Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, komenton rreth vendimit të Shqipërisë për të refuzuzar shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë. Në një intervistë për TCH, Mustafaj thotë se vendimi nuk do të ndikojë në marrëdhëniet e vendit tonë me SHBA dhe partnerët.
“Shqipëria është një shtet sovran, është anëtar i NATO-s, anëtar i OKB-së dhe në të gjitha deklarimet zyrtare të SHBA konsiderohet një shtet partner, pra nuk konsiderohet një shtet vasal. Për sa kohë konsiderohet një shtet partner, respektohen vendimet e partnerit. Ne kemi të bëjmë këtu me një angazhim në parim, siç e tha Kryeministri Rama, i cili nuk është marrëveshje, është një angazhim në parim. Unë nuk besoj se SHBA janë shtete inatçorë”, – tha Mustafaj.
“Shqipëria nuk ka humbi asnjë shans, ju siguroj unë me gjithë përvojën time, asnjë analizë nuk më çon në përfundimin se Shqipëria humbi një shans. Përkundrazi, Shqipëria fitoi një shans, sepse në këtë rast ne pamë një klasë politike, një vendimmarrje të nivelit të lartë, siç është zyra e kryeministrit, t’i nënshtrohet mospajtimit të opinionit publik. Pra, ne pamë një kryeministër, jo kokëfortë, jo arrogant në vendimin përfundimtar. Deri aty nuk ishte aspak ai që duhej të ishte, por në vendimin përfundimtar ne pamë një kryeministër që di të tërhiqet, nuk ishim mësuar të kishim një të tillë”, – tha ish-deputeti i PD.
Mustafaj tha më tej se protesta e të rinjve është një tregues shpresëdhënës për pjekurinë që po fiton shoqëria shqiptare.
“Unë isha në protestë dhe personalisht kam dalë nga protesta, si të thuash i ngazëllyer, për arsyen se pashë aty brezin e fëmijëve të mi, ata që kanë lindur pas 90-ës, çka është një tregues shumë shpresë-dhënës për pjekurinë që po fiton shoqëria shqiptare, opinioni publik, kapacitetin reaktiv, nisur pikërisht nga inteligjenca, nga ndjeshmëria, nga mungesa e kompromisit e disa cilësi të tjera, që i ka ky brez”, tha Mustafaj.
Merite e padiskutueshme e EDI RAMA per kulturen e vizionin qe ka per vendin.
dhe beni krahesimin me banden e hajduteve e krimineleve te vendit
Me vjen keq qe jeni kaq i vonuar zoti Mustafaj, si ty dhe shumica e shqiptareve, se perjashto te rinjte qe linden mbas 90-tes, e dime qe Edi Rama ka patur gjithmone nje vizion properendimor, une habitem se si ju tani e moret vesh qe Edi Rama eshte ndryshe nga Saliu, ose keni qene shume miop, ose keni qene shume i perqendruar tek figura e Saliut, qe ske arritur te shohesh pertej hundes tende.
IK IKK IK IK NGA GAZETA.
EDI RAMA ESHTE KRYEMINISTER VIZIONAR DHE DO TE BEJE RILINDJE SHQIPETARE ,EDI DEL NGA KJO PROTESTE KRENAR NDERSA FATKEQESIA E KOMBIT SHQIPETAR QE HUMBEN SHANSIN HISTORIK ME AMERIKEN JANE LULZIM BASHA DHE SAZAN GURI DHE MEDIET KORUPTIVE DHE KRYESISHT TV KLAN..