Prokuroria e kryeqytetit ka vendosur të pushojë hetimet ndaj Zana Xhukës, kryeinspektores së Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive (ILDKP). Vendimi vjen 4 ditë pasi Komisioni i Ligjeve miratoi me 16 votat e mazhorancës raportin për shkarkimin e Zana Xhukës nga posti i kryeinspektores së ILDKP-së. Vendimi i pushimit të hetimeve, është marrë mesditën e djeshme nga Prokuroria e Tiranës, me një njoftim të shkurtër të firmosur nga kreu i saj, Petrit Fusha. Sipas burimeve nga institucioni i akuzës, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se në veprimet e Xhukës nuk janë gjetur elementë të veprës penale. “Organi i akuzës, pas shqyrtimit paraprak të provave, ka vendosur mosfillimin e hetimeve lidhur me akuzat ndaj Kryetares së ILDKP-së, pasi nuk janë gjetur elemente të veprës penale”, thuhet në shkresën protokollare.
Në materialin prej 6 faqesh të Prokurores, Daniela Sulaj, është argumentuar se përse nuk mund të fillonin hetimet për kreun e ILDKP-së. Për akuzën e largimit nga puna të punonjësve të saj thuhet se janë bërë në kuadër të ristrukturimit të institucionit dhe lëvizja e punonjësve për këto arsye është e mbështetur në ligj. Ankesat për largim nga puna shqyrtohen nga Shërbimi i Kontrollit Civil dhe më pas nga gjykata dhe këto largime nuk kanë karakter të juridiksionit penal. Për kallëzimin tjetër të bërë nga punonjësit e saj mbi funksionimin dhe organizimin e ILDKP-së, prokuroria është shprehur se edhe kjo padi nuk përbën vepër penale dhe është jashtë çdo kompetence të saj.
Në Prokurorinë e Tiranës ka pasur edhe një tjetër kallëzim. I pari ishte nga disa punonjës të ILDKP-së që denonconin shkeljet e kryera nga Inspektorja e Përgjithshme e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, Zana Xhuka, duke u bërë presione, fshehur materiale e dokumente dhe mosushtrimit të detyrës prej më shumë se një viti, ndërsa nuk ushtronte kontrolle ndaj zyrtarëve të lartë.
Denoncimi kishte të bënte edhe me emërimet klienteliste sipas grupit të punonjësve, që kryheshin nga kryetarja Xhuka. Ndërsa kallëzimi i dytë, ishte ai i bërë nga vetë Zana Xhuka, për punonjësit që e kallëzonin dhe publikuan deklaratën kundër saj. Konkretisht Xhuka akuzoi vartësin, Shkëlqim Ganaj, se ka ushtruar ndaj saj dhunë fizike e verbale dhe për këtë arsye i ka kërkuar Policisë së Tiranës mbrojtje të veçantë të personit të saj dhe familjes. Xhuka u thirr pak javë më parë edhe në Prokurorinë e Tiranës, ku dha shpjegime për këto akuza që ishin ngritur. Xhuka është zgjedhur kryetare e ILDKP-së, në 21 janar 2013, nga Kuvendi, me 70 vota pro dhe 67 kundër, duke marrë vendin e lënë vakant nga Adriatik Llalla, i cili u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm.
Mos presim qe prokuroria aktuale e gjykata te beje gjyqe ndaj titullareve. Politika e prishi e do ta prishe kete vend.
A lejohen sharjet per keta prokuroret (por jo vetem)?
Sa vjet mendojne se do jetojne keta politiqener, prokurore, gjykates e dreq me te bir bashke?
Sa here dalin ne TV, dhe dalin aq shpesh sa do t’i shtroj ndonje pjate ne tavoline, mendoj se Zoti nuk po e ben fort mire punen…
Rama bej reformat ne drejtesi dhe largo berishianet.Kjo eshte e vetmja zgjidhje per Shqiperine!
Shqiperia eshte kthyer ne nje “DEADWOOD” te vertete. Fatkeqesisht, KUCEDRES qe po i merr frymen ketij populli S’DI CILEN KOKE T’I HEQESH ME PARE. Sa te jete gjalle Sali Shpellar Krimineli, ky vend KURRE s’ka per te ndyshuar.
patjeter qe do ta pushonin keta hajduter,se ajo nuk hetoi pasurine e tyre .Maskarenjte kujtojne se do jene gjate ne ate detyre
Të hëngert mortja o prokurori !!! Vepra penale bën mu,prokuroria po hu? Hunjte e gardhit te prokurorise, duheni qëruar te gjithe. Antiligji aty te ju fillon? Shushunjat e drejtesise aty ja thithin te parët gjakun asaj. Barrikada e pare ne mbrojtje te krimit ju jeni? Haleja e pare ku zbrazin mutin te gjithe kriminelet prape ju jeni? Llalla je nje cope katundar qe s’ke asnje lidhje me drejtesine dhe me shtetin qytetar!? Me shtetin juridik e kam fjalen. Shteti juridik eshte shtet qytetar jo shtet e haur bagetish si ato ku jeni rritur. Shko mblidh kakerdhi e bajga dhe plehëro arat llall. Kete pune,vetem kete pune mund te besh. Per te tjerat je nje zero politike me xhufke. Je nje kobure politike qe gjasme ben koburen juridike. Por ne te dy rastet kobure je. Kobure plus kobure bejne dy kobure. Nuk bejne asnje,asnje,asnje jurist sido qe ta mbledhesh!? Ptu,zagarë politike që po vrisni shtetin !!!