30 fshatra në Punë janë pa energji elektrike prej tri ditësh. Banorët e komunave Blerim, Iballë e Fierzë po përballen me mungesën e energjisë elektrike prej ditës së enjte. Mungesa e korrentit u shtohet probleme të shkaktuara në këto zona nga temperaturat e ulëta dhe reshjet e borës. Ndërkohë, probleme me energjinë elektrike paraqiten edhe në Bajram Curri, ku banorët thonë se ndërprerjet janë të shpeshta.