Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, iu përgjigj sot në Parlament deklaratave të deputetëve të Partisë Demokratike lidhur me çështjen e abuzimeve me pagesat e personave me aftësi të kufizuar. Në fjalën e tij, Veliaj deklaroi se demokratët nuk kuptojnë asgjë nga matematika dhe se akuzat e tyre të deritanishme për pagesat e invalidëve janë jo vetëm të pabaza, por edhe qesharake.
“Mos kujtoni se duke qenë të varfër, njerëzit janë edhe injorantë dhe nuk i kuptojnë zullumet tuaja. Berisha është i vetmi kryeministër i globit që krenohet se është rritur numri i përfituesve të Ndihmës Ekonomike”, tha Veliaj duke përmendur faktin se gjatë qeverisjes së PD niveli i varfërisë në Shqipëri u rrit.
Ministri Veliaj përmendi se në datën 16 shtator, kur qeveria e re mori detyrën, në arkë nuk kishin mbetur 4 miliardë lek, siç pretendon PD-ja, por vetëm 747 milionë lek. Sipas tij, shuma prej 4 miliard lekësh që përmendet në deklaratat e PD-së nuk ka të bëjë fare me shumën që u gjet në arkë, por ato janë paratë e nevojshme për të mbuluar pagesat e invalidëve deri në fund të 2013-ës. Veliaj tha se demokratët ngatërrojnë atë çka u gjet në arkë me atë çfarë nevojitet për të mbuluar shpenzimet, duke shtuar se deri në fund të vitit nuk duhen 2-3 milion dollarë, siç pretendon PD-ja, por plot 40 milion dollarë.
Duke iu referuar shkresave zyrtare midis ish Ministrit të Punës dhe atij të Financave në korrik të 2013, Veliaj vërtetoi se paratë për pagesat e aftësisë së kufizuar dhe ndihmës ekonomike ishin harxhuar që tre javë pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Pra, më shumë se dy muaj para se qeveria e majtë të vinte në pushtet. Sipas këtyre shkresave, në korrik ish ministri Ksera i bënte me dije ish ministrit Bode se Ministria e Punës nuk ka më fonde të lira për të përballuar pagesat për aftësinë e kufizuar dhe ndihmën ekonomike, ndërsa Ministria e Financave i përgjigjej: “Gjeni zgjidhje brenda fondeve të miratuara në fillim të vitit”.
“Në 24 qershor, 84 ju duk një numër më i vogël sesa 56 e u turrët për të festuar fitoren. Kjo njohuri e thelluar matematike vihet re edhe në buxhetin e 2012-ës. Flisnit për rritje ekonomike dyshifrore e për Shqipërinë që renditej e dyta pas Kinës, e me të njëjtin fodullëk hartuat edhe buxhetin. Por, realiteti ua përplasi kokën pas murit dhe u detyruat ta rishikonit buxhetin jo pak, por dy herë brenda të njëjtit vit”, u shpreh Veliaj.
Ai shtoi se kriza e sotme është shkaktuar nga keqqeverisja e PD, e cila nga njëra anë lejoi shtimin në mënyrë abuzive të numrit të invalidëve, dhe nga ana tjetër, nuk akordoi për vite me radhë fonde të mjaftueshme për të përballuar të gjitha pagesat për këtë kategori. Kjo ka bërë që qysh në vitin 2010 personat me aftësi të kufizuara të mos marrin të gjitha pagesat që u takojnë me ligj.
“Dhe për këtë vit ju iu keni ngelur boxh personave me aftësi të kufizuar plot 2 miliardë e 102 milion lek. Por këtë borxh ju nuk e shlyet asnjëherë, por vendosët që muajt e papaguar të pagueshin në muajin e parë të vitit pasardhës, çka jo vetëm që e mbarti borxhin vit pas viti, por thelloi edhe deficitin vjetor të fondit të mbrojtjes sociale”, deklaroi Ministri Veliaj.
Më tej, ai shtoi se në vitin 2011 ky borxh ka qenë 2 miliardë e 861 milion lek, ndërsa në vitin 2012 ka qenë 2 miliardë e 956 milion lekë. E njëjta situatë paraqitet edhe për vitin aktual, pasi qeveria e mëparshme ka akorduar 4.1 miliardë lek më pak sesa nevojiteshin për të përballuar pagesat, dhe po t’i shtosh kësaj edhe borxhin e 2012 prej afro 3 miliardësh që u pagua gjatë muajve të parë të 2013-ës, del se diferenca reale është 7 miliardë lek më pak nga sa nevojiten.
…. Z.Rama,
do te largojme nese nuk mban premtimin dhene popullit – “KRIMINELI SALI NE BURG” !
Keta “cuna” te Plakut-Kurrizo-Kriminel S-Ali Bisha bejne “Trimin” duke shpresuar tek njerezit e tyre te Gjykatave dhe Drejtesise ….
Nuk e kuptoj Z. Veliaj pse nuk prononcoheni se kur do ti marrin leket invalidet por rrini duke i fajesuar paraardhesit . A keni ndonje plan ju sepse invalidet duan te hajne. te blejne ilaçe. te vizitohen, te paguajne drita e ule apo ti lene deri atehere kur ju do ti jepni parate ne janar.. A pritet pa fund . Pse nuk ka mundesi buxheti i shtetit te beje keto pagesa. Pse ju duhet tu presin 165000 invalide deri ne janar. Deri tani jeni treguar shume i papergjegjshem me veprimet qe po beni. Mbajeni mend se keto probleme do te rrezikojne karrigen tuaj te Ministrit edhe pse mendon se e ke shok Z. Rama.