Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Pse Berisha kёrkon tё rindezё konfliktin politik nё Shqipёri?
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Letrat e Lexuesve > Pse Berisha kёrkon tё rindezё konfliktin politik nё Shqipёri?
Letrat e Lexuesve

Pse Berisha kёrkon tё rindezё konfliktin politik nё Shqipёri?

editor
Published October 3, 2013
Share
SHARE

Njё krizё politike ,e cila do tё kishte pasoja tё paparashikueshme  pёr integrimin e vёndit,  kёrkon tё hapё opozita e Basha-Berishёs.Kryetari i sё ashtuquajtturёs opozitё, Lulzim Basha, i drejtoi para dy ditёsh njё “kёrcёnim” shqiptarёve, se “statusi i vёndit kandidat mund  tё rrezikohet edhe nё dhjetor tё 2013-ёs”.Shkak pёr kёtё,-tha ai duke e shpjeguar nёpёrmjet termave, “kobure”, “egzekutim” “vrasje”, -ёshtё “prishja nga ana e PS e konsesusit tё arritur pёr ligjin e shёrbimit civil”.
Shtyrjen e ligjit tё shёrbimit civil,i cili parashikohej tё hynte nё fuqi duke filluar nga 1 tetori 2013, Kryeministri Edi Rama  e lidhi me kompletimin  me aktet nёnligjore nё mёnyrё qё tё bёhet i zbatueshёm.Por opozita,kёtё arёsyetim tё Kryeministrit e pretendon si shmangie tё zbatimit tё ligjit, ndёrsa miratimin e akteve nёnligjore,  si “marifete teknike” me  synim,  spastrimin dhe largimin e shpejtë të të gjithë atyre që kanë fituar statusin e nëpunësit civil dhe futjen e menjëhershme në pozicionet kyçe të përfaqësuesve të klientelës së qeverisë aktuale.
Dhe si pёr ta bёrё mё tё qartё “krizёn”qё kёrkojnё tё instalojnё,  kёrcёnimin pёr prishje tё konsesusit tё arritur nё maj tё kёtij viti, prej nga do tё bllokohej fitimi i statusit tё vёndit kandidat,opozita e Berisha-Bashёs, i vё si justifikim edhe kёrkesёn e partnerёve ndёrkombёtar pёr konsesus maxhorancё-opozitё dhe stabilitet nё administratёn publike.
Njёlloj si nё opozitёn e Berishёs tetё vjet mё parё, lёvizjet destabilizuese tё lidershipit tё sotёm tё PD-se ,pasohen  edhe nga shtypi dhe mediat vizive afёr saj.Lista e deklaratave dhe titujve ёshtё e gjatё.Por mё tipike ёshtё ajo, nё datёn  12 shtator 2013,ku Rilindja Demokratike, organi zyrtar i Partisё Demokratike , nё faqen e saj tё parё, kёrcёnonte Edi Ramёn se do ta tёrhiqte zvarrё. “Kujdes Edvin,-shkruante kjo gazetё,-Fundi i etёrve tё tu ishte tёrheqja zvarrё”.Ndёrkohё qё njё ditё mё parё, mё 11 shtator ishte vetё kreu i zgjedhur i PD-sё Lulzim Basha qё deklaronte se: “do tu pёrgjigjemi provokimeve tё Ramёs nё sheshe dhe nё rrugё”.Nё 2 tetor gazeta “55” shkruan: “Basha: Rama vrau konsensusin, po riciklon konfliktin politik në vend”. Kёshtu titujt  me natyrё tё tillё si“egzekutim,thikё, kobure,riciklim konflikti”-nuk janё ndalur pёr asnjё ditё nga fjalori
opozitar.
Njёlloj si tetё vjet mё parё,  frymёzimi pёr kёtё lloj opozitarizmi, nё shkallёn mё tё gjerё  vjen nga Berisha.Ky I fundit vazhdimisht nёpёrmjet rrjetit social facebook, bёn komente kёrcёnuese dhe poshtёruese ndaj kryeministrit dhe familjes sё tij.Ёshtё e kuptueshme, qё ai kёtё e bёn nёn peshёn e poshtёrimit publik qё iu bё nga shqiptarёt mё 23 shtator.Me sa duket vetёm tani ,qё ka kohё tё merret me rrjetet sociale, ka kohё tё kthejё kokёn e tё rishohё bёmat e tij nё tetё vjet pushtet abuziv; vetёm tani ai dhe tё vetёt, e kuptojnё se çfarё kanё marrё padrejtёsisht dhe qё duhet ti kthejnё.Kёtё e vёrteton “kёrcimi zekthi” qё bёn pas do VKM-je tё kohёs sё qeverisjes sё tij ,qё shfuqizohet nga qeveria e re;vetёm tani ai e kupton se do tё zbulohet roli I tij , I familjarёve tё tij nё veprimtarinё  e institucioneve tё  shtetit, si drejtёsia , doganat, tatimet.Dhe vetёm tani ai po
kupton se po vjen ora qё tё dalё nё shesh e vёrteta e 21 Janarit.Ёshtё fjala pёr tё vёrtetёn e tij apo pasardhёsit formal tё tij ,Lulzim Basha, pёr gjakun qё u derdh nё bulevard.
Nga ana tjetёr, ngutja e formimit tё opozitarimit tё “kobures dhe tё Thikёs”, nuk ёsht edhe aq I pa planifikuar.Ata flasin pёr riciklim krize tani.Pikёrishtё tani,po pёrpiqen tё rindezin mekanizmat e konfliktit nё politikёn shqiptare ,sepse I kanё bёrё disa llogari se si mund tё fitojnё politikishtё, pavarёsishtё se kjo vjen nё dёm tё Shqipёrisё.Ata e dinё se mosfitimi I statusit tё vёndit kandidat nё dhjetor tё kёtij viti, do tё kishte pasoja.Vitin tjetёr, pra mё 2014, nuk ёshtё njё vit I pёrshtatshёm  I BE-sё lidhur me axhendёn zgjeruese,mbasi nё kёtё vit janё zgjedhjet pёr  Parlamentin Europian.Gjithashtu ata e dinё qё akoma njё vit mё vonё janё zgjedhjet pёr pushtetin vendor.E dinё mirё edhe rёndёsinё qё kanё ato pёr cilёsinё e tyre.Kjo ёshtё edhe arsyeja qё profetizonё qё tani, mёnyrёn e zhvillimit tё kёtyre zgjedhjeve nё vitin 2015..
Kёshtu, nuk ka kaluar as njё muaj nga tё qёnit nё opozitё, dhe opozitarizmi  I Lulzim Bashёs, me qёndrimin dhe veprimin  e tij , e ka kaluar tashmё pikёn e ngopjes .Kjo konfirmohet me largimin e djeshёm nga punimet e parlamentit tё grupit opozitar.Protagonist I  krizёs dhe tё konfliktit qё do tё krijojё, ёshtё pёrsёri  njeriu I 1997-ёs dhe 21 janarit. Nё Partinё Demokratike nuk ёshtё lider Lulzim Basha, por Sali Berisha, I cili megjithёse I tёrhequr,provokon jo vetёm qeverisjen e vёndit por edhe shoqёrinё.Ai po injekton tek opozita rrugёn e preferuar tё tij, atё tё lojёs sё kartёs sё integrimit duke u pёrpjekur tё ndezё fitilat e njё krize, mbase edhe pёr tё kёrcёnuar faktorin ndёrkombёtar me destabilizimin shqiptar, pёr ti treguar se ёshtё ai qё vendos ende nё Shqipёri.
Loja e rrezikshme, qё Berisha-Basha po kёrkon tё luajё me integrimin, shkon paralel me lojёn e rrezikshme, qё po kёrkon tё luajё edhe ndaj fizionomisё sё opozitarizmit nё Shqipёri.Pёrsёritjen e kataklizmave tё mёparshme kur Berisha ka qёnё nё opozitё, duhet ta ndalojnё sё pari vetё opozitarёt e ndershёm, por edhe vetё Edi Rama nё bashkpunim me partnerёt ndёrkombёtarё.

editor October 3, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
6 Comments
  • Mimoza says:
    October 4, 2013 at 6:40 am

    PO AFATET PER AKTET NENLIGJORE E KANE NJE AFAT DHE PS-JA MEQE E KA VOTUAR TE ZBATOJE AFATIN QE T”I JAPE SHEMBULL EDHE OPOZITES TE DALLDISUR NGA HUMBJA. PO E DESHI KETE VEND TA PUHSOJE DALLDINE E FITORES E TE FILLOJE PUNE ME CUNAKET E ZGJEDHUR.

    Reply
  • Nikolaj says:
    October 4, 2013 at 12:03 pm

    Ka njè dhe vetèm njè zgjidhje pèr tè neutralizuar destabilizimin qè mund tè krijoji mafia e quajtur Parti Demokratike tè prirur pèr anarki dhe konflikte.Strategji pèr tè trèmbur Partin nè pushtet dhe pèr tè siguruar imunitet nga drejtèsia qè duhet tè veproi orgjentisht duke shpartalluar kètè organizat KRIMINELE.Kèta kriminel me nè krye Sali Berishèn nèse nuk vihen para drejtèsis, do tè krijojnè situata si mè 1997.
    Prekurori duhet ta kishte filluar hetimin pèr deklaratat e Saliut duke e marrè nè Pyetje.
    Ky pèrbèn Rezik pèr gjith kombinton.

    Reply
  • dylber says:
    October 4, 2013 at 5:06 pm

    Nuk besoj se populli do harroje bemat e berishes kaq shpejt

    Reply
  • zekthi says:
    October 4, 2013 at 5:59 pm

    QEVERIA duhet te beje nje veprim te menjehershem , ashtu siç veproi Ministri i brendshem dhe Drejtoria e Doganave.

    Te gjitha Ministrite te Bejne Auditimin e te gjitha drejtorive te linjes qe kane perdorur fonde publike .

    Duhet aktivizuar edhe Kontrolli i Shtetit .

    Kjo te behet gjat muajit Tetor dhe ne vazhdim te mbaroje brenda ketij viti.

    Te fillohet ne radhe te pare me ORGANIKEN E PUNONJESVE dhe te shikohet sa jane paguar ne fakt.

    Do te dalin raste skandaloze.

    Paguhen shume njerez qe nuk jane ne pune fare, jane fiktiv , ose ikin ne Amerike ose jasht shqiperise dhe rroga ju vazhdon ne bordero .

    Pinin e bankes e mban Drejtori ose Drejtoresha,dhe pelcet lufta , kur financieret e trembur keto kohet e fundit nuk ju hedhin rrogen ne raste te tilla, si rastet ne Drejtorine e Ushqimit dhe Drejtorine e Bujqesise ne Gjirokaster.

    Harzhohen fonde edhe tani ne menyre fiktive dhe terhiqen leket nga thesari.

    PRANDAJ DUHEN BLLOKUAR URGJENT VEPRIMET E KETYRE DREJTORAVE NE THESAR DHE VEPRIMET FINANCIARE TE JENE NEN KONTROLL TE RREPTE TE QEVERISE .

    TE LESHOHET URDHER I MINISTRIT TE FINANCAVE PER NORMALIZIMIN E SITUATES.

    Po te kryhen keto veprime me siguri qe mos te them te gjithe drejtorat e Saliut ( tani te Lulushit) do te jene per ndjekje penale.

    Keshtu qe Berisha dhe Luli me kopene e tyre te korruptuar nuk do te kene kohe te bertasin per pushimet nga puna , se do t’i marrin ne dorezim organet e drejtesise.

    Shume prej tyre u ka humbur pordha veren dhe rrine si pula te lagura nga frika.

    Reply
  • shqipfolësi says:
    October 4, 2013 at 6:54 pm

    E dini atë shprehjen popullore “e gjetsh nga vetja jote” apo “i ka ardhë për kokë”?…Në këto pozita është dhe ky “bab-sala me dyzet hajdutë”. Po e kërkon vetë belanë…dhe me siguri do e paguajë dhe çmimin…Kur përpiqesh ti bësh gropën tjetrit, vjen momenti kur bie vetë brenda…dhe ne do kemi fatin të jemi dëshmitarë…

    Reply
  • XHINO says:
    October 4, 2013 at 7:06 pm

    mua me duket se saliu ka qef te ngordhe si busti i xhaxhi Enveri Ta terheqe populli zvare

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?