshirjen e kredive me probleme.
Ky ka qenë dhe shkaku kryesor i thirrjes së këtij takimi, për të disktuar më tej si mund të nxitet kreditimi për biznesin, kjo referuar dhe faktit se brenda këtij muaji do të nisë dhe shlyerja e detyrimeve që qeveria i ka sipërmarrjes , si mund të ristrukturohen kreditë me probleme deri në zerimin e atyre kredive që konsiderohen të humbura nga bankat për shkak të mos pagimit të asnjë kësti për vitin që kemi lënë pas. Aktualisht gjithë sistemi bankar ka në total afro 1 miliard euro të cilat klasifikohen si hua në ndjekje, kredi nënstandard dhe kredi të cilat nuk mund të kthehen më pasi kanë kaluar 365 ditë pa shlyer asnjë këst.
Ministria e Financave ka diskutuar me drejtuesit e bankave të nivelit të dytë një mundësi për fshirjen nga bilancet e tyre kreditë që konsiderohen të humbura por përveç kësaj ajo po përgatit edhe një listë me bizneset të cilave ka në plan të shlyejë borxhet e prapambetura. Hapi i dytë që do të përdoret për uljen e nivelit të kredive me probleme është informimi i bankave për emrin e çdo biznesi që ka për të marrë para nga financat këtë vit për të paguar e borxhet e prapambetura. Ndërkohë që nga ana e përfaqësuesve të bankave ka ardhur reagimi sipas së cilit kompanitë që duhet të shlyhen të parat të jenë ato që janë kreditore dhe konkretisht ato që janë klasifikuar si me “kredi të këqija”. Por edhe pse është hartuar një strategji për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, akoma nuk ka një listë të plotë konkrete të bizneseve. Sipas kësaj strategjie shlyerja e të gjithë detyrimeve të prapambetura do të bëhet e shtrirë në kohë për 3 vjet, ndërsa vlerësohet se, shuma e tyre ndaj sipërmarrjes në total rreth 72.6 miliardë lekë.
Por si është niveli i kreditimit sipas Bankës së Shqipërisë?
Ecuria e kreditimit në vend ka reflektuar rënien e huadhënies bankare për sektorin privat të ekonomisë, raporton Banka e Shqipërisë. Në fund të muajit nëntor, kredia për bizneset private dhe individët është 2.6 për qind më e ulët se një vit më parë. Nga kahu i kërkesës, pasiguria e individëve dhe rënia e besimit konsumator kanë kushtëzuar një sjellje hezituese ndaj konsumit dhe financimit të tij me kredi. Sipas BSH, analiza e kushteve të kreditimit, pavarësisht lehtësimit në segmente të caktuar, tregon për një çmim ende të lartë të rrezikut nga ana e bankave. Kjo sjellje është e shprehur në ngurtësi të normave të interesit të kredisë, pavarësisht rritjes së stimulit monetar në ekonomi, si dhe në përdorimin e elementëve të tjerë jo-kosto në racionimin e kredisë. Financimi i bankave për bizneset ka vijuar të shfaqë ecuri të dobët edhe në muajt tetor dhe nëntor. Kjo ecuri është ndikuar njëkohësisht nga kushte të shtrënguara të financimit dhe nga kërkesa e ulët e bizneseve për financim gjatë vitit 2013. Analiza e vrojtimit të aktivitetit kreditues evidenton rënien e kërkesës së bizneseve jo vetëm për investime, por së fundi edhe për financim afatshkurtër. Bankat, nga ana tjetër, kanë shtrënguar më tej kushtet e kreditimit për biznese, veçanërisht për financimin e investimeve. Tkurrja vjetore e kredisë për biznese, e nisur që në muajin maj të vitit, kulmoi nëmuajin tetor, duke shënuar nivelin prej 3.8%, ndërsa në muajin nëntor ajo u moderua në 3.5%. Kredia për investime vijon të tkurret, por me ritme më të ulëta se në tremujorin e dytë të vitit.
Gjithashtu, edhe kredia për financimin e kapitalit qarkullues shënoi tkurrje vjetore në muajt tetor dhe nëntor. Në fund të muajit nëntor, këto dy portofole qëndrojnë përkatësisht 3.4% dhe 3.0% më të ulët se një vit më parë. Ecuria e dobët e kredisë për biznese evidentohet në të gjithë sektorët e ekonomisë. Segmenti i bujqësisë dhe ai i shërbimeve të tjera ishin të vetmit për të cilët kredia shënoi rritje në muajt tetor e nëntor, por në nivele të ulëta. Në fund të muajit nëntor, në terma vjetorë, rritja e kredisë për shërbimet e tjera është ngadalësuar në 1.8%, ndërkohë që kredia për tregti, hoteleri dhe restorante dhe ajo për industrinë janë tkurrur me përkatësisht 3.3% dhe 1.1%. Tkurrja e sektorit të ndërtimit, e nisur prej mbi një viti, ka vijuar edhe në këta dy muaj, por me ritme më të ulëta, duke shënuar vlerën 15.0% në muajin nëntor.
Shume mire.
Jo besa ,JO.
Livadhisin me lukse te medha ,me kredite e mara
Prandaj duhet hequr dore nga falja e mospagimit te gjerave.
Duke u falur disave,jane ca te tjere qe paguajne rregullisht e nuk kane asnje mbeshtetje nga askush.
Kemi vite te tera,qe degjojme amnistira te ndryshme ,si ne taksa,energji ,uje taksa makinash etc.
Po te tjeret qe paguajne ..? Atehere le tu a kthejne edhe atyre pagesat e bere…..
Keshtu nuk ecet asgjekundi,ne gremine ,po.
Si duhet kuptuar kjo fshirrja e kredive te keqija ?!
Bankat jane biznes privat dhe nuk i intereson qe te kaloje ne humbje kapitale ne keto vlera qe cilesohen me lart. Mos valle do i shlyej qeveria ?!
Autorja qe ka info me shume,mund te na japi me teper elemente per kete lloj ‘fshirrje’ meqe jemi taksapagues,ose ose me banalja…te mos shlyejme dhe ne se mbase falen…Kete kulture kemi te kultivuar ne me detyrimet ndaj te treteve…
Ser Caplini thosh ne fillimet e tij : ” Me jepni nje park, nje polic dhe nje vajze te bukur dhe une ju jap nje komedi ” . Mos po ndodh dhe me articlen e mesiperme keshtu ?!