Edhe sot në Komisionin e Jashtëm do të ketë diskutime lidhur me projektrezolutën për çështjen çame, të propozuar nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.
Në mbledhjen e fundit të datës 5 prill, relatorët Fatbardh Kadilli i PD-së dhe Qemal Minxhozi i PS-së kërkuan më shumë kohë në hartimin e një projekti përfundimtar, ndërkohë që pati debate të ashpra mes deputetëve të PDIU-së dhe deputetit të PBDNJ-së, Vangjel Dule.
Ky i fundit u shpreh kundër shqyrtimit të projektrezolutës. Kundërshtimin e vet Dule e argumentoi me faktin se ajo është e papërcaktuar në procedurat ligjore. Ndërsa kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, deklaroi se diskutimi i rezolutës është në mbështetje të ligjit dhe çështja çame duhet të zgjidhet.
cami i ardhur ne parlament me siglen e ps,te vazhdoje me sb,se atij nuk i intereson ceshtje came por veten nje vend deputeti per vete,mendoj se camet e vertete e kan kuptuar qellimin idrizi dhe me 23 qershore do ta bashkojne pergjithmone me sb.Shoqata te percaktoje nje perfaqsues te vertete qe mbron ceshtjen came jo demagoge qe shkojne here majtas dhe here djathtas,cfar arritje solli kalimi djathtas per komunitetin cam hic asgje aty ku ishin jane