Partia Socialiste iu është përgjigjur akuzave të opozitës lidhur me sigurinë rrugore, duke bërë përgjegjëse për shtrim rrugësh jashtë çdo standardi pikërisht ish-qeverinë e kaluar. Deputeti Blendi Klosi, në një dalje për mediat, tha se qeveria dhe kryeministri i ri duhet të merren në radhë të parë me ndreqjen e gabimit të rëndë politik e financiar që është bërë me kantieret e infrastrukturës.
“Edhe pse çdo ditë e më shumë shqiptarët po vuajnë e vajtojnë tragjeditë e rrugëve të prishura, gjithashtu po kuptojnë se sa të rëndësishme janë standardet dhe siguria në ndërtimin e rrugëve po shohin pushtetarët e deri djeshëm të sulmojnë Kryeministrin pse inspekton kantieret e hapura në Shqipëri. Sipas tyre këto janë punët e Saliut dhe qeveria nuk duhet të merret me to. Sa mirë do ishte sikur Qeveria dhe Kryeministri ti kishin gjetur të bitisura rrugët e nisura; sikur të mos kishin gjetur malin me borxhe që i mbante bllokuar të gjitha rrugët e lëna rrugëve; sikur të paktën projektet të ishin bërë me standarde europiane dhe paratë e shqiptarëve të mos ishin bërë rrush e kumbulla për shirita rrugësh që mund të quhen vetëm shtigje aksidentesh e ndotjeje kështu siç i lanë. Por fatkeqësisht nuk ka ndodhur kështu. Fatkeqësisht qeveria dhe kryeministri duhet të merren në radhë të parë me ndreqjen e gabimit të rëndë politik e financiar që është bërë me kantieret e infrastrukturës. Dhe jo vetëm duhet të shkojnë nëpër kantiere, po mundësisht në çdo kantier dhe mundësisht edhe më shpesh. Sepse është një kulturë e tërë pune me rrugët që duhet ndryshuar” tha ai.
Sipas Klosit duhet ndryshuar sjellja e kompanive me kontratat, tanimë që qeveria po i respekton ajo e para kontratat.
“Duhet imponuar respektimi i afateve. Duhet ngritur në këmbë e gjithë sinjalistika rrugore që kaq shumë na mungon. Dhe në fund të fundit duhet forcuar përditë partneriteti me kompanitë që deri dje janë zhvatur babëzisht në dëm të cilësisë. Mjafton të shohësh Rrugën e Elbasanit në dalje të Tiranës, kryeqytetit të braktisur nga kryebashkiaku i strehuar tek ShQUP-i. I cili iu përbetua qytetarëve se s’do merrej me politikë po me qytetin dhe jo vetëm nuk e mbajti premtimin e tij madhor asnjë ditë, po i ra me top bashkisë për t’u bërë topi i Saliut në parti. E pra a mund të pranoje kush të dëgjojë akoma me seriozitet këta njerëz që e lanë atë arterie kryesore të Tiranës gati dy vjet gërmadhe e tani thonë mos e prekni se e kemi bërë ne?Askush s’mund ti marrë seriozisht. Njerëz të dëshpëruar bëjnë vetëm gjëra të dëshpëruara”përfundoi Klosi.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratike, e cila në një deklaratë për mediat shprehet se kreu i PS-së nuk e fsheh dot përgjegjësinë për krizën ekonomike dhe të sigurisë ku e ka futur vendin, me pusulla antiopozitare dhe luftën politike që i ka shpallur Bashkisë së Tiranës dhe opozitës.
“Për turpin e tij, kryesocialisti nuk gjeti sot një minutë kohë t’u shprehë ngushëllime familjarëve të viktimave të aksidenteve të djeshme tragjike. Për faqen e tij të zezë e përdori tragjedinë për të sulmuar opozitën e Bashkinë. Ish- kryebashkiakut i kujtojmë se qytetarët e Tiranës nuk harrojnë as të djeshmen e betonit klientelist dhe as të sotmen e bllokimit të buxhetit të banesave sociale. Nuk e fsheh dot përgjegjësinë për krizën ekonomike dhe të sigurisë ku e ka futur vendin me pusulla antiopozitare dhe luftën politike që i ka shpallur Bashkisë së Tiranës dhe opozitës”thekson PD në deklaratën e saj. / TEMA
MIRE KRYERRUGAÇI QE NGELI RRUGEVE POR PO KTHEN NE RRUGAÇERI TERE POLITIKEN QE NUK PO MERET 22 VJET ME POPULLIN POR ME RRUGET.Kryetari LIS(lidhja integrim Skrapar)
Fajin e ka ..LIRIJA..
Lirijaaa,kjo grue-tamom,.. SERBE e pa shpirt.
Po ajo osht fajtorja kriesore..
Ajo po knaqet,tek e shikon burrin e saj te marrosun.
Ai po bon si dem i terbu,vetem e vetem qe ta josh Lirijen e bukur
Mendoni per nji çast sikur LIRIJA te tregohet me e dashur me Saliun.
Ai do te zbutet fare,do te mblidhet sa nji grusht prej knaqsie dhe do te humbas brenda,…. “Kosharres se Mjaltit”.
Parlamenti ka me punu me rregull dhe per te zgjidhun hallet e Shqipnise.
Do te kemi perseri nji daktor me te qetsum dhe me te perkushtum mbas mbese qi ka fillue ti knoj zogu njisoj si Tunes…
Mungesa e seksit e ka acarru se tepermi
UDB-ja ka dore ne kete pune me duket..
Te gjithe ne duhet ti dergojme sa me shpejt nji peticion Lirijes.
—Hapi kamet mi grue,ene veja ne dispozicion “KADAIFIN me sherbet” qe te ambeltohet burri yt se osht tharrtu krejt ene po del trakut fare.—
Per nji plak te shashtisun ilaçi ma i mire osht qi ta len ta lepij “Mjaltin” Lirijes ,..deri ne ..ekstaze
Po nuk i doli gjumi Lirijes Sala duhet t’boj si Tos Nano,duhet te gjej dhe ai nji Xhoan,se Vjollca e lajmeve osht larg ,ndersa ZHolefina e shkret qi osht ba si SHTRIG e kardaleshme, ka detyrim dhe per Pashukun.
O Sale perdore gjuhen bre burre malcie per pune ma te dobishme, se po na e qelb Parlamentin krejt.
Lirijaaa,me ndigjoni mue,..Lirija e ka fajin….veç ajo grue e fut SHEJTANIN Sali ne “Kavanozin e Mjaltit”,..ajo duhet t’ja heqi kapakun kavanozit dhe t’ja jap ket laçin,.. me pikatore,se Sala po na perdhunon fejz-bukun dhe e ka bo aty njolla-njolla debili,i humbun ne ekstazen e halucinacione per içik ..mshtjellosje te Lilit tone zemer-gure,tamom SERBE e pashpirt paske ken moj Lirije.
Te pershnes me kangen “S’paske pas nji pik meshir moj Lirije”..s’çohet jeta me inot.
Ju të mazhorancës kërkoni te respektohen standartet për rrugët por,kini harruar jo pa qëllim standartin kryesor të një rruge! Ku ështe fjala vjen zbatimi i kërkesave te nje “demokracie blegttorale” e cila standart kryesor te rrugeve ka ekzistencën e një korsie për “lopët,demat,thijtë,dhentë e dhitë..”! Ku do të kalojnë ato? Juve “bijtë e etërve”as që e kini haberin nga parimet e larta humane lopmane e cjapmane të “demokracise blegtorale”!? Kjo eshtë e vërteta!