Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Prokuroria shpjegon procedurën: Frroku nuk mund të ekstradohet, por mund të arrestohet dhe gjykohet
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Prokuroria shpjegon procedurën: Frroku nuk mund të ekstradohet, por mund të arrestohet dhe gjykohet
AktualitetLajme FlashLajmi i fundit

Prokuroria shpjegon procedurën: Frroku nuk mund të ekstradohet, por mund të arrestohet dhe gjykohet

redaktor
Published March 29, 2015
Share
SHARE

Menjëherë pas deklaratës zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme se Belgjika kishte sjellë mesnatën e së premtes një urdhër-arresti për deputetin Mark Frroku për akuzën e “vrasjes me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, kanë nisur interpretimet e ligjeve ndërkombëtare.

Rezulton se Republika e Shqipërisë nuk ka asnjë marrëveshje ekstradimi me Belgjikën.

Në këtë mënyrë gjykatat nuk njohin asnjë procedurë ekstradimi drejt këtij vendi apo anasjelltas.

Por zyrtarë të prokurorisë sqaruan për DITA se kjo nuk do të thotë se personi i dyshuar dhe akuzuar për vrasje nuk mund të arrestohet.

“Nëse nuk ka marrëveshje ekstradimi, ka transferim vendimi dhe gjykimi. Mungesa e marrëveshjes nuk pengon në asnjë rast arrestimin, nëse ka kërkesë zyrtare nga autoritetet e një vendi, në këtë rast Belgjika”, shpjeguan këto burime rastin në fjalë.

Në këtë fazë që është çështja në Bruksel, ose mund të bëhet transferimi i dosjes së plotë për të dyshuarit për vrasje, nga Gjykata e Belgjikës për në atë të Shqipërisë, ose të bëhet transferimi i vendimit pasi ai të jepet, e më tej të aplikohet sipas ligjeve shqiptare, po me vendim gjykate, për njohje.

Në këtë mënyrë, ekzistenca e urdhër-arrestit, i hap rrugën procedurës së ndalimit si i kërkuar për një krim dhe më tej mund të ndiqen procedurave mes dy vendeve për mënyrën se si do të veprohet për çështjen./DITA

redaktor March 29, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
9 Comments
  • luli says:
    March 29, 2015 at 8:35 am

    Mos u fryni kot si gjeli maje plehut!!!Si mund te arrestoni dhe te gjykoni nje person per nje krim
    qe e ka kryer si supozohet ne nje shtet tjeter???Me duket se nuk ja keni fare idene si
    funksionon drejtesia.Nese ka nje proces per zotnine qe vazhdon ne apel ne Belgjike ju nuk
    mund te beni asgje fare,fare
    Dhe e dyta: ku ishit deri sot? nuk e dinit qe parlamenti eshte plot me te forte dhe kriminela?
    Apo sot qe ju prek kryekrimineli juaj META I MONES filluat te jepni shenja jete!!!

    Reply
    • Drenica. says:
      March 29, 2015 at 10:26 am

      Ai akuzohet se ka vrare nje shtetas shqiptar .Prekuroria shqiptare edhe vete ,pas nje denoncimi formal nga nje familjar I viktimes mund te akuzoje ,e me pas te bashkpunoje me Belgjiken per plotesimin e dosjes.

      Reply
    • LOVE says:
      March 29, 2015 at 11:31 am

      O Luli ,ai i SHQUP-it je ?? po ti je dhe zhurist mor bir
      Prokuroria nuk ben dot mrekulli ,se marreveshjet e ekstradimit i ben Ministria e zhDREJTESISE …ajo e Nasip Palacos ,dhe me pare ajo e Mulit te Antenes
      Marreveshje ekstradimi kemi me Greqine ,Italine dhe Kosoven
      dhe askush nuk con ndonje ligj ne parlament qe te ratifikohen marreveshjet me gjitha vendet …kush e di pse
      Ai nuk mund te ekstradohet por ama ketu po gjykohet per
      vrasje me paramendim
      merr vetem 10 vjet burg ,por nqs dosja gjykohet ne Shqiperi per kete krim merr 25 vjet burg ,aq sa rrezikon dhe i vellai ose burgim te perjetshem

      fakt ngelet pse ju hap dosja tani ? cilen fole te grerezave ka ngacmuar
      dhe cili do guxonte ne cdo vend te botes te bente nje gjest te tille si ai i djeshmi
      ku ngriti duart me pranga dhe thoshte “mos u frikesoni nga prangat e LLalles”
      ky eshte problemi i vertete i atij vendi ,dhe nuk ka per tu akuzuar ne te majte e te djathte ,ka vetem nje popull qe duhet ngritur ne kembe dhe te kerkoj
      DREJTESI !
      Nga palaco te tille jemi ne rrezik te gjithe !

      Reply
    • aty says:
      March 29, 2015 at 3:26 pm

      Me mire vone se KURRE.Sa me shume malok neper burgje aq me e qete do jete shqiperia, qe kur zbriten ata nga mali e mori lumi Shqiperine, as bari nuk mbin me ku shkelin ata, por burgu te hapet ne gillim per salen e pastaj te gjithe me radhe i kuq apo blu.

      Reply
  • Lul says:
    March 29, 2015 at 8:40 am

    Wau kaq shpejt po i fiken dritat drejtesis shqipetare…mjere te varferit se tipat Tome & Mark i blejne me € keta palo gjykates e prokuror…nejse pune m…. Tani do ndjekim ndonje komedi tjeter te rradhes se jemi popull demokrat ortaj.

    Reply
  • ALB says:
    March 29, 2015 at 12:44 pm

    A E KUPTUAT O SHQIPTAR VRISNI DHE PRISNI SA ME SHUME NE EVROPE DHE BOTE SE MAREVESHJE EKSTRADIMI KEMI VETEM ME GREQINE DHE ITALINE,,, SE ITALIA KA NGA 15 VJET QE KERKON EKSTRADIME DHE NE PRAP NUK I COJME, PRA MBASI TE VRISNI, HAJDENI NE SHQIPERINE MEME SE JU MBRON AJO,,,,, NE DUART E KUJT KEMI PERFUNDUAR,,, QENJIE TE PESHTIRA,,,

    Reply
  • merohumis says:
    March 29, 2015 at 12:57 pm

    e perdori evin palla dhe kur u be i merzitshem ja nxori faktet ,kjo eshte gjenerata e diktatorit hoxha qe mbasi i shfrytezonte shoket ,dekriminalizimin e fillonte duke vrare shoket e vete dhe kupola mbetej e moralshme dhe vetpastrohej sipas mendjes se demonit ,e njejta gje edhe sot ,bile ne ps ka vejusha qe e kane pertypur humbjet e burrave te tyre dhe moralizojne te tjeret

    Reply
  • Popull says:
    March 29, 2015 at 3:26 pm

    C’rendesi ka per popullin e ekstarduan Frokun ne Belgjike apo Jo?
    THELBI I CESHTJES ESHTE SE FROKU ESHTE KRIMINEL, DHE PIKE…….

    PETJA ESHTTE KUSH E BERI DEPUTETE? PSE?
    DHE PER ME TEPER GJYKATA SHQIPTARE AKOME TALLET ME POPULLIN E VETE!!!!,

    O POPULL NGREHU! C’FAR PRETE? KRIMINELET NE GJYKIM POPULLORE, NE MEDIA ELEKTRONIKE DHE ME REFEENDUM. VETEM KESHTU MUND TE SHKULET KANCERI NGA PROKURORIA, GJYKATA, PARLAMENTI, PRESIDENCA, DHE KOMISIONI I LIGJEVE

    Reply
  • Ani says:
    March 29, 2015 at 6:47 pm

    C´po na degjojne veshet, nuk paska marreveshje ekstradimi Shqiperi – Belgjike? Po Konventa Europiane e Ekstradimit nuk ben me pune???? Belgjika nuk eshte as Paraguaj dhe as Honolulu, eshte vend europian dhe marreveshja ekziston.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?