Partia Socialiste shpalosi sot programin “Për një rilindje shqiptare” në qytetin e Shkodrës, që sipas socialistëve do u japë zgjidhje problematikave të shqiptarëve, pas marrjes së pushtetit në 23 qershor.
Drejtuesit socialistë kanë prezantuar ato që i quajtën “plagët e shoqërisë shqiptare”.
Në nisje të konferencës për programin, mesditën e sotme në teatrin “Migjeni”, u shfaq një video me rrugëzgjidhjet që do të japë PS-ja, ndërkohë që kreu socialist, Edi Rama u shpreh se: ‘PS do ripërtërijë shoqërinë shqiptare.
Gjatë fjalës përmbyllëse të aktivitetit zoti Rama u shpreh se: “si kryeministër i ardhshëm dhe si kryetari i partisë që do dalë fituese në zgjedhjet e qershorit ju premtoj se pavarësisht se nuk do dal si deputet i Shkodrës, Shkodra do ti ngjaje një fotografie të Marubit, jo posteri të PD”.
RAMA: UNË KRYEMINISTËR I ARDHSHËM
Kreu i PS-së Edi Rama gjatë konferencës për prezatimin e programit “Për një Rilindje Kombëtare” u shpreh i bindur për një fitore të partisë që drejton.
“Si kryeministër i ardhshëm dhe si kryetari i partisë që do dalë fituese në zgjedhjet e qershorit ju premtoj se pavarësisht se nuk do dal si deputet i Shkodrës, Shkodra do ti ngjaje një fotografie të Marubit, jo posteri të PD”, i premtoi Rama shkodranëve.
Rama tha se shqiptarët duhet që të zgjedhin Shqipërisë ku duan të jetojnë, duke bërë një ndarje të programit të PD-së dhe PS-së, teksa theksoi rëndësinë që ka vota e 23 qershorit.
“Kolegët bënë paraqitje të qarte dhe sintetike të linjave të programit tonë Në cfarë Shqipërie të jetojnë, në një Shqipëri të gënjeshtër apo të vërtetë, të jetojnë në një Shqipëri të lirë apo që trembet cdo ditë. Si duam që të jetë vendi ynë pas 4 apo15 vjetësh. Një vend i gjunjëzuar që nuk ka fuqi të cohet në këmbë, apo një vend ku përsecilin të ketë një mundësi dhe ti garantohet e drejta që të vrapojë. Zgjedhja në 23 qershor është midis dy Shqipërive, një programi për të ardhmen dhe një programi me të njëjtin avaz. Ne jemi ndryshimi përpara, përpara, ku me 1 milion të papunë, me taksën e sheshtë, përpara drejt përqëdrimit të ekonomisë në akoma më pak duart. Shqiptarët duhet të kuptojnë se kush ta merr votën të merr dhe shpirtin, ndaj vota e 23 qershorit është e rëndësishme, dhe gjithsecili duhet të shkojë vetë të votojë, u shpreh Rama.
KRIMI, TAHIRI: KRIMI KOMANDON SHTETIN
Deputeti i PS, Saimir Tahiri gjatë fjalës së tij tha se sot krimi komandon shtetin, ndaj premtoi se në 300 ditët e para të pushteti PS do të riktheje policinë e shteti në shërbim të qytetarëve dhe do të nxjerrë para përgjegjësisë të gjithë zyrtarët e korruptuar.
“Krimi e ka fituar luftën me shtetin. Krimi komandon në rrugë dhe në zyrat e shtetit, shefat e policisë kanë përballë jo vetëm krimin, por edhe eprorët. Premtimi ynë është se në 300 ditë e para ne do e rikthejmë policinë e shtetit, për ti garantuar qytetarëve qetësi dhe sigurinë e jetës. Për ne ka vetëm një parim të garantojmë jetën dhe pronën e qytetarëve, duke goditur ata që cënojnë jetën. Ne do vendosim drejtësinë, duke nxjerrë para ligjit cdo zyrtar”, tha Tahiri.
INSTAT, KODHELI: BERISHA 1 MLN TË PAPUNË, NE 300 MIJË VENDE PUNE
Deputetja Mimi Kodheli akuzoi qeverinë për premtime të pa mbajtura, ndërkohë që theksoi se me ardhjen në pushtet PS do hapë 300 mijë vende të reja pune.
“Është një pyetje që na mundon cfarë ndodh sot dhe cfarë do ndodhë nesër. Sot cdo gjë që ka lidhje me qeverisjen ecën keq e më keq, njerëzit ndihen të pasigurt, por me e madhja është pasiguria për ekonomin,. Një nga premtimet kryesore që i bëri qeveria në 2008 ajo u zotua që brenda 5 viteve do e ulte në 50%. Por që nga ajo kohë jo vetëm nuk është ulur, por është rritur. Sot ka rritur borxhin mbi 60%. Premtoi uljen e papunësisë, por sot të papunët janë 1 milion shqiptarë. Ne premtojmë 300 mijë vende të reja punë, taksimi i drejtë për 95 % të qytetarëve do jetë clirim dhe më shuam para për kursim dhe investime”, theksoi Kodheli.
MINIERAT, SHALSI: TRANSPARENCË PRIVATIZIMEVE
Deputeti Eduart Shalsi theksoi se Partia Socialiste do të rishohë cdo privatizim të bërë nga “qeveria Berisha”, teksa tha se opozita do të zbatojë një strategji të leverdishme për shqiptarët dhe jo zyrtarët në sektorin e minierave dhe energjisë në vend.
“Nafta Virgin, ju e dini si shkoi, ndërkohë prokuroria vijon. Le të kujtojmë Armon që u privatizua 5 vjet më parë, por po të kthejmë kokën është njëlloj, po kështu me privatizimet e mëtejshme, qeveria për të mbuluar gropat e qeverisë po i shet.Ne do të vendosim një transparencë të plotë që ditën e parë në lidhje me sektorin e naftës, do rishikojmë të gjithë kontratat koncensionare sa i kanë plotësuar kriteret , do i rikthejmë Shqipërisë naftën e munguar. Minierat, nga të fillojmë, nga jetët e humbura padrejtësisht apo bandat që ndeshen në mungesën e një shteti. KESH i falimentuar dhe CEZ që Berisha tha privatizim i suksesshëm dhe pak javë më parë e përzuri është mungesa e një strategjie të mirëfilltë në këtë sektori këtu do e nisim ne një strategji te leverdishme për shqiptarët”, u shpreh Shalsi.
FEMRAT , XHACKA: BARAZI MES BURRAVE DHE GRAVE
Deputetja Olta Xhacka premtoi “rivendosjen e barazisë mes grave dhe burrave, teksa theksoi se opozita do luftojë kulturën e pandëshkueshmërisë”.
Edi Rama,jam nje ish i prekur politikisht,nga shkodra….Une do te votoj Partine Socialiste pikerisht per Juve dhe Namik Koplikun….
Une do te votoj Partine Socialiste per te gjitha ata nepunes te administrates socialiste te para tete viteve te cilet ishin te ndershem,luajale dhe kontribuan per zhvillimin e ekonomise ne shkoder…..
Une do te votoj per juve personalisht sepse jeni qytetar dhe bir intelektualesh dhe jo katundar e malesor i pagdhenur sic eshte AKSIDENTALISHT kryeministri i sotem,i paburre sepse e kam votuar dhe nuk ka mbajtur fjalen,megjithese privat me falimentoi,kriminel sepse e pame se vrau dy here…..!!
VOTA IME ESHTE PER JU…..!!
para se te vinin moçaloret e PS, ne shkoder kishin disinfektue uren e bahçallekut me friken se po na bjen malarja e kolera e kuqe.
moçaloret vetem semundje sjellin
o mocalor ti ke dizifektuar uren e bahcallekut ngaqe aty zhelefina pastron koka krapi prandaj dizifekto veten sa seshte vone
Nuk e kuptoj si e mbajne veten te qyteteruar keta shkodrane me kesisoj komentesh.Si ulerisni e thoni qe jeni demokrat kur perkrahni nje diktator te pashoq,kur perfaqesoheni nga nje mendje ngushte dhe rrebele, nje komuniste hakmarrese si Xhozi…Si keni frike nga malarja kur ,ju ka mbytur tuberkulozi mushkerite dhe tani po ju udheton drejt trurit…