Prof. Fatos Tarifa
Një miku im gazetar, Mustafa Nano, më pyeti pak ditë më parë: “Në ç’kohë do të kishe dashur të jetoje”? Pa u menduar shumë, iu përgjigja: “Në një kohë që ende s’ka ardhur”. Pastaj, aty për aty, i dhashë një tjetër përgjigje: “Në vitet 1960”.
Në fakt, vitet e para të adoleshencës sime i përkasin pikërisht dekadës së viteve 1960, veçse në Shqipëri, ose për ne, shqiptarët, ajo dekadë nuk ishte e njëjtë dhe nuk solli ato ndryshime rrënjësore në vlerat morale e kulturore të shoqërisë që solli në Perëndim. Shqipëria e atyre viteve nuk ishte pjesë e Perëndimit. Por, edhe nëse do të jetoja në një kohë që ende nuk ka ardhur, Perëndimi, me shumë gjasa, nuk do të jetë më ai që njohim sot.
Miku im nuk më pyeti se në ç’vend do të kisha dashur të jetoja. Një pyetjeje të tillë, po të më ishte bërë, do i isha përgjigjur njëlloj si dhe tani: “Në Shqipëri”.
***
E di që shumë nga ju, që i lexoni këto radhë, do më gjykoni me mosbesim. Si është e mundur, do thoni ju, të duash të jetosh në Shqipëri, në një kohë kur Gallup paska “zbuluar” se, katër në çdo pesë shqiptarë të moshave të reja (79 për qind e tyre) duan ta lënë përgjithmonë vendin e tyre.
Më lejoni të shpjegohem.
***
Së pari, të paktën dy herë deri më sot, rrethanat jetësore e kanë bërë të mundur për mua që të shpërngulesha familjarisht—dhe përfundimisht—nga vendi im, duke punuar në profesionin tim, në institucione e pozicione dinjitoze, në dy prej vendeve më të zhvilluar të Perëndimit: në vitet 1990, në Holandën libertine (ku mund të kisha vazhduar të qëndroja me punë në Institutin e Studimeve Sociale në Hagë) dhe, në gjysmën e dytë të viteve 2000, në Shtetet e Bashkuara, ku kam fituar gradën PhD në njërin prej universiteteve më të mirë të atij vendi—University of Noth Carolina në Chapel Hill—dhe ku mund të kisha vazhduar të punoja si profesor i sociologjisë dhe i marrëdhënieve ndërkombëtare në Eastern Michigan University, nga ku edhe u ktheva në Shqipëri, në vitin 2008. Në të dy rastet, mundësitë e qëndrimit kanë qenë tërësisht reale dhe, nëse vendosa të kthehem në Tiranë, kjo ka qenë tërësisht zgjedhja ime, e motivuar, sigurisht, edhe nga rrethana familjare.
Skeptikëve, të cilëve kjo histori personale mund t’u duket jo fort e besueshme, u them se, ndër të gjitha zgjedhjet që mund të kisha bërë 25 vite më parë në Holandë, apo 10 vite më parë në Shtetet e Bashkuara, zgjedhja që bëra ka qenë më e mira, si nga perspektiva e atëhershme, ashtu dhe nga perspektiva e sotme. No regrets whatsoever.
Ka pasur e ka edhe shumë të tjerë, të cilët, njëlloj si unë, pasi kanë kryer studimet dhe janë doktoruar në Shtetet e Bashkuara, ose në vende të tjerë perëndimorë të zhvilluar, kanë vendosur të kthehen në Shqipëri. Shumë prej tyre janë mjaft më të rinj se unë në moshë, çka do e kish bërë edhe më të lehtë për ta mundësinë për të qëndruar e punuar në ato vende ku ata kanë studiuar e janë doktoruar. Unë kam kënaqësinë të punoj me disa prej tyre, të cilët i kam kolegë në New York University of Tirana. Edhe pse këta, me shpenzimet e familjeve të tyre e jo të shtetit shqiptar, kanë fituar gradën PhD në universitete amerikanë, ose në vende perëndimorë, si Britania e Madhe, Franca, Austria, Japonia apo Italia dhe një pjesë e tyre kanë moshën e fëmijëve të mi, ata, gjithashtu, kanë zgjedhur të kthehen në atdhe, në shkëmbim të asnjë bonusi, që çdo qeveri shqiptare duhej t’ua kishte ofruar bujarisht.
Nëse, në një shoqëri si e jona, e cila, për shkak të rënies së ndjeshme të lindshmërisë dhe migrimit të moshave të reja, po plaket përherë e më shumë, u japim bonuse nënave që lindin fëmijë, që popullsia e vendit të fillojë sërish të rritet, si deri tridhjetë vite më parë, a nuk duhet menduar të shpërblehen të gjithë ata individë, djem e vajza të këtij vendi, që, pasi fitojnë gradën PhD në Shtetet e Bashkuara ose në universitete të tjerë perëndimorë shumë të mirë, kthehen në atdheun e tyre, në mënyrë që të rritet edhe popullsia më e arsimuar e vendit, në radhët e së cilës gjenden shkencëtarët e sotëm e të nesërm shqiptarë?
Kjo do të ishte një politikë e mençur, të cilën Kina ka më shumë se një dhjetëvjeçar që e aplikon me sukses, duke tërhequr mijëra të rinj kinezë të doktoruar në universitetet amerikane për të punuar në industritë dhe në administratën e saj. Është një fakt i pranuar gjerësisht se, suksesi ekonomik i mjaft vendeve aziatike, veçanërisht i Kinës, në këta dy-tre dhjetëvjeçarët e fundit, i detyrohet shumë “forcës së shembullit amerikan, depërtimit të kapitalit amerikan (dhe kapitaleve nga vende të tjerë të zhvilluar), si edhe arsimimit që legjione të tëra kinezësh kanë marrë në universitetet më të mirë amerikanë” (Rajan Menon, “Pax Americana and the Rising Powers”, Current History, 2009 108, 721: 353).
Qeveria shqiptare mund të mësojë prej eksperiencave të tilla. Në këtë kuadër, ato pak bursa të ekselencës, që qeveria shqiptare u jep të rinjve tanë për të studiuar në disa prej universiteteve elitë të Perëndimit, nuk duhen dhënë për të kryer studime në nivelet Bachelor apo Master, por vetëm për studime doktorale, madje në ato fusha të shkencës e të dijes, që janë prioritare për zhvillimin ekonomik, teknologjik e shoqëror të vendit tonë.
***
Së dyti—dhe ky gjykim bazohet në formimin tim akademik në sociologji dhe në përvojën jetësore të këtyre 30 viteve të fundit në ushtrimin e kësaj disipline si profesion—“zbulimi” i sipërpërmendur i Gallupit për Shqipërinë është jo thjesht i dyshimtë, por i pavërtetë. Cila mendje e shëndoshë mund ta besonte se, për shkak të “varfërisë dhe mungesës së shërbimeve publike”, Shqipërinë e sotme duan ta lënë katër të pestat e popullsisë së saj në moshë të re, njëlloj si Sierra Leonen, Liberinë dhe Haitin, që janë ndër vendet absolutisht më të varfra të planetit dhe prej një kohe të gjatë të rrënuara nga luftëra civile?!
Unë insistoj se “gjetja” e mësipërme e Gallupit është tërësisht e pavërtetë dhe dëshiroj të ofroj dy arsye të rëndësishme.
Arsyeja e parë ka të bëjë me Shqipërinë, më saktë me mënyrën se si dhe nga kush kryhen sondazhet e opinionit në vendin tonë, edhe kur ato financohen e organizohen nga institucione e organizata të specializuara e shumë të njohura—me fjalë të tjera, me besueshmërinë e rezultateve të tyre.
Në vitin 2007, kur jetoja e punoja në Michigan, Ronald Inglehart, profesor në Universitetin e Miçiganit në Ann Arbor dhe Drejtori i njohur i projektit të famshëm “World Values Survey”, më pat thënë se, të dhënat e mbledhura për Shqipërinë për atë projekt ishin tërësisht të pabesueshme, të pangjashme me ato të asnjë vendi tjetër, sikur ne, shqiptarët, t’i përkisnim një tjetër qytetërimi, ose të vinim nga një planet tjetër. Sipas tij, arsyeja duhej të ishin mungesa e profesionalizmit dhe moskorrektësia e atyre individëve (shqiptarë), që ishin ngarkuar—dhe paguar—për mbledhjen e atyre të dhënave në terren. Për këtë shkak, Inglehart më kërkoi që t’i sugjeroja, si bashkëpunëtorë në atë projekt, emra hulumtuesisht shqiptarë më të besueshëm sesa ata që ishin paguar për atë punë deri atëherë nga buxheti i atij projekti, më i madhi në llojin e vet deri më sot.
“Gjetja” e Gallupit për Shqipërinë, se gjoja katër të pestat e popullsisë së saj të re në moshë duan të largohen nga vendi i tyre, është gjeneruar po nga “hulumtues” shqiptarë të të njëjtit lloj si ata që sajonin të dhënat për projektin “World Values Survey”, si dhe, nuk kam asnjë dyshim, të shumë projekteve të tjerë, që janë financuar e financohen nga donatorë të huaj.
Të dhënat që mbledhin e ofrojnë si “fakte të vërtetë” një pjesë e mirë e “studiuesve” tanë të shkencave shoqërore dhe, veçanërisht OJQ-të e shumta që janë krijuar e mbahen në këmbë me donacione të huaja, i kanë bërë një shërbim shumë të keq imazhit të vendit e të popullit tonë në Perëndim. Një pjesë e madhe e tyre na paraqesin ne, shqiptarëve, si një popull që nuk e do vendin e vet dhe është i gatshëm ta braktisë atë në rastin më të parë, si burra që i rrahim gratë, si meshkuj që i vrasim të dashurat tona, si një popull që prodhojmë veç prostituta për tregun europian dhe kriminelë të çdo lloji. Mjafton të prodhosh “statistika” të tilla, që “provojnë” se dhuna në familje, prostitucioni dhe krimi janë problemet më të mëdha të shoqërisë shqiptare, që të “sensibilizosh” donatorë nordikë, holandezë e të tjerë për të mbajtur gjallë OJQ-të e panumërta shqiptare, paçka se në këtë mënyrë të pandershme imazhit të vendit e të popullit tonë në Perëndim i bëhet një dëm kolosal.
***
Ka edhe një arsye tjetër për të mos i besuar “zbulimit” të Gallupit. Edhe pse përpunimi i metodave dhe i teknikave të sondazhit të opinionit publik në shkallë të gjerë (large-scale probability surveys) ka qenë ndoshta një ndër inovacionet më të rëndësishme në fushën e hulumtimeve në shkencat shoqërore në shekullin e 20-të, “shkenca e sondazheve” përjeton sot një krizë epistemologjike. Kjo krizë nuk duhet të na habisë. Sot jetojmë në një botë të ndryshme nga ajo e 70 apo 30 viteve të shkuara. Zhvillimi i teknologjive të reja të informimit e të komunikimit dhe, veçanërisht, shtimi i telefonëve celularë dhe përdorimi gjithnjë e më gjerësisht i tyre në një botë të dixhitalizuar dhe gjithnjë e më multikulturore kanë bërë që metodat analoge, bardh e zi, të përdorura deri më sot në sondazhet e opinionit publik, të humbasin efikasitetin dhe saktësinë e tyre. Kjo reflektohet në numrin përherë e më të vogël të njerëzve që u përgjigjen pyetjeve të sondazheve dhe të atyre që, nëse përgjigjen, preferojnë të mos i përgjigjen çdo lloj pyetjeje, çka ndikon drejtpërsëdrejti në rënien e cilësisë së të dhënave të sondazheve dhe në atë që quhet “gabim i matjes” (measurement error).
Vetë Gallupi, që është organizata më e madhe për sondazhin e opinionit publik, me tërë përvojën dhe sofistikimin e metodave e të teknikave të veta të hulumtimit, ka gabuar mëse një herë në “matjen” e opinioneve të qytetarëve amerikanë dhe parashikimin e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara: në vitin 1948, kur parashikoi në mënyrë të gabuar, në zgjedhjet presidenciale të atij vitit, humbjen e presidentit demokrat në detyrë, Harry Truman, ndaj kundërshtarit të tij republikan Thomas Dewey; në vitin 1976, kur, po në mënyrë të gabuar, parashikoi fitoren e Gerald Ford-it ndaj kundërshtarit të tij demokrat Jimmy Carter; në vitin 2012, kur po gabimisht parashikoi fitoren e kandidatit republikan Mitt Romney ndaj rivalit të tij demokrat Barack Obama për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, apo në vitin 2016, kur parashikoi se Donald Trump do të humbiste në zgjedhjet presidenciale të atij viti.
Nëse ky gjigand i industrisë së sondazhit të opinionit publik gabon në Shtetet e Bashkuara, megjithë teknikat e sofistikuara dhe një armatë hulumtuesish profesionistë të kualifikuar që ka, mendoni se sa të gabuara mund të jenë “gjetjet” e kësaj organizate në një vend si Shqipëria, ku ekspertiza në këtë fushë mungon thuajse tërësisht dhe, po kështu, edhe etika profesionale në kërkim. Përvoja dhe arsyeja më thonë se frika, e “konfirmuar” nga Gallupi—dhe që aq shumë amplifikohet nga mediat dhe organizitatat “jo” fitimprurëse—se rreth 80 për qind e shqiptarëve në moshë të re duan të largohen përgjithmonë nga vendi i tyre është krejt e pabazuar.
***
Shqipëria vazhdon të jetë një vend i varfër, por ajo nuk po varfërohet më tej, siç pretendojnë opozita dhe disa gazetarë që vetë jetojnë në një luks që do e kishin zili shumë nga të ngjashmit e tyre në Perëndim. Përkundrazi, të gjithë treguesit dëshmojnë se Shqipëria është zhvilluar shumë në këta 10-15 vitet e fundit dhe vazhdon të zhvillohet me ritme jo të ulëta. Propaganda e partive opozitare mbi gjoja varfërinë ekstreme në masë është ndonjëherë kaq në mënyrë flagrante e ekzagjeruar, saqë edhe kur, me të drejtë, ato vënë në dukje problemet reale që ka vendi, bëhen të pabesueshme për qytetarët. Opozita harron, gjithashtu, se eksodi i shqiptarëve jashtë vendit nuk nisi në vitin 2013, kur në pushtet erdhën socialistët, por nisi në fillimet e viteve 1990 dhe njohu një valë të re në kohën e asaj marrëzie kolektive të frikshme në vitin 1997.
Unë besoj se, pavarësisht zgjedhjes që bëjnë një numër i madh njerëzish për t’u larguar nga vendi, zgjedhje që janë të detyruara ose të motivuara nga shumë faktorë dhe jo vetëm nga varfëria e jo gjithmonë për shkak të saj, këta nuk janë shumica e shqiptarëve, por një pakicë, masa e së cilës, fatkeqësisht nuk mund të dihet dhe as të mësohet nga “Gallup polls”.
Edhe pse është lënë në varfëri, duke pasur resurse të shumta dhe çdo mundësi për të qenë një vend i pasur, Shqipëria nuk është një vend që prodhon vetëm apo kryesisht dhunë, prostituta e kriminelë dhe nga i cili duhet ikur një orë e më parë. Shqipëria sot nuk është ai vend që përshkruante Gianni Amelio në filmin e tij shumë të debatuar, Lamerica, në fillimin e viteve 1990, dhe aq më pak mund të krahasohet ajo me vende të tillë, si Sierra Leone, Liberia apo Haiti, siç bëjnë ata “analistë” shqiptarë që, verbërisht, pa vënë në punë arsyen, u besojnë “gjetjeve” të një sondazhi të Gallupit.
***
Është absurde të mendosh se 80 përqind e të rinjve shqiptarë duan të largohen nga vendi i tyre. Ç’do të thotë “duan” të largohen? Ëndërrojnë të largohen? Dëshirojnë të largohen? Parashikojnë të largohen? Planifikojnë të largohen? Përgatiten të largohen? E shohin largimin si një mundësi?
Këto nuk janë e njëjta gjë. Nëse katër të pestat e tyre duan të largohen nga vendi i tyre, përse nuk janë larguar deri më sot, ose përse nuk largohen? Nuk i kanë mundësitë të largohen? Nuk janë të sigurtë nëse duan ose jo të largohen? Janë të pasigurtë për atë çfarë i pret në atë vend të huaj ku mund të dëshirojnë të vendosen si emigrantë të paligjshëm? Shumë prej tyre, me siguri, kanë dëgjuar nga të tjerë emigrantë shqiptarë se jeta jo për të gjithë në Perëndim, madje as për një pjesë të mirë të popullsisë vendase, është la dolce vita që ata mund të kenë ëndërruar? Mua më kujtohet fare mire kryeministri italian në fillim të viteve 1990, Giulo Andreotti, i cili, i shokuar nga eksodi i refugjatëve shqiptarë në atë kohë, përmes stacionit televiziv RAI i bëri thirrje popullit dhe rinisë shqiptare që të mos e shihnin Italinë si një vend të bollëkut për këdo. Jean Claude Juncker, aktualisht President i Komisionit European, gjithashtu, në vitin 2005, kur ishte kryeministër i Luksemburgut, është detyruar të pohojë se “Europe no longer makes people dream”.
Unë jap mësim në një prej universiteteve të këtij vendi dhe jam përditë në kontakt me dhjetëra studentë. Një pjesë e vogël e tyre, pas përfundimit të studimeve në programet Bachelor, dëshirojnë të vijojnë studimet në universitete më të mirë në Perëndim. Kjo është veçse e natyrshme, madje edhe një trend që vihet re thuajse në të gjithë vendet e Europës Lindore dhe në shumë vende të tjerë. Por unë nuk kam dëgjuar ndonjë prej studentëve të mi të thotë se synon që të largohet një herë e përgjithmonë nga Shqipëria. Pjesa më e madhe e tyre synojnë të gjejnë një punë të mirë (ose një punë të paguar mirë) në Tiranë. Pjesa më e madhe e studentëve shqiptarë, gjitahshtu, mendoj se synojnë të njëjtën gjë.
***
Gjithnjë më kanë pëlqyer dhe i kujtoj fjalët me të cilat miku im, Peter Lucas, gazetar në Boston, i përmblodhi përshtypjet e veta nga vizita e tij e parë në Shqipëri, në vitin 1986: “Shqipëria ka gjithçka që i duhet për t’u bërë një vend i vogël i madh, ose një vend i madh i vogël” (Albania has all it needs to become a great little country, or a little great country”.
Lukas kishte parasysh Zvicrën. Por a nuk ishte po Zvicra ai vend, të cilin Sami Frashëri, plot 120 vite më parë, në librin e tij Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet (1889), e shihte si modelin e një Shqipërie të pavarur europiane?
Një Shqipëri europiane, si Zvicra! Ideali i rilindasit të madh të kombit tonë 120 vite më parë! A kemi mbetur vallë 120 vite pas?
Ndoshta. Por Shqipëria nuk është e dënuar fatalisht të mbetet ky vend që është. Ajo ka gjithçka që i duhet për t’u bërë ai vend që ëndërronte Sami Frashëri, i pasur dhe i denjë për të qenë pjesë e familjes së vendeve europiane.
***
Njerëz që largohen—dhe ikin për të mos u kthyer më—si në çdo vend, edhe në Shqipëri, ka pasur e do të ketë në çdo kohë. Në periudha të ndryshme gjatë shekullit të 20-të miliona njerëz kanë lënë vendet e tyre, vende më të zhvilluar sesa vendi ynë—Suedinë, Italinë, Greqinë. Madje edhe mijërat e refugjatëve shqiptarë që mësynë ambasadat e huaja në Tiranë, në korrikun e vitit 1990, ose që pushtuan anijet për t’u larguar në Itali në pranverën dhe në verën e vitit 1991, nuk ishin një fenomen unik shqiptar, që bota e shihte për herë të parë. Mijëra azilkërkues dhe emigrantë ekonomikë ishin larguar nga Republika Demokratike Gjermane, nga Polonia, nga Hungaria, nga Çekosllovakia dhe nga Rusia përpara se “shqiptarët e anijeve” (“the boat people”, siç u cilësuan ata në reklamat e Benetton-it), tërhoqën vëmendjen e mediave botërore. Valë të tëra emigrantësh u larguan nga Italia, nga Greqia, nga Skandinavia dhe nga Europa Perëndimore e Jugore në fillim të shekullit të 20-të, si dhe në periudhën midis dy luftërave botërore. Me kohë, sidoqoftë, migrimi ekonomik dhe migrimi i trurit nga këta vende ranë dhe ata u bënë vende të zhvilluar të një Europe të zhvilluar.
Unë kam bindjen se pjesa më e madhe e shqiptarëve, përfshirë dhe ata në moshë të re, duan pikërisht këtë dhe dëshirojnë të jetojnë e të punojnë në Shqipëri, për të ardhmen e vendit të tyre, e jo ta braktisin atë për një jetë të vështirë.
Ne rrjedhen e zhvillimeve te nje vendi, perpjekje te tilla pozitive dhe sporadike si ky artikull apo deklarata shqetesimi nga rrogemarres aktuale shteterore jane te natyrshme, jane pjese e se teres por qe nuk mund te ndikojne sado pak ne rezultanten e cfare po ndodh
Cfare po ngjizet gjithmone e me teper ne subkoshiencen e popullit tone?
– Ne kete vend nuk mund te jetohet – kjo eshte motoja e shqiptareve sot
Kjo gje verehet dukshem kudo, nje popull i lodhur, nga varferia, i zhgenjyer nga kushdo, pati mjaft njerez naive qe shpresonin se ardhja ne pushtet e rames do rregullonte dicka (?! Sikur nuk e njohen cfare beri si kryebashkiak me lejet e ndertimit) dhe kur e pane qe bllofuan perseri iu turren masivisht emigracionit
Jemi gjeografikisht prane nje Europe qe mesataren e rrogave e ka mbi 2000 apo 3000 euro, kur ketu nuk eshte as 300 € per personat qe gjejne pune, cfare vlere do kishin moralizimet ketu?
Maja e nje piramide nuk mund te ndikoje bazen e saj asnje lloj drejtuesi (edhe sikur mrekullisht te arrinim te prodhonim pertej mundesive tona ndonje shtetar per te qene) ne kete vend nuk mund te ndryshoje gjendjen, trendin.
Jemi ne piken ku kemi provuar gjithcka
Ne 1990 permbysem sistemin, (ra vete jo se mundem ne ta permbysnim) se i kishte ky fajet per prapambetjen, por tani pas tre dekadash doli se shkaku i vertete i kesaj prapambetjeje qenka vete populli yne, jo sistemet
Pasi pra kemi ezauruar te gjitha shanset, nderrimin e sistemit, eksperimente te deshtuara te ekonomise se tregut, i provuam te gjitha llojet e monstrave politike qe mund te prodhoje nje popull tani shprese nuk ka më
Eshte momenti kur populli njeh veten, dhe mbijetesen e gjen vetem duke i turrur individet ne perendim per te vazhduar keshtu procesin e ikjes,
E ikjes nga vetvetja
Dhe cfar ngjizet ne subkoshience ndodh ashtu si u ngjiz deshira per renien e komunizmit ne Lindje dhe qe u duk sikur ra papritur.
Per tu futur ne parashikimet super optimiste (dhe jo realiste) te Bankes Boterore per pergjysmim te popullsise ne vendin tone pas nje shekulli duket se te vetmet menyra per te ruajtur popullsine ne tredin e ketyre optimistlleqeve do ishin stopimi i eksodit shqiptar per shkak te ndryshimit te rendit ekonomik boteror (polarizimi i tejskajshem i pasurive, gje qe e ben te pashmangshme nje goditje te pariparueshme te sistemit financiar boteror) ose mbyllja e kufijve, dicka kjo e paperceptueshme sot dhe qe do ngjante me kthimin ne nje lloj diktature.
Nuk e lexoj dot kete Tarifen…!
Jo se shkruan gjat….jooo.
Por se eshte Bosh……ne cdo fjali…..ne cdo paragraf….ne cdo artikul
Eshte si ajo Mataraja(Bidoni) Bosh, qe i bie pak me gisht, dhe nga tingulli e kupton qe ska gje brenda, pa patur nevoj ta Hapesh.
Keshtu qe e shtyn tutje me kembe, duke vazhduar te degjosh zhurmen e Bidonit bosh, qe rrokulliset neper gure.
Po pse dreqin komenton pikerisht shkrimet e tij, do thoni ju, me te drejte???!!!
Sepse tipa te till Sofist, pa bosht dhe pa palce, na ndosin ambientin virtual dhe ate real.
Sepse, te nxitur nga interesa te shkurtra financiare, duan te legjitimojne Te Keqen qe na ka zene, si nje te mire qe mezi na ka ardhur edhe ndihmen e ketij Mediokri.
Sepse ky dhe padroni i tij fshatar Qili, diktuan hartimin e nje Ligji antishqiptar te arsimit te larte, qe e shnderron arsimin ne biznes si ai i Qofteve, ose ne rastin ne te mire si Pazari Cham.
Sepse eshte aq i pacip kur sulmon figura publike, Intelektual te vertet, dhe po kaq i pacip kur ju lepihet se ja do interesi…
Dita, ne gjykimin tim, keto kohra eshte pozicionuar Qarte ne favor te Interesit Publik, ashtu si duhet te pozicionohet nje Media vertet e Pavarur.
Ndaj dhe se kuptoj pse dreqin na i publikon perdite shkrimet Sofiste te Papalce te keti Tarifistit……
Mos…Ndoshta e ka per “te prishur syrin”….ne vend te hudhres domethen??
Projektet e sondazhet kryhen nga te njejtat OJQ jete e mot! Ne 27 vite tranzicion “donatoret” dhurojne pare per te sensibilizuar kete popull “te varfer, te paditur, te padale, etj etj”. Projektet ne keta 27 vite kryhen vecse per “mbledhje te dhenash” te cilat cojne ne “ndergjegjesimin” e ketij populli ‘te humbur e derdimen”. Dhe u intereson qe te nxjerrin te dhena te tilla qe te legjitimojne nevojen e pasjes se projekteve te tille te njepasnjeshem cdo 2-3-5 viteve. Afermendsh se po raportuan qe ky popull po ecen me ritme te shpejte, ngelen pa pune si donatoret e huaj te cilet jetojne ketu ne Shqiperi si ne parajse me rroga mujore marramendese po ashtu edhe peshqit e medhenj e te vegjel te OJF-ve (gjithmone te njejtat OJF, te njejtin staf e eksperte te cilet ne shumicen e rasteve ekzistojne vecse ne listepagese e asnjehere fizikisht).
HAHAHAH
E çfar vlere ka se çfar mendon ky autor?
E çfar vlere ka se çfar deshiron ky autor?
Tamam keshtu ndodh Profesor.
Kjo eshte me se e vertete, Profesor.
Te gjithe e dine por cfare shkruani ju në kete artikull eshte me se e vertete.
Respekt,
Zana, ish studentja juaj
Me ate shembullin e studenteve kinezeve ja ke fut kot, jo per gje po per studentet qe vijne nga kina eshte shume e veshtire te qendrojne ne USA pasi kane perfunduar studimet pasi vizat e punes per ta jane shume te pakta dhe jepen me sistem llotarie, mundesia tjeter qe te qendrojne ne USA eshte te sigurojne kontrate pune e cila nuk eshte dhe aq e kollajte dhe nje numer shume i vogel perfitojne. Shume studente kineze ne USA kthehen ne Kine pas internshipeve jo nga qejfi por nga halli, dhe besoj e kupton se si ndihet nje student kinez i cili ka shijuar lirine amerikane dhe kthehet ne kine ku dhe per te bere search ne google duhet leje nga partia. mo na hap barkun shoku fatos me keto fatosizma shqiptareske..
“Mos pyet te diturin,por te vuajturin”-ka thene populli!
Analfabet dhe fukara ka qene populli yne,por i zgjuar dhe nuhates i sakte i realitetit ne vend!
Ja ky Tarifa i zgjuar eshte,me siguri jo fukara dhe prandaj ky nuk e njeh realitetin dhe perdor sofizmin per te na mbushur mendjen se po jetojme mire!
Doemos qe bark ngopuri kurre nuk e kujton bark pangopurin keshtu qe edhe Tarifa ploteson keshtu vetem imazhin e tij e jo hallin tone!
Nje pyetje Tarifes:
-Cfare duhet pas 28 vjetesh rropatje per buken e gojes,per drejtresi,per shtet ligjor,per humanizem etj duhet te presin shqiptaret,qe t’u mbushet mendja se ketu ia vlen te jetohet?
Une te rreshtoj ty se sa poshte ka rene vendi keto vite dhe ti me rreshto mua se cfare te mirash kane ardhur?
Krahasoji te gjitha fushat e jetes ne te dy sistemet se kur kane qene me mire shqiptaret si ne arsim,shendetesi,bujqesi ,industri,drejtesi,mjedis,barazi shoqerore,humanizem,miniera,korrupsion,krime,prostitucion,droge,trafik armesh,organesh etj,etj?
Leri denglat Tarifa se njerezit nuk jetojne me mesartare arithmetike qeveritare,por secili per shtepine e tij!
Veliaj thote se ka ndertuar 10 cerdhe e kopshte,30 kende lojrash e lulishte,ka shtruar 40 rrugica ne Tirane,ka mbjelle 100 mije peme etj,etj,por mua asnje nga keto nuk me hyne ne pune se atje ku jetoj une Veliaj nuk ka bere asnje prej tyre!
Dhe jetoj 3 km larg zyres se tij ,ne Yzberisht(Astiri),qe per 50 mije banore dhe 5 mije femije nuk ka asnje cerdhe,asnje kopesht,asnje kend lojrash,asnje lulishte etj!
Tarifa:Pyet bark pangpurin e jo bark ngopurin,qe te mbushe ty mendjen se si punon qeveria dhe bashkia!
Doni me per Belulin?E kam pasur ndihmes ne Ann Arbor dhe me ndoqi pas ne Karolinen e Veriut.Nderohej nga gjithe profesoret amerikane te Veterinarise megjithese ndiqte kurse filozofie.Nuk rrinte kurre pa me pyetur sa do ta bejme tarifen kur te kthehemi ne atdhe.Eh Belul Belul,ktheu mos me zhgenje e mos u bej GALLUP
C’flet ky mo?
Eshte absurde qe te kete te rinj te nos duan te ikin! Cfare te ardhme kane te rinjte ketu? Vetem po i kane mamin e babin me pushtetin dhe jane pjelle kontrabandash
Te gjithe duan te ikin nje ore e me pare
Imagjinoni te rinj qe nuk mund te fillojne jeten, pa pune e pa leke. Ku te rrine, ne Call Center?
Kete popull e mban emigracioni, se po te jete per shtetin, shteti eshte i siguruat ne llogarite te bankare te Kaymanit dhe ketej na tregon kerbacin te paguajme taxat
Zoti Tarifa ..
Faleminderit qe propogandon ,qe te rinjte ,femijet tane te rine , e te punojne ne Shqiperi ..Jam dakort ne parim .,Por realiteti eshte ndryshe Nuk eshte vetem varferia ,kjo personalisht per mua eshte sekondare . Por primare eshte mos pasje ,te mare me dhune e DINJITETIT .jane me shume faktore negative ,se kjo .lexoni me kujdes me poshte ju lutem Z Tarifa .
Kam femine tim ,qe ka bere , qe nga klasa e ketert fillore e deri ne fakultet ,studimet ne nje shtetet me potence e me tradite te Perendimit ..Ka qene ne gjimnaz ,e ne fakultet ,studenti me i mire i te gjitha koherave ,qe kur jane themeluar gjimnazet e universitet .(Mos ma quhani mendjemadhesi ,por eshte dhurate e zotit ). Sinqerisht nuk eshte merita e ime ose e e gruas time ,por ne jemi vetem krenar ,kjo eshte e verteta dhe realiteti .Tani ndonese eshte rreth te 40 ,ka mbaruar dy specialitete ,semundje te brendeshme dhe kardiollogji ,.Dhe jane raste te rralla ,se zakonisht mjeket mbas universitetitte mjeksise ,shkojne direkt psh kardiolloge ,ose gjinokologe e tj Tani eshte ne nje pozicion qe ka nen vehte shume mjeke te tjere , qe jane edhe ne prag te pensionit .Di ,zoteron , me gjithe gjuhen shqipe te nenes ,9 gjuhe ,ne menyren me brilante .Me fal z Tarifa , nuk dua te mburrem ,se nuk i hyne me te drejte asnjeriut ne pune dhe duket si mendje madhesi ,por u zgjata me kuptuar me shume thelbin e ceshtjes , ku do e shtjelloj me tutje ..
Kur ishte ne vit te katert ne mjeksi ,i thashe ,e provokova , se cfare bluante ne koke femija i im ,per atdheun ,ndihmen e tj e tj ,:::Me qe je shume mire ne mesime dhe studjon ne nje nga fakultetet me me ze ne bote ,mbasi te mbarosh dhe specializimin .shko ne shqiperi te punosh si mjek ,dhe te ndihmosh ate popull te mjeruar e te raskapitur .Pergjegja i nderuar Z Tarifa ishte rrufe .Direkt pa u menduar mu pregjegj ,,HARROJE Shiperine nuk shkoj ..Ma sqaro i thashe , ma argumento..
Babi vazhdoi femija , nuk me ben pershtypje ,zhuli ne Shqiperi ,nuk me bejne pershtypje rroga e vogel ,nuk ka rendesi personalsht per mua , rruget mizerje me gropa ,nuk me ben pershtypje ikja e dritave , ushqimi i pa kontrolluar ,ikja e ujit e tj e tj se jemi mesuar .Por mbi te gjitha ,dhe kjo eshte kryesorja , me ben pershtypje mos finksionimi i shtetit ,i mos zbatimit te ligjit ,korrupsioni galopant ,e eshte jo per pa aftesi ,por kultivohet me koshjence nga politikanet mbare Shqiptare , ku po tme kuptosh me mire e baba ,kjo me nje fjale ,eshte e barabarte ,ose quhet ,me te rrembyer politikanet me dhune DINJITETIN ,dhe pa DINJITET ,nuk e konceptoj dot jeten e punen time ne shqiperi ,ose edhe ne ndonje shtet tjeter kudo qofte .???? Kjo , Zoti Pr Tarifa , ishte provokimi i pare e i fundit dhe te tjerat kuptoini vete ..
Nderime z Tarifa ,dhe faleminderit propogandes mire suaj , ne dobi dhe ne interes se atdheut tone te dashur.
Je I vetmi Tosi, që flet troç dhe ngre guximshëm probleme sa serioze dhe reale. Të lumtë që U bie OJQ ve si sajesa individësh, për të fituar para nga ndërkombëtarët e dyshimtë
Qe shqiptaret e duan Shqiperine e dine te gjithe pervec injoranteve dhe atyre qe duan te paraqiten si mosnjohes Problemi eshte tek mbyllja e burimeve ekonomike por dhe atyre sociale gje qe con padyshim ne deshperim qe paraqitet ne ‘mosdashje’kur te kete mbaruar procesi i shtrezimit shoqeror natyrshem do te kete tjeter qasjeAtehere dashuria per Shqiperine do te soqerohet me solidaritetin social si nje proces i natyrshem njerezor se deri tani te gjithe shqiptaret kane shpresuar per medalje ari kur ajo vetem nje eshte
IT IS ECONOMY STUPID!
Prof. Tarifa, nuk besoj se je aq budalla sa mos kuptosh se perse 79% e te rinjve shqiptare sot duan te largohen nga Shqiperia! Kjo nuk ka lidhje me Shqiperine si atdhe por me ato qe qeverisin Shqiperine, KAQ! Mos luaj rolin e naivit te shtirur.
— Konstatimi dhe shqetsimi juaj [ ”Gallupi genje”- ”pse largoohen nga shhqiperija”] eshte me se i drejt . POR ,,..ini shum vone. ..Megjithe se , me mir vone se sa kurre [hic]
—” Gallupet”, ne Shqiperi, ”punen e tyre” te gjithesojshme me rreze te larget, duhet ta kene filluar te pakten ne mes te viteve 80. ..Gradualisht nxiten metoden e” vete helmimit” me synim te larget ”vete mbytje”, ”vete asgjesim” dhe sot rezultati dihet. ……………
— Ne se zerat si ky juaj , vine te vaket , s’marin forcen e duhur , argumentin, s’japin rruget e zgjidhjes ; me keqardhje [por rreziku i shperberjes kombetare dhe i tjetersimit te trojevee nuk do te jete shume i larget .
”Gallup-aqisit”; ”Gallup-ovet”; ”Gallup-ovicet”, etj … kane bere e do bejne ”punet e tyre”, ;
— ”Kuajt e Trojes ” , kane kohe qe punojne te kapin , [te zotrojne , drejtojne ] tere sistemin piramidal te shtetit , te drejtimit, te edukimit anti shqiptar …etj . Shqiperia , kudo trevat e saj , RREZIKOHEN TE MARIN RRUGEN PER ”JANINE” , TE SHPERBEHEN , TE TJETERSOHEN ….[ pra ,, DREJT ”SHPREHJES GJEOGRAFIKE” TE BISMARKUT”.
— Mbas 120 vjetesh, ti referohesh SAMI FRASHERIT se si duhet te ishte [jete] Shqiperia [, DHE SI ESHTE TELENDISUR keto 30 vjet,] tingellon teper fyese .
– NJerzit e dijes dhe shkences, organizimet shkencore, ne teresi inteligjenca e deri fund-viteve 80 u goditen, demtuan, u braktisen e u varferuan me tej , u injektuan e u helmatisen me frymen disfatiste ,te mohimit, te mosbesimit e te vrasjes shpreses se ”Shqiperia nuk do te behet . ”…”nuk behet me ky vend ”etjj etj..
— Shqiptaret perjetuan nga afer djegiet , shkaterrimet, mohimin, percmimin e cdo gjeje qe ish arritur , thirrjet per ta filluar nga zero. mbyllen e cdo perspektive.
E gjithe ”ARTILERIJA” E LEHTE DHE RENDE, mediatike e progandistike , nga brenda dhe jasht shqiperis u perdor per ta shkaterruar e nxire realitetin dhe perspejtiven e atij vendi, me qellim cpopullimin, braktisjen pa kthim.
— TRURI I DJES, INTELIGJENCA ME E SHENDOSHE U POLITIZUA , U PERCA E COPEZUA .. , NDRYSHIMET, LEVIZJA STUDENTORE DHE AJO DEMOKRATIKE , NE TERESI nuk u paraprine dhe udhehoqen nga nje strategji e platforme gjithe dimensionale , e qarte, e studjuar dhe argumentuar shkencerisht..KU ISHIM, CFAR ISHTE OSE JO E DOBISHME DHE KU dhe KUR DUHET TE ARRIHEJ.
— Lereni SAMIUN DHE PLEJADEN E TIJ , Ne ato kushte e rrethana teper te veshtira, obskurantiste e mresjetare ATA RILINDEN SHQIPERIN QE KEMI.
— Nuk ndreqen gjerat me PENA TE VECANTA , DUKE ” QELLUAR” CDO NJERI , VEC E VEC , NGA LLOGORJA E TIJ , KUR E SI TI SHKREPET , SA DO TE AFTE E TE GJEZDISUR QOFSHI JU,
— Nuk zgjidhen hallet e problemet e vendit duke vendosur ne drejtim njerez te pa afte, pa pervoj, diletant. apo te pa ndershem, hajdute , kontrabandiste te vendi tyre .Por as me tuta e batuta, me poturre e atlete me vij.
— Nuk permiresohet gjendja e nje Shqiperije tashme te zvogeluar e rrudhur , te coptuar me tej ne dhjetra parti e e particka , qindra shoqata e fonddacione te dukshme e te pa dukshme, dobi prurese apo keq berese e te dyshimta. Aktualisht shqiperia nuk duhet te kete me shume se 3 -4 parti. si dhe duke vene nen mbikqyrje cdo lloje organizimi
— Nuk mbahen njerzit , rinija po nuk u hapen fronte ndryshme pune ne industri, ne prodhimin bujqesor, blegtoral, e fronte te tjera ..
— Me gjithe ate, le te jete zeri juaj nje thirrje per te bashkuar te gjitha mendjet , ne parandalimin e rrjedhjes se popullates , per zhvillimin e prosperitetin e vendit dhe hapjen e perspektives per rikthim.
Pershendetje Tomor Voda – NY – USA
—