Organi i akuzës vendosi të mos reagonte publikisht për vendimin e dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, me kryesues Dritan Hallunaj, madje duke bërë edhe ironi me shprehjen që përdoret në këto raste: “Gjykata foli!”. Ky vendim i ka befasuar të gjithë, megjithatë burime zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme thanë se e kanë gati apelimin e çështjes dhe brenda pak ditësh do e dërgojnë dosjen me argumentet përkatëse në Prokurorinë e Apelit për Krimet e Rënda, ku shpresojnë që ta fitojnë. “Nuk bëhet fjalë për akuzë të dobët apo prova jo bindëse.
Procesi ka qenë transparent dhe gjithçka është publikuar seancë pas seance. Por ajo që duhet thënë është fakti se si rrallë më parë, gjykata ka rrëzuar një dëshmitar të mbrojtur. Kjo ishte e paprecedentë, duke përdorur argumentin hipotetik se dëshmitari vajti 4 minuta më vonë në vendngjarje”, tha një burim nga institucioni i akuzës, pa dashur të identifikohet. Të pyetur nëse ka vend për analizë të çështjes, nëse grupi i prokurorëve ka gabuar, zyrtari shprehet se nuk është nevoja, pasi faktet ishin të forta dhe konkludonin në përfundimin se Arben Frroku ishte një nga vrasësit e komisar Dritan Lamaj. “Dëshmitari tha se pa fytyrën e Arben Frrokut që kishte ngritur maskën, kurse gjykata u shpreh se ai shkoi me vonesë.
Pra nuk dha argumente pse dëshmia nuk qëndronte, por u mbështet tek pamjet e kamerave të sigurisë. Po kështu me faktin e ekspertimit teknik dhe atë të shisheve me xhin, kur përgjimi është i zbardhur. Gjykata dha vetëm interpretime të njëanshme për provat, pa i analizuar”, shtoi burimi zyrtar për gazetën “DITA”. Kurse për faktin se gruaja e dëshmitarit Arben Ndoka ka thënë se zyrtarët e policisë nuk erdhën te shtëpia e saj, prokuroria shpjegon se dëshmitari është takuar me ata zyrtarë dhe çështja nuk është se në cilin vend, por ato që ka dëshmuar, targën e makinës dhe emrin e një prej autorëve të dyshuar të krimit. Ndërsa Zyra e Shtypit e Prokurorisë së Përgjithshme, nuk dha asnjë prononcim zyrtar, duke u mjaftuar me përgjigjen “Nuk kemi asnjë koment për çështjen”. Por konfirmuan se për pak ditë dosja do të dërgohet në apel, me argumentet përkatëse juridike, për interpretimin e gabuar që gjykata i bëri provave dhe mënyrën joprofesionale se si i rrëzoi ato. Javën e ardhshme pritet të bëhet ky apelim dhe sipas procedurave standarde që ka sistemi i drejtësisë, kjo shkallë mund të shprehet brenda afatit një mujor për këtë dosje, ku do kërkohet rikthimi në burg dhe dënimi me burgim të përjetshëm i biznesmenit Frroku. Nëse edhe shkalla e dytë jep pafajësi, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, atëherë çështja mund të kalojë në Gjykatën e Lartë.
Pritet vendimi i arsyetuar
Zyra e shtypit pranë prokurorit të përgjithshëm ka reaguar duke thënë, se akuza nuk komenton vendimin e gjykatës, por brenda javës ata do të apelojnë këtë vendim pasi provat dhe dëshmitë e depozituara në gjykatë faktojnë vrasjen e kryer nga Arben Frroku. Këshilltari i prokurorit të përgjithshëm, Albi Serani, u shpreh se sapo gjykata të jap vendimin e arsyetuar atëherë nga akuza do të ketë dhe një qëndrim zyrtar për pafajësinë e biznesmenit.
Provat e rrëzuara
Ndër provat e forta të prokurorisë që gjykata rrëzoi ishin dëshmia e personit të mbrojtur, Arben Ndoka dhe gruas së tij, që deklaruan se panë Arben Frrokun që kishte ngritur maskën në makinën me të cilën u krye vrasja. Eksperimenti kohor, për të cilin u provua se rruga Tiranë-Kapshticë është bërë për më pak se 3 orë, përgjimet telefonike për shishet me “Xhin”, alibinë se Frroku ndërroi makinë pas vrasjes, si dhe me ekspertin e 21 janarit Ndoc Çardaku u rrëzua dhe prania e elementëve të qitjes gjetur na pallton e Frrokut.
Krimi i 24 shkurtit 2013
Mbrëmjen e 24 shkurtit të vitit 2013, Dritan Lamaj kthehej në shtëpinë e tij kur u vra me breshëri automatiku në rrugën afër “Vasil Shantos”. Dritan Lamaj u vra me 12 plumba “Kallashnikovi”. Pak ditë më pas ai u shpall dëshmor i atdheut dhe u përcoll me të gjitha nderimet nga krerët më të lartë të shtetit dhe të policisë. Në atë kohe u konsiderua se vrasja e tij erdhi për shkak të punës që vazhdonte të kryente pranë Drejtorisë së Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Trupi gjykues
Por kush janë gjyqtarët që dhanë dje vendimin e papritur? Dritan Hallunaj, drejtues i trupës gjykuese me pesë anëtarë dhe njëkohësisht anëtar i KLD-së. Anëtarët ishin Klodian Kurushi, Fran Prendi, Ardit Mustafaj dhe Liliana Baku. Vendimi mësohet se ka qenë me shumicë për pafajësinë e Arben Frrokut.
Vrasja e komisar Lamaj mbetet pa autorë dhe fajtorë
Vendimi surprizues i Gjykatës së Krimeve të Rënda la “jetime” dosjen për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, ngjarje e ndodhur më 24 shkurt 2013, pranë urës “Vasil Shanto” në kryeqytet. Prej ditës së djeshme, hetimet dy vjeçare të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe prokurorit Anton Martini, janë zeruar nga verdikti i dhënë. Në këtë mënyrë, ngjarja mbetet pa autorë dhe fajtorë, deri në shqyrtimin e saj nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda. Prokuroria kishte të pandehur dhe të dyshuar të vetëm biznesmenin Arben Frroku, pasi dy të tjerët që e shoqëronin natën e krimit sipas organit të akuzës ishin të maskuar.
Shanset për deputet të Arben Frrokut
Arben Frroku ka të gjitha shanset që të bëhet deputet nëse vëllai i tij Mark Frroku do të dënohet me vendim të formës së prerë, ose do dorëhiqet nga mandati. Në bazë të Kodit Zgjedhor, nëse fituesi i mandatit jep dorëheqjen ose dënohet, atëherë mandati i tij i kalon kandidatit pasues në listën e zgjedhjeve për atë qark. Në rastin e Partisë Kristian Demokrate, në qarkun e Shkodrës i pari ka qenë Mark Frroku që është shpallur edhe deputet. Pas tij është i vëllai Arben Frroku. Në këtë rast, se do të kishim një rokadë të vendeve, ku Mark Frroku nga Kuvendi shkon në burg, dhe Arbeni nga burgu në sallën e seancave plenare. Nëse të dy vëllezërit Frroku do të dënoheshin, atëherë në qarkun e Shkodrës mandati do t’i kalonte Mirela Ferracakut. Por këto lëvizje nuk mund të kryhen ende pa u dhënë vendimi i formës së prerë në Gjykatën e Apelit. Pasi prokuroria apelon javën e ardhshme dhe brenda një muaji çështja mund të rikthehet në gjendjen fillestare.
“Jeta ime nuk ka përfunduar, sepse unë nuk dorëzohem kurrë”
Mesazhi në Facebook i Anilës, bashkëshortes së ve të komisar Dritan Lamajt, vetëm një ditë pas pafajësisë që Gjykata e Krimeve të Rënda i dha autorit të dyshuar për krimin, Arben Frrokut. Më herët edhe motra e komisarit e cilësoi vendimin si padrejtësi
Familja e Dritan Lamajt, komisarit të vrarë më 24 shkurt 2013, ka qenë më e prekura nga vendimi i papritur i Gjykatës së Krimeve të Rënda, që i dha pafajësinë autorit të vetëm të dyshuar të prokurorisë për atentatin, Arben Frrokut. Ndonëse ditën e vendimit bashkëshortja e ve e komisarit ishte shprehur për mediat se nuk kishte komente për verdiktin e shkallës së parë, dje në rrjetin social Facebook, TCH raporton se ka bërë një postim me mesazh që i referohet pikërisht procesit.
“Kam pyetje për të cilat nuk kam përgjigje, por unë jam këtu pasi jeta ime nuk ka përfunduar ende dhe herët a vonë do vijë dhe dita ime e fitores, sepse unë nuk dorëzohem kurrë”, është statusi në rrjetin social i Anila Lamajt. Një mesazh i shkurtër që nënkupton se familja do vijojë betejën me drejtësinë deri në fund, ku mbeten edhe dy shkallë të gjyqësorit. Me këtë status, e veja e komisarit konfirmon se për sa të jetë gjallë nuk do të dorëzohet për të gjetur drejtësinë e munguar për autorët e krimit.
Reagimi i familjes
Duke e cilësuar të padrejtë vendimin e dhënë të premten për Arben Frrokun nga Gjykata për Krimet e Rënda, motra e komisar Dritan Lamajt shprehet se ky ishte një vendim i papritur.
“Ju e merrni me mend se si ndihemi ne pas këtij vendimi. Vendim që nuk e prisnim. Vetëm kjo që nuk është drejtësi”, tha Esmeralda, motra e kryekomisarit. “Ne kemi besim tek shteti shqiptar, kemi besim se kjo çështje do zgjidhet dhe se drejtësia do të vihet në vendin e saj. Nuk duam të komentojmë shumë rreth kësaj, edhe ju e merrni me mend se si ndihemi ne tani”, vijon ajo. Ndërsa bashkëshortja e ish-shefit të policisë, Anila, nuk ka pranuar që të komentojë rreth këtij vendimi. “Nuk kam asgjë për të komentuar. Ju faleminderit”, ka thënë ajo të premten, ndërsa dje hodhi një status me mesazh në Facebook, ku deklaron se nuk do të dorëzohet deri në fund.
Gjashtë akuzat ndaj Arben Frrokut
Deputeti Mark Frroku akuzohet për “deklaratë të rremë para prokurorit”, në lidhje me hetimet që po kryhen për “Çështjen Doshi”, pasi ka pasur dijeni për atentatin e sajuar të Tom Doshit dhe ka dhënë tjetër dëshmi. Gjithashtu akuzohet për vrasje me paramendim në bashkëpunim të kryer në 1999 në Bruksel, ndaj Aleksandër Kurtit, në një rivalitet për çështje prostitucioni. Akuzat e tjera lidhen me fshehjen e pasurisë, që dyshohet se është krijuar nga prostitucioni dhe trafiku i drogës. Frroku ka qenë i dënuar me 3 vjet burg në vitin 2000 në Holandë, ku u kap me drogë. U ekstradua në 2004 në Belgjikë për akuzën e vrasjes dhe u lirua pas dy muajsh. Gjatë këtyre viteve dyshohet se ka krijuar pasurinë 2,9 milionë dollarë të pajustifikuar dhe ILDKP e ka denoncuar në Prokurorinë e Përgjithshme. Kjo e fundit për fshehje pasurie ka ngritur 4 akuza të reja, duke e çuar në 6 numrin e veprave penale ndaj deputetit. Gjykata e Lartë vendosi pasditen e së premtes masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj Frrokut për 5 akuzat e reja, ndërsa Parlamenti kishte autorizuar ndalimin e tij.
Une nuk mendoj qe faji eshte vetem i Gjykates apo vetem prokurorise?!Krijon pershtypjen qe kjo ceshtje eshte e shitur qe ne fillim! Duket sikur nje dore i ka regulluar punet qe faji eshte i te tre institucioneve! Duhet urgjent reforma ne drjtesi! Puna e pare te largohen plepa-istet e Berishes, tu kontrollohen pasurite etj. Vetem keshtu regullohet sistemi! Te largohet Llalla dhe Nishani etj! Reforma duhet e plote!
KY ESHTE TURPI I TURPIT ,ESHTE SHOKUAR I GJITHE OPINIONI PUBLIK ,KU ESHTE FEVZIU ME EMISIONIN E TIJ ,KU JANE KETA SAHANLEPIRSA ,KU ESHTE FARI BALLIU ,KU ESHTE HENRI CILI KU JANE POLITIKANET ,PRESIDENTIAL PSE NUK FLASIN NUK KANE TURP ,PO BEJNE SHOW KOT SE KOTI ,TURP TURP TURP
Lajm i fudit qe dua tu them eshte se ai komisari, i ndjeri, ka dashur, te provoje me doren
e tij nese eshte xhami i makines me anti plumb apo jo. Ka rezultuar qe xhami nuk
ishte me anti plumb, dhe nga vete loja qe po bente komisari solli ate te papritur te
madhe, qe ne s’mund t’ja faturojme dot deputetit te ardhem te parlamentit.
faleinderit dhe mire u pafshim, do shifemi ne vetevrasje te tjera.
Redaksise:- E nisni me “6 akuza ndaj Arben Frokut” dhe e perfundoni me Mark Frokun (?!)
Ja sa të fillojë reforma drejtësore juridike e z. Rama në shekullin e “22” pa ta shohin këta gjyqtarë e prokurorë? Ujë i zi do t’ju dalë nga hundët dhe nga poshtë? S’kanë parë “Riciklim” rilindas këta akoma? Tung!
BRAVO LIKE ME LESH FABRIKE.
Nje vrases i zgjuar, pret qe viktima e tij, te konfliktohet me dike tjeter, qe ta eliminoje, per tja hedhur vrasjen ne kurriz, personit te fundit, qe eshte konfliktuar me viktimen.
Ka shume mundesi, qe pikerisht vrasesi, te kete qene prezent, ne te gjitha ajdetet, qe familjaret i bejne te afermit te tyre, ne te tilla raste.
Vrasja e nje titullari te policise, dihej qe do te shkaktonte nje termet politik, por nje vrases potencial, ka durimin dhe zgjuarsine, te prese, pse jo edhe disa vite, per te kapur momentin e duhur, qe te realizoje, planin e tij dhe te dale i palagur, nga kjo mesele.
PERSE NA QENKA E PAPRECEDENTE TE RREZOHET NJE DESHMITAR?????!!!!!!!
AQ ME TEPER KUR DEL SE KA QENE PAK KUMARXHI DHE PAK PIJANEC????!!!!
DHE LLOGJIKA TE THOTE SE ARBEN FRROKU NUK ESHTE AQ I TRASHE SA
TE MARRE PERSONALISHT KALLASHIN NE DORE DHE TE QELLOJE MBI
DRITAN LAMAJ-N.
PROKURORIA DUHET FUTUR E GJITHA NE BURG, PASI I DJEG DOSJET
DUKE MOS BERE HETIME DHE DUKE SHPIKUR DESHMITARE FALLCO.
DENOHET ME LIGJ TE SHPIKESH DESHMITARE FALLCO DHE KY LIGJ
DUHET TE ZBATOHET MBI LLALLEN DHE PROKURORINE NE GRUP.
LLALLA NE BURG
LLALLA NE BURG
LLALLA NE BURG
LLALLA NE BURG
LLALLA NE BURG
LLALLA NE BURG
LLALLA NE BURG
Ky vendim i kesaje gjykate eshte nje TURPPPPPPP…Por ka nje te mire:Keta gjyqtare ndihmojne Kuvendin per te deshifruar sakte korrupsionin galopante ne drejtesi,ashtu si eshte ankuar populli shqiptare,qekurse sala vendosi rregjimin e hurit dhe litarit per popullin dhe degjenerimin e shtetit dhe organeve jetedhenese te tije ,sic eshte sistemi drejtesise…
Si ka filluar puna,reforma ne drejtesi,do te perfundojene ekuinoksin e 10-te pranveror.Sovrani duhet te vendose sa me pare qe Prokurori I Pergjithshem,Kryetari I Gjykatave te Apelit,te Krimeve te Renda dhe Kryetari I Gjykates se Larte te zgjidhen me votim drejteperdrejte nga populli.Kjo deri ne pastrimin e plote te politikes dhe te systemit te drejtesise.
Te dy vellezrit Frroku kan zgjedhur nje menyre te jetuari ne kundershtim me normat e nje shteti ligjor. Fakti qe ata jane milioner, pa patur nje aktivitet ose bisnes per te provuar se si u bene te pasur, eshte guri i themelit per te cuar deri ne fund enigmen qe ata i rrethon.
C’far dreq shteti ligjor eshte shteti jon kur ne parlament pranohen te ulen qofte dhe te dyshuar per vrasje?
shqiperi te kam dhjere/nuk u bere asnjehere…!!
Faik Konica
“Trupi gjykues”
“Por kush janë gjyqtarët që dhanë dje vendimin e papritur? Dritan Hallunaj, drejtues i trupës gjykuese me pesë anëtarë dhe njëkohësisht anëtar i KLD-së. Anëtarët ishin Klodian Kurushi, Fran Prendi, Ardit Mustafaj dhe Liliana Baku. Vendimi mësohet se ka qenë me shumicë për pafajësinë e Arben Frrokut”.
Mafjozat e PROKURORISE devijojne faktet dhe provat; KRIMINELET ne gjykata japin vendime te padrejta. Ky eshte rrethi vicios I BERISHES….
O pupull ca prisni? Nga kush shpresoni?