Kështu zbulohen gatimet e helmëta të Regjimit: Me vonesë, si në tragjeditë Shekspiriane. Një marrëveshje mes lakuriqëve të natës. Shpezët e errësirës, na thanë se eshtra të ushtarëve grekë në territorin shqiptar do të kërkohen sërish. Në nëntorin që shkoi erdhi në Shqipëri, një dërgatë, e tërë njerëzish të fesë por edhe njerëz politikë si ato shëmbëllesat kuisëse të Agimit të Artë. Skuadra të tëra të orkestruara. Të tjera vijojnë me harta dhe kujtesa historike të veteranëve, që të hetojnë të të shumojnë varre, gropa te pahapura dhe të hapura përgjysëm. Ishte një luftë e drejtë e popullit grek dhe asnjë fjalë kundërshtuese nuk mund të ketë në këtë rast, veçse kur thërret e vërteta. Në thellësi e përkim të plotë ka qenë dhe populli shqiptar i pushtuar nga fashistët italianë. Ky projekt që nxori krye sërish në këtë kohë krize ishte vijim i ngjarjeve në Boboshticë dhe Këlcyrë, vitin që shkoi, kur shqiptarë të paduruar e të revoltuar dolën që t’u prisnin rrugën këtyre pelegrinazheve që nuk e kanë hallin e madh për të rënët që duhet të kujtohen për veprën e tyre të sakrificës së madhe. Dirigjimi vjen nga një tjetër, poltron, vjen nga një tjetër kodrinë e ngritur artificialisht përballë një populli fqinj. Është projekti i fantazmës së Vorio Epirit që ristrukturon ngjarje e histori martirësh, vetëm e vetëm për të dëshmuar atë që nuk e dëshmon dot historia se: “ata ushtarë kanë rënë për të mbrojtur Vorio Epirin ” . Prandaj dhe me vete kanë veç kazmave dhe mekanizmave gërryese, harta e koordinata, dëshmi të përqasura, për ta bërë sa më moderne këtë histori me gropa dhe eshtra.
Këtu në Shqipëri ku nuk ka tejdukshmëri, s’e merr vesh as media në kohë të duhur, e kësilloj nuk dihet se në ç’hulli është hartuar një hartë ku janë edhe pikat e gërmimit që plotëson atë që u bë në Kosinë dhe Boboshticë. Qeveria e Regjimit Autokratik nuk i shpallë marrëveshjet sepse zbulohet ç’mbrujnë brenda gropave që i hapin kombit. Ato nuk janë gropa të së mires, e të mbjelljes së pemëve të miqësisë të kujtimit historik të përbashkët fqinjor por ato janë kazma të mihjes së “të vërtetave” të pavërteta.
Ekipet që vijnë dhe do të vijnë nuk iu ngjajnë atyre që rrëfehen në romanin e njohur të Kadaresë Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur. Në rastin e mbramë janë skuadra politike dhe pjesë të qarqeve Vorioepirote me ndikim në qeveri e më gjerë që përgatisin fushata të tilla të cilat mbështillen edhe me pelerina ligjesh të ruajtura në arkiva të urrejtjes etnike dhe të armiqëisë, siç është edhe Ligji i Luftës me Greqinë.
Janë koordinata të mbledhura siç mblidhen eshtra e fragmente terrakotash, gurësh, shënjash orjentimesh, sa metra majtas, sa djathtas sa në veri e sa në jug, kur ishte mbrëmje apo agim i sulmit i mësymjes mes borës dhe duhisë. Ja se ç’prodhon kriza, ashtu sikundër edhe Agimzinjtë Ballkanikë, doktrinarë të dështuar të cilët duan t’i vënë kazmën fqinjësisë dhe situatës në rajon.
696 pika të mihjes së re…! Të drithëron më shumë se sa të kujton për ngritjen e kaq shumë gërrmimesh dramatike, përndarë në ara e brrylë rrugësh. Po ku janë këto pika në gjeohapësirën, së cilës ata i vijnë rrotull, jo si eksploratorë kërkimorë të vonuar, por si mbjellës të farës së të keqes?! Edhe kjo është një marrëveshje, ku qeveria e Regjimit ka qënë e gatshme që të firmosë pa marrë parasysh se për çfarë sfondi politik, gjeopolitik dhe historik bëhet ajo. Shteti fqinj nuk pyet as për shpenzime e as për rrjedhoja që vijnë më tej. Ata i kushtojnë rëndësi të dorës së parë synimit të tyre nacionalist, shovinist, mbështetur mbi parrulla e formula të mbrapshta synimesh antishqiptare.
Gropë- permendoret do të shqyejnë vetveten këtë pranverë në anë të fshatrave shqiptarë të jugut pranë varreve të mbuluar me shkurre e murishte të vjetra. Korijet e varrezave do të jenë një shformim dhe shëmtim i Dheut tonë, sikur të jenë gozhdë të ngulura në trupin e kombit. Të papranueshme! Dhe tashmë dihet se çamët autoktonë s’i lë kush të shohin ca troje të rrënuar të origjinës së tyre autoktone, asgjë për kujtimin e një gjenocidi barbar. 696 pika gërrmimesh të reja! Dihet synimi i tyre i vërtetë: që të dokumentojnë se “varret e të rënëve të tyre” kanë mbuluar “Vorio Epirin fantazmagorik” Edhe po nuk i gjetën, s’ka gjë se do të ndodhë si në Kosinë e Boboshticë, ku eshtrat e pagjetura ashtu si të kolonelit Xampa të Kadaresë, do të zëvendësohen me eshta të vendasve. Të harruar nga shteti i tyre!
Nuk besoj se e kam keq.Pika e pare sa te filloj punen qeveria e re duhet urgjentishte ti tregoj vendin shovinizmit grek,ketyre pocaqive qe derman nuk gjekerkan. Ishalla del perseri na nje Enver dhe ta shikojme se si greket shurrohen ne breket ashtu siç i kemi pare ne 67-68. si dhe ne gushtin e 49 tes.
I nderuar patriot Pashaj ju e dini mire qe ato vorreza jane piramida te kufirit imagjinar te vorio-epirit , u realizuan ne kohen e qeverisjes me anti komtare shqiptare , uroj qe partia juaj te detyroje keto çvarrime te vene ne Gerqi , 23 Qershori po afron , ju do jeni percaktues ne qeverisjen e shpreses per te gjithe shqiptaret , me shprese per diten e shqiptareve per forcat progresive te atdheut . Me respekt nga F.Veseli Paris