DITA: Si e shikoni aleancën PS- LSI dhe a është aleanca më e mirë për të mundur Berishën në zgjedhjet e 23 qershorit?
Ashtu qoftë! Por druhem të jem i sigurtë dhe sidomos më trishton “shpallja e fitores” dhe nxjerrja në shitje e lëkurës së ariut pa e vrarë akoma. Edhe unë e përjashtoj qibrën, por nuk jam edhe për shpërfilljen totale të saj dhe as për “harrimin total” Situata të caktuara në politikë martojnë dy anë të pamartueshme dhe historia jep shëmbuj. Por këtë radhë, ky është një shëmbull origjinal shqiptar.
Uroj të ketë sukses edhe pse mendoja se me një votim-numrim normal, Opozita do ta mposhtëte Berishën ashtu tok me ortakun e tij. Pra nuk do të ish nevoja që ajo ta blinte fitoren me një kosto kaq të lartë.
Fillimisht thirrjet që i bëheshin Metës, ishin më të kapërdishme edhe nga ata të ashtuquajturit moralistë puro. Meta ftohej që të linte qeverinë që të realizohej rënia e saj. Ajo duhet të binte ngaqë ish qeveria e gjahut të votave, e vjedhjeve të sigurta të tyre. Një qeveri teknike do siguronte një votim nga më normalët dhe transparentët të bërë ndonjëherë. Meta erdhi por kjo nuk ndodhi. E nuk ndodhi për arsye se PS ka disa gjynahe që i ka të vetat, pa përzierë LSI-në. 1. Amendamentet famëkeqë të 2008 e shpëtuan qeverinë me veç 71 vota! 2. Lëvizja e LSI-stave kundër qeverisë la boshllëkun në parlament, por atë e mbushën menjëherë mercenarët socialistët të zgjedhur kuturu për deputetë. Ata kurrë nuk e kanë patur në shënjestër Berishën dhe as ideal shpëtimin e vendit nga tirania postkomuniste. Ata tani urrejnë Ramën më shumë se Berishën dhe duket se e kanë urryer shefin e tyre kështu gjatë gjithë legjislaturës. Se edhe ata janë brenda standartit moral që na kërkohet ta pranojmë, apo jo?
Votat e qershorit pra, janë ende pre e kthetrave të Berishës. Dhe nëse deri tani Opozita i trembej kësaj, çfarë gogoli na qënka ky Meta, që thirret për ta trembur Berishën, që të mos hyjë të bëjë kërdinë në bostanin e votave?! Përse Berisha mund t’i vidhte ato kur qe tok me Metën dhe nuk do t’i vjedhë tani pa të?! Bile tani fitorja me cdo kusht kundër të dy “të majtëve” do t’i sjellë më shumë gëzim në triumf kryeministrit aktual. A e përfytyroni sa i madh do të ishte ngadhnjimi i tij. dhe sa e hidhur humbja e radhës e kësaj Opozite allasoj?
Por kjo do të ishte vetëm humbja e Ramës! Se nga mënyra se si u nda Berisha me Metën ky i dyti e ka të hapur sëkatrash atë portën përballë KQ. E pastaj pse të mos shkojë e t’u ngjitet shkallëve?! Në Shqipërinë e kultit të besës, erdhi dita që për kurvëri politike nuk dënojnë më njeri. Meta kthehet fare lehtë në kulltukun ende të paftohur të koalicionit të mëparshëm. Dhe nuk do të kthehet se ka ndonjë interes të ngushtë. Ai kthehet atje se do që të shpejtojë integrimin e vendit për në Europë! Dhe për këtë piksynim ekstramadhor, Metën nuk e ze gjumi! As Berishën!
Për Ramën, më 24 qershor, nuk besoj të shtrohej më kjo pyetje…
Ndaj lëvizja e Ramës merr një përgjegjësi të madhe. Po e pranojmë moralin kutërbues dhe le ta shohim në sy arritjen e synimeve praktike. A nuk do të ishte më e leverdishme të punohej që të bashkoheshin në koalicion Topi me Spahiun?. Përgjegjësia bëhet më e rëndë tek sheh deziluzionin e klubit të tij opozitar. Dhe për këtë, më emblematik ishte reagimi i drejtë i profesor Gjinushit. Masa e socialistëve të thjeshtë e ka vështirë të adaptohet në këtë rebus të ri politik, se ajo është ende qibare, siç janë qibarë njerëzit e thjeshtë që në këtë teatrin tranzicional shohin të puthen, të kafshohen e prapë të puthen pambarimisht individë, që e pikturojnë njëri tjetrin herë djaj e herë shenjtër. Unë nuk jam tërësisht me mënyrën si e përjeton këtë ngjarje gazetari luftarak Mero Baze, por e pyes veten dhe do të vazhdoj ta pyes akoma deri sa t’ia gjej përgjigjen e saktë, se kush në këto vite ka investuar më shumë për frymëzimin opozitar, Edi Rama apo pronari i gazetës TemA?
Dhe më lejoni më së fundi të pranoj se megjithë arsimin e lartë, unë nuk jam në gjendje të përkufizoj tek ne të majtët dhe të djathtët. Unë nuk shoh dallim mes partive të formatuara nga Alia kur shkriu partinë e tij. Dallojnë nga emrat në to, por unë, i penguar nga injoranca ime, nuk arrij të shquaj ndryshimin në filozofinë që i mban në këmbë. Këto termat “i majtë”, “i djathtë” bëjnë ç’është e mundur ta paraqesin të fisme edhe politikën që bëhet në vendin tënë. Por këto terminologji janë si ca thika e pirunj të praruar, shtruar bukur në një tryezë të bardhë gostie, ku thikat e pirunjtë nuk duhen hiç, pasi darkuesit e shqyejnë mishin me duar e gjella u kullon nëpër gishtrinj.
Këto ishin thjesht ca mendime të rrëmujshme, por do të më vijë keq të dyshohet se sa shumë, – edhe kundër fjalëve të mia e parashikimit tim të hidhur,- uroj që kjo manovër të japë rezultat e Sali Berisha të largohet nga horizonti i shqiptarëve!
Flm z.kulla per mendimet e ndershme dhe flm Dita qe sillni pena te pangjyera ne llumin e batakcinjve te Tiranes. Jam me ata qe e perkrahin edhe kete aleance, nese ajo sjell rrezimin e Berishes sepse ky person eshte nje kriminel dhe pike. Por nje pyetje kisha per zotin Rama: Ky “strategu” qe te ka keshilluar kete levizje, nuk e kishte parashikuar qe nuk do conte ne qeveri teknike? nuk e kishte parashikuar mbushjen e boshllekut dje ne Kuvend?? Atehere dyshoj qe nuk ka parasikuar shume pipepyetje te tjera qe vijne ne te ardhmen. Me te mira
o aviator
edhe nese 3 ish deputetet e p.s. islami,kadeli, dhe ai kuksiani te mos votonin per kriminelin,nuk do te kishte qeveri teknike
ndryshimet e kushtetutes te bera nga rama berisha ne 2008 kerkojne qe ne krahun tjeter te jene 71 vota per te zgjedhur kryeministrin e ri,dhe ne keto 71 vota ajde te mblidhen karavidhet e p.s.
Artikull interesant i Shenasi Rames tek Gazeta SOT
http://www.sot.com.al/opinione/pakti-i-paris%C3%AB-dhe-arixhofkat-e-shtypit
e lexova shinasi ramen
fjale ,zoteri fjale,
por shinasiu premton nga a mer ika qe do veshe opingat si ahmet zogolli
kete radhe shpetuam po veshi opingat shinasi rama
Amen, për urimin në fund të shkrimit!
Dakort per sa thua per reshtin e fundit.
Me vjen keq edhe per ty Pellumb…
E para, si nuk te shkon mendja se e tera eshte nje marreveshje e Tri Xhentelmeneve ne fjale, per te sakrifikuar me radhe ne udheheqjen e Shqiperise?!
E dyta, kerkon te ndriçosh mendjen edhe te atyre njerezve qe nuk duan te mendojne fare!
Kur u thuhet te kujtojne, harrojne qe keshtu prisnin vdekjen natyrale te shokut enver, xhebraili erdhi, ua mori shokun enver, dhe u la Ramizin!
Ramizin ndodhi qe e deshte edhe PD ne fillimet, “hë-për-hë”, dhe shqiptaret e respektuan paktin, por shpresuan ta shihnin menjehere demokracine, pasi dorehoqi vete Ramiz Alia: Harruam shokun enver dhe shokun ramiz, dhe tani demi i kuq eshte vetem Sali Berisha!
Po mendoni vetem per nje cast, o shqiptare te kuq e te bardhe e jeshile: po sikur edhe ky tjetri, qe do vij pas Sali Berishes, bje fjala pas 25 vjetesh, te jete si ai, ne mos edhe me i keq se paraardhesit e tij! Mendoje kete, se nuk te ben keq ty, dhe as atyre qe do ngjiten ne Krye, po te jete se digjen nga deshira per te miren tende, jo egon e tyre per pushtet e sundim prej Njeshi!
Pellumb Kulla ua kujton kete, por shqipot e urojne vetem per …rreshtin e fundit!
Sikur Sali Berisha do jete i fundit…!
Nuk e kuptoj dot se si një deputet i zgjedhur si përfaqësues i një partie mund të kalojë elektoratin që përfaqëson në krahun e partisë kundërshtare. Këta nuk janë njerëz seriozë. Me gjithatë duhet gjetur një mekanizëm që e ndalon këtë.
Z.Pellumb : Ju e dini se kush , po e them dhe une.Opozitarizmin qe ka bere Mero Baze nuk krahasoet me ate te Edi Rames me te vetet, ai qendron me larg e me larte (me mire te mos behet krahasimi). Ashtu si dh Nanua Edi flet por nuk thote gje, kerkon sikur te na bind por nuk na bind gjekundi…nuk ka bindur veten e tij njehere…
Berisha te beri ambasador ne USA.Ti e ketheve ambasaden ne shtepi private me dhender e nuse.Pervec skeceve te estradave nuk njihet ndonji kontribuit i yti.Tashti ke perfeksionuar zanatin qe behesh trim nga USA dhe ben politiken e madhe duke qene nje politikan zero dhe nje njeri bukeshkale.Shqiperia ka ndryshuar.Nje gru ne lagjen tende me emer Hillari Klinton tha ne parlamentin shqiptar se kush don te shohe nje demokraci te vije ne Shqiperi.Dil nga gjitonia dhe pyete
C’a thua or Vullnet? Ka futur dhendrin dhe vajzen te flere ne ambasade?! Dhe nuk u ka zene hotel? Po kjo paska qene nje maskarallek i madh! C’eshte vjedhja e thesarit te Krrabes dhe Gerdeci para kesaj qe paska bere ky skecaxhiu! As 700 mijeshi i Metes e videoja nuk jane gje, para kesaj qe tregon ti. Po ti o Vullnet, o koqe, i ke ditur keto e ke heshtur? Nuk i ke botuar neper gazeta keto abuzime te llahtarshme. Po pse i thua tani keto, o Vullnet, c’lidhje kane me koalicionet? O Vullnet, te humbte vula, qe nuk e ngre zerin! Mbase ia mbyll gojen o t’u mbyllshin ditet!
Historikisht skrapalinjte jane treguar te pa moralshem me aleancat e tyre per interes.
Enveri i zbriti ne Tirane dhe ne fusha, i dha buke dhe nje uniforme ushtarake apo kostum gri sigurimsi per te shtypur popullesine vendase. A ju kujtohet ? Ata e kishin mire me regjimin dhe e perkrahnin ate. Normal, sepse ne malet e tyre nuk kishin cte hanin.Shkurt MERCENARE.
Tani eshte Meta ai qe po kujdeset per cudirat e Skrapalinjve te diteve te sotme.
TURP por ky qenka mentaliteti i tyre, interesi.
Historikisht ajo krahine nuk eshte njohur per kulture si Shkodra apo Elbasani ku popullesia ishte e shkolluar dhe studionin edhe jashte qe atehere. Por keto mund te presesh nga mentaliteti i varfanjakut, i varfer ne bark, i varfer ne shpirt. Dhe ka ardhur dita qe qeverisemi nga Skrapalinjte apo jane dhe opinionista. Po pyetini nje here cpune ka bere gjyshi i tyre, a ka qene i shkolluar ? A vijne nga familie qe e kane tradite punen intelektuale ? Po keshtu katandiset vendi po ishin ne krye bijte e varfanjakeve te pa shkolluar apo barinjve.Ata nuk kane patur gjithe jezen prandaj DO TE VJEDHIN se kane uri.