Banorët e Fushë-Arrëzit protestojnë kundër firmës turke të nxjerrjes së bakrit në qytetin e tyre. Dhjetëra qytetarë pukjanë janë mbledhur në një protestë kundër firmës së nxjerrjes dhe përpunimit të bakrit BerAlb, e cila sipas tyre nuk u jep mundësi punësimi, por sjell punëtorë nga Turqia. “Firma nuk ka plotësuar kushtet e kontratës. Ajo sjell punëtorë nga Turqia, kur ne jemi këtu të papunë. Kromi nxirret dhe përpunohet në tokën tonë, ndërsa ne jemi të papunë”. Protestuesit kanë hyrë në ambientet e fabrikës dhe kanë nxjerrë jashtë punëtorët e minierës, duke bllokuar punën.
Mos e Ndalni protesten deri kur ti çoni ne fund te drejtat tuaja. U mbush ai vend plot me turq ma keq se para 200 vitesh. Pse mor vllezer nuk mesojme kurrë ne? Turqise nuk ja kena pa kurr hjrin vetem sherrin. Sa here vij anej ne muhabet me shoket thojne qe rruget i kane tuqit, minierat po tlekomin, metalurgjikun, hidrocentralet, shkollat, spitalet, naften etje. Nderroni edhe emrin shqiperise se ska ngel tjeter.
Kompania turke Beralb ka me koncesion fabrikën e pasurimit të bakrit Fushë-Arrëz, minierat e bakrit të Munellës dhe Lak Roshit.
Në fabrikën e pasurimit të bakrit janë punësuar 65 shqiptarë dhe 15 turq (specialistë).
Në minierën e bakrit Munellë të punësuar 9 turq dhe 161 shqiptarë.
Në minierën e Lak Roshit ka 41 shqiptarë dhe 5 turq.
Gjithsej firma turke ka punësuar 267 shqiptarë dhe vetëm 29 turq.