Zbardhen detaje të reja për skandalin e mashtrimit me faturat e TVSH-së, i cili thellohet edhe më tej pasi deri tani llogariten të paktën 100 milionë dollarë të zhdukura pa adresë dhe shumë të tjera janë nën investigim. Tatimet njoftuan dy ditë më parë se kanë zbuluar një tjetër rast përmes të cilit buxhetit të shtetit i janë vjedhur 3,2 milionë dollarë, kurse Prokuroria e Tiranës, Zyra e Task-Forcës, konfirmoi hetimin e kryer dhe arrestimin për këtë skandal të biznesmenit besim Hoxha, pronar i kompanisë “Eraldi 2010”. Ndalimi u bë me urdhër gjykate, “arrest në burg”, gjatë mbrëmjes së mërkurë. Kompania kishte objekt fushën e ndërtimeve në zona të ndryshme. Tatimet dhe Prokuroria njoftuan se ndalimi është bërë në zbatim të Vendimit të Gjykatës se Tiranës, e cila pas hetimeve ka vendosur ndaj Hoxhës masën e sigurisë “arrest me burg”. Besim Hoxha, në bashkëpunim me disa subjekte të tjerë, emrat e të cilëve nuk jepen për arsye hetimi, kishin krijuar një skemë gjigante mashtrimi, duke qarkulluar fiktivisht fatura tatimore me qëllim përfitimin e kreditimit të TVSH-së. Drejtoria e Tatimeve bënë të ditur se po vazhdon puna për hetimin dhe goditjen e të gjithë autorëve të përfshirë në këtë skemë. Nëpërmjet shit-blerjeve fiktive me persona të tjerë deri anonimë apo të papunë, që i përdornin si emra për të përfituar rimbursimin, të dyshuarit arritën të merrnin në mënyrë të padrejtë 3,2 milionë dollarë.
Këpushat e kombit dhe te shqiptarëve do t’i quaja këta mashtrues si kallepi i këtij farë biznesmeni. Kjo rracë kepushe zhduket me fostoksinë. Task forca te krijojë magazinën e fostoksinës!?