Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Prokuroria pyet krerët e Kontrollit Farmaceutik
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Kronike > Prokuroria pyet krerët e Kontrollit Farmaceutik
KronikeLajm i fundit cicerrLajme Flash

Prokuroria pyet krerët e Kontrollit Farmaceutik

redaktor
Published May 27, 2015
Share
SHARE

Drejtori i Kontrollit parësor Farmaceutik, Halit Bilali, dhe dy inspektorë të Autoritetit Shëndetësor u pyetën për mbi 3 orë nga prokurorë të njësisë “task forcë” në Prokurorinë e Tiranës, në lidhje me dyshimet se është abuzuar në rimbursimet e ilaçeve në disa farmaci në kryeqytet.

Burimet thanë se, zyrtari i Drejtorisë, në fondin e sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor i ka qëndruar versionit të kallëzimit të kryer prej tyre, ndërkohë që Prokuroria nuk jep asnjë koment sesa është numri i personave, që janë në listë për t’u pyetur – raporton televizioni TCH.

Dyshimet flasin për një abuzim me kontratat prej gati 59 milionë lekë, ndërkohë që nën sitën verifikuese janë 47 farmaci. Pas një kallëzimi të kryer në organin e akuzës, Prokuroria beson se abuzimi ka ndodhur përgjatë periudhës tetor 2014 deri në mars 2015, ndërsa ka dyshime se janë falsifikuar recetat për sëmundjet kancerogjene, duke deklaruar se i kishin shitur këto ilaçe të shtrenjta në Bërzhitë dhe Lundër, për t’u rimbursuar më pas nga shteti.

Kjo skemë mashtrimi, deri më tani mendohet se është ndjekur nga 4 farmaci, të cilat kanë hartuar kontrata fiktive për rimbursimin e medikamenteve të shtrenjta. Megjithatë, Prokuroria deklaron se do të thërrasë edhe drejtuesit e këtyre farmacive, për të konstatuar konkretisht, se cilat akte nënligjore janë shkelur dhe sesi ka funksionuar realisht ky mekanizëm.

redaktor May 27, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • info analitike says:
    May 27, 2015 at 4:40 pm

    Perse nuk po behen hetime edhe per vjedhjet e bandes se Spiropalit? Perse po kalohet kaq ne heshtje vjedhja kolosle e bandes se saj arrogante. Ku eshte Erion Brace si kryetar i grupit parlamentar per ekonomine? Perse hesht? A nuk kemi te bejme edhe ketu me korrupsion, shperdorim detyre dhe mega vjedhje?
    http://www.lapsi.al/lajme/2015/05/26/doganat-zbulohet-korrupsioni-pse-iku-elisa-spiropali#.VWXk30YXf2x
    Elisa, qe nuk kishte punuar kurre ne jeten e saj, tregoi aftesi te shkelqyera hajduterie qe ne detyren e pare qe iu besua.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?