Partia Socialiste do të regjistrohet këtë të mërkurë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Juristët kanë zgjedhur që të mos rrezikojnë duke mbyllur më shpejt procedurat e regjistrimit.
Në mbledhjen e nesërme, KQZ pritet që të shqyrtojë edhe Rregulloren e saj gjatë zgjedhjeve.
Për herë të parë, i vendosen kufizime kohore diskutantëve duke i dhënë fund debateve pa fund.
Sipas projekt-rregullores që do të shqyrtohet, koha në dispozicion për të diskutuar për çështjen, për përfaqësuesit e Partive politike dhe çdo të interesuar tjetër pjesëmarrës në mbledhje, është 8 minuta, e cila pasqyrohet në monitorët e sallës së mbledhjes.
Për të njëjtën çështje, pjesëmarrësit kanë të drejtë të rimarrin fjalën vetëm një herë për një kohë, si rregull, jo më shumë se 3 minuta, por gjithsesi jo më shumë se koha e diskutimit të parë.
Mbyllja e diskutimeve do të bëhet nga Drejtuesi i mbledhjes, me pëlqimin e anëtarëve të KQZ-së.
Para votimit të çdo propozimi anëtari i KQZ-së ka të drejtën e diskutimit për të, për jo më shumë se 3 minuta.
A do kemi mundesi te kerkojme qendrat e votimit online sic u be me zgjedhjet e 23 qershorit?
ne fakt partia socialtritoliste ,duhet shpallur e jashteligjshme
dhe kjo fytyra me siper duhet vendosur me mbishkrimin “WANTED”
po ke parti te lene pastaj. partine e ps-eme?