Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkruar në rrjetin social Facebook për protestën e ditës së nesërme të organizuar nga opozita. Sipas Berishës kjo është protesta më e madhe e historisë e cila do të zhvillohet nën moton “Edi Rama hiq duart nga xhepat e mi”.
“Protestojë për dinjitetin tonë dhe kundër mashtrimeve të Edvin Kristaq Ramës,
për rritjen e rrogave, pensioneve dhe kundër ngrirjes se tyre trevjeçare, kundër rritjes së taksave dhe heqjes se shpërblimit të fundvitit nga Edi Rama”, shkruan Berisha.
Më tej shton “protestojmë për punësimin, për legalizimet dhe shëndetësinë falas, kundër shkatërrimit të vendeve të punës dhe kundër tritolit në shtëpitë tuaja nga qeveria Rama-Meta.”
“Protestojmë për uljen me 20% të çmimit të ushqimeve dhe energjisë elektrike dhe kundër faturës afrofe, për lëvizjen e lirë të furgonave dhe kundër monopoleve të qeveritarëve në transportin e pasagjerëve, për ligjin, transparencën dhe kundër qeveritarëve kleptokrat, për rendin, qetësinë, sigurinë tonë, kundër tritolit, maskave dhe kundër gjobave dhe trafiqeve të qeverisë”, shkruan më tej në fjalën e tij ish-kryeministri duke cituar të gjitha problemet e diskutuara kohëve të fundit dhe duke nënvizuar premtimet e bëra gjatë fushatës elektorale nga qeveria e tanishme.
“Protesta e 20 shkurtit është protesta e djemve, vajzave, burrave dhe grave që do shkruajnë nesër me guximin e tyre një faqe të re në historinë e demokracisë sonë”, përfundon shkrimin e tij ish-lideri i Partisë Demokratike.
O i shkallUEm , akoma me keto palacolleqe , o kriminel i shekullit , si nuk e kupton se ke marre fund , nuk te degjon me kurkush vetem kriminelet e hajdutet e rangut tend. T’ u shofte rraca e Vicidolit , plak matuf !!
SALI BERISHA I THOTE HIQ DUART NGA XHEPAT E MIJE QE TI RISH REHAT SI KRYEMINISTER NE TE KUNDERT DO TE PAGUAJ ARGATET XHIHADISTE DHE UTBASHET PER TE REZUAR SI KRYEMINISTER O ME O KUNDER NESH ZGJIDH E MBLIDH Z EDI..PRA SALI BERISHA DON SHTET RUMPALLE SEPSE KESHTU BEHEN PARET ..
osal rrumpalla mire te ka ren ne mendje hiq .duart nga xhepat tan bukur bukur ateher po ju o sal per 20vjet ike ber zbor xhepave tone aq shum sana eshte grisur hastari xhepave aq shum sa ka dal moda pa xhepa e çiduam xhepat kur skemi leke .Osal rrumpalla nuk eshte populli i viteve 1991 sot jemi ne 2014 o sal rrummmpalla.