Në Brazil, me mijëra vetë kanë dalë nëpër rrugë për të kërkuar dorëheqjen e Presidentes Dilma Rousseff.
Shkak i pakënaqësisë popullore janë bërë disa skandale korrupsioni që kanë përfshirë persona shumë pranë kryetares së shtetit.
Mbi të gjitha, ai që shkakton pakënaqësi është rasti i kompanisë kombëtare të naftës “Petrobras”, të cilën Rousseff e ka drejtuar përpara se të thirrej në qeveri nga Luiz Inacio Lula da Silva si dhe fondet e përfituara në mënyra të paligjshme nga partia e saj.
Demonstrata ka pasur në disa qytete të vendit, përfshirë Rio de Janeiron dhe Sao Paolon.