Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Pse e ndotim dhe banalizojmë shqipen?
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Letrat e Lexuesve > Pse e ndotim dhe banalizojmë shqipen?
Letrat e Lexuesve

Pse e ndotim dhe banalizojmë shqipen?

redaktor
Published March 26, 2015
Share
SHARE

Sjellja e kulturuar dhe të folurit e kulturuar, kërkojnë një gjuhë të pastër, të saktë e korrekte që përjashton si fjalët e vrazhda, vulgare e banale, ashtu dhe ato të huazuara nga gjuhët e tjera. Por shumë njerëz publikë me gjuhën që përdorin, të detyrojnë të mbyllësh veshët. Gjithashtu më ka tërhequr vëmendjen se titrat e lajmeve, përkthimet apo njoftimet në televizion etj., përmbajnë mjaft gabime gjuhësore, gjë që nuk i falet gazetarit, autorit etj. Emrat e autorëve të huaj në kopertinat e librave të përkthyer, në literatura e botime të ndryshme, nuk i shkruajnë në shqip, por në frëngjisht, anglisht, italisht, spanjisht etj. Përse të mos i përkthejnë? Pa folur pastaj për rrjetet sociale.

Edhe njerëz të artit e të humorit, kur japin shfaqje përdorin fjalor banal për të argëtuar publikun, telespektatorin dhe për çudi, një pjesë e tyre qeshin! Ku është etika e sjelljes? Ku është mesazhi që duhet të përcjellin nëpërmjet humorit? A ka vlerë edukuese? Nuk besoj se ka.

Jemi në pritje që Shqipëria të bëhet pjesë e Europës si anëtare e saj. Por një gjë duhet të kemi parasysh, se Europa do na pranojë ashtu siç jemi: me historinë tonë, me kulturën, traditën e zakonet tona si dhe me gjuhën e pastër shqipe. Asnjë nuk ka të drejtë të justifikojë përdorimin e fjalëve të huaja në vend të fjalëve shqipe.

 

Letër e nënshkruar

Jorgaq Perika

redaktor March 26, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?