Është një çmenduri e madhe kjo që po na ndodh në Shqipëri me politikën. Është e qartë që miliardat e harxhuara me propagandë dhe lavazh truri një rezultat do ta arrijnë: dhe ky rezultat është që sot ka mijëra njerëz që nuk arrijnë dot të dallojnë të mirën nga e liga, të drejtën nga e shtrembta. Por unë besoj se këta janë pak, pavarësisht se zhurmën e kanë të fortë.
Një pjesë janë njerëz kryesisht të painformuar dhe këta nuk po i futim në analizë. Pjesa tjetër kupton qartë që konflikti politik po kthehet në tragji-komik në Shqipëri. Del kryeministri i vendit dhe për çdo gjë akuzon opozitën. E thotë aq shumë dhe aq shpesh sa duket sikur e beson dhe vetë. I është bërë Edi Rama si gogol, u mbeti emri i tij në gojë atij dhe repetitorëve të tij pa mbarim. A është serioze kjo? E meritojmë këtë trajtim prej budallai që na bëhet? Jemi bërë që mbyllim televizorin dhe nuk duam më as të shikojmë e as të lexojmë media. Presim 23 qershorin, të ndryshojë kjo histori.
E pamundur të vazhdohet kështu. Gabuar qofsha, por ky që është kryeministër i vendit më duket njeri që funksionon vetëm në sherr dhe konflikt. Përfytyrojeni të qetë këtë njeri ose në rrethana normale. Me siguri do dukej shumë i çuditshëm. Mund të ketë çdo gjë në atë mendjen e tij të sëmurë, por qetësi dhe normalitet nuk ka kurrë. Na lodhi me këto luftërat e tij pa fund që kanë vetëm një qëllim dhe një rezultat: mbajtjen me çdo kusht të asaj karriges së kryeministrit. Po pse vallë, duhet të rrijë në atë karrige me kosto kaq të larta për gjithë këtë popull? Edhe sikur shkëlqyer të kishte punuar, a nuk është koha ta dorëzoë stafetën? Po, pse i pikur nga qielli është ky njeri që duhet të qëndrojë në pushtet sa të ketë jetë? Po për krimet që ka bërë nuk meriton të ndëshkohet? Pse duhet të vuajë një vend i tërë konfliktin, degjenerimin, varfërinë, ndjenjën vrasëse të padrejtësisë, vetëm që një individ i vetëm të plotësojë maninë e tij të frikshme për pushtet të përjetshëm me çdo kusht? A ju duket normale kjo atyre që mbështesin?
Email nga adresa: [email protected]
Ky nuk eshte vetem shqetesimi juaj, i nderuari letershkrues,ky eshte shqetesimi i gjithe shqiptareve te ndershem. Te ndershem, themi se ka plot njerez qe disa nga padituria, disa miope te kohes,disa qe duan te mbrojne interesat e ngushta personale edhe me ndonje vend pune te pamerituar,pajtohen me kete kryeministrin tone qe ne çdo mbledhje qeverie e nis punen me pergojimin e kundershtarit politik, Edi Ramen.Kemi mbi 20 vjet qe e degjojme: ” Lufte” me Fatos Nanon ,”Lufte ” me Ilir floririn, me Edi Ramen, me Presidentin e Republikes,me Prokuroren e pergjithshme,me…. me te gjithe qe nuk i vijne pas avazit te tij.Sa te jete ky Sali Berishe ,vendi yne nuk do te gjeje qetesi,vetem zhurma dhe perçarje do te kete midis shqiptareve. Prandaj 23 qershori duhet te jete nje 20 shkurt i ri,pra nje feste e re te çlirimit te Shqiperise nga diktatori i ri dhe i fundit stalinist, Sali Berisha.