Një aksident me pasojë plagosjen rëndë të një personi është regjistruar mesditën e djeshme në Pukë.
Sipas policisë së qytetit verior, aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Lum Shtylla”. Si pasojë e daljes nga rruga të një kamioni, ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i tij, 38-vjecari P. Biba.
Raportohet se gjendja e tij është tepër e rëndë, prandaj edhe u transportua me helikopter drejt Tiranës, për mjekim të specializuar. Policia vendore ka nisur hetimet në vendngjarje, për të zbardhur shkaqet e aksidentit.