Vendimi i njëanshëm i PD për të marrë anëtarin e KQZ-së ka detyruar partitë e majta të kundërpërgjigjen. Brenda 10 ditëve Këshilli Bashkiak i Tiranës do të vendosë shkarkimin e Kosovrastit dhe zgjedhjen në vend të tij të Aldrin Dalipit
Pas “balancimit” të KQZ-së, tashmë radhën e ka Bashkia e Tiranës. Këshilltarët e majtë PS e LSI kanë zhvilluar një takim ku kanë kërkuar thirrjen e Këshillit Bashkiak për të shkarkuar nga detyra Niazi Kosovrastin dhe për të zgjedhur një kryetar të ri nga radhët e të majtës. Kreu i këshilltarëve socialistë Aldrin Dalipi njoftoi për mediat se në takimin e djeshëm me kolegë të LSI-së në Këshillin Bashkiak, është firmosur kërkesa, e cila do t’i drejtohet Këshillit për shkarkimin e kreut Njazi Kosovrasti. “Pas shkarkimit të tij, do të marrim drejtimin e këtij Këshilli Bashkiak”, u shpreh Dalipi, sipas të cilit ky zhvillim erdhi pas ngjarjes së rëndë që ndodhi dy ditë më parë në Parlamentin shqiptar me zëvendësimin e një anëtari të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. “Koalicioni i ri mes dy kryetarëve të partive tona, nga kalon edhe në bashkëpunimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, për të garantuar qytetarët që vota e tyre, qytetaria, demokracia do të jenë në qendër të punës sonë. Kjo që po ndodh këtu është një proces shumë i gjerë që do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë”, paralajmëroi Dalipi. Këshilltari i LSI-së në Këshillin Bashkiak Shezai Rrokaj bëri me dije se vendimi i djeshëm është qëndrim politik i së majtës, në mbrojtje të votës së lirë.
Balancat në Këshill
Tashmë që balancat kanë ndryshuar në Këshillin Bashkiak kryetari i ri do të ketë një punë mjaft të madhe pasi do të jetë opozitari real i Bashës në Bashki. Disa nga nismat e para që pritet të ndërmerren lidhen me disa projekte dhe me nismën për një kontroll të gjithanshëm të punës së Bashës. Të majtët gjatë kësaj kohe e kanë akuzuar kryetarin e bashkisë për një sërë projektesh të dështuara dhe që kanë hije abuzimi. Të tilla janë tjetërsimi i “Sheshit Skëndërbej”, parkimi te stadiumi “Qemal Stafa”, apo mbi të gjitha Plani Rregullues që sipas këshilltarëve të majtë betonizon qytetin. Mbledhja e Këshillit pritet të mbahet brenda 10 ditëve dhe do të ketë në rend dite mes të tjerave dhe shkarkimin e kreut të këshillit dhe zgjedhjen e një kryetari të ri. Pas marrëveshjes PS–LSI për të bashkuar votat në Këshill dhe për të zgjedhur një kryetar këshilli nga grupi i këshilltarëve të majtë janë përmendur dhe emrat që mund të jenë pasues të Kosovrastit. Kandidati favorit është kreu i këshilltarëve të majtë Aldrin Dalipi, i cili ka qenë dhe kundërshtari më i fortë ndaj Lulzim Bashës prej zgjedhjes së tij në krye të bashkisë.
“Zgjidhje e ngërçit të Fierit”
Bashkimi i votave PS-LSI në pushtetin vendor do të zgjidhë edhe ngërçin e lindur në qarkun e Fierit pas zgjedhjeve të pushtetit vendor në vitin 2011. Një gjë të tillë e ka premtuar Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Petrit Vasili gjatë një takimi me mbështetësit e kësaj force politike në qytetin e Fierit. “Ne kemi marrë veprimin legjitim dhe politik për të vendosur në vendin e duhur pushtetin vendor në Shqipëri dhe duke nisur pikërisht nga këtu ku jemi në Fier, ku ekziston një problem i vjetër, i mbartur që nga sot do të nisë të marrë zgjidhje. Kjo është një përgjigje e veprimit banditesk të djeshëm”, tha zoti Vasili.
LSI: Sali Berisha, rrezik për zgjedhjet e lira
Nënkryetari i LSI-së Ylli Manjani nëpërmjet një deklarate për mediat ka bërë me dije aksionin e ri politik që pritet të marrë opozita e bashkuar me qëllim largimin e Berishës nga qeveria, siç tha ai. “Zgjedhjet e lira e të ndershme nga mbrëmë kanë vetëm një armik, ky është kryeministri ende në detyrë që zëvendësoi ligjin zgjedhor të miratuar me konsensus me një marrëveshje tepër të vjetër politike, që daton që nga koha kur ai ishte në opozitë, duke u kujtuar shqiptarëve se ka ardhur koha të jetë prapë në opozitë. Duke vlerësuar situatën aktuale me shumë kujdes dhe përgjegjshmëri të lartë qytetare ne vlerësojmë se ekziston vetëm një objektiv politik i përbashkët i gjithë opozitës shqiptare dhe ky është largimi i menjëhershëm dhe përfundimtar i Sali Berishës nga qeveria dhe nxjerrja e PD nga parti shtet, në opozitë”, tha Manjani. Manjani kujtoi se pushteti vendor është tërësisht nën kontrollin e opozitës, prandaj tha se LSI do bashkojë votat me PS në këshillat vendorë. “Parlamenti nga dita e djeshme është ilegjitim. Në këshillat vendorë do bashkojmë votat me PS, nuk kemi ndërmend t’ia lëmë një partie të papërgjegjshme”, tha ai më tej.
Oooopppssss !!!! At ta kthejme pak levizjen?? Si dobiq qe eshte Likja e ka bere detyrim-percktim, kjo levizja e fundit nxjerr fitimtar koklopen Po te ishte loje shahu do te ishte interesante per tu shikuar por fatkeqesisht kjo eshte loje e rrezikshme dhe ka te beje me jete njerezish dhe fatet e nje kombi.
O Njerez u shporr nga ANTA Petrit sulJ leshko.Bravo Sali qe e hoqe leshko kurvarin.
Mos harro tani e ka rradhen ajo kurva e ti IRMA vani dhe Bujar HAzizaj qe VETEM JURIST NUK ISHTE.
Ne rradhe eshte dhe Lumtor shkerdhata me Nail KAstratin qe ka mbulu vjedhjet e tyre.
Ku do shkoni mor te zinj tani qe lilika ka listat qe i ka dhene PD.
O Nail o debil ku do futesh mor servil i Leshkos.