Letër e nënshkruar
Marku, lexues Pukë
Përshëndetje Dita! Është folur shumë dhe vazhdon të thuhet se Puka ka pasuri të mëdha mbi e nëntokësore. Të dhënat nga studimet e kryera, flasin se janë mbi 30 lloje mineralesh. Nga ditari i Edit Durham, lexojmë: ‘Pukjani ecën kembëzbathur mbi flori!’ Qëndron kjo thënie e ky konstatim. Nga minierat nxirreshin çdo vit 360 mijë ton bakër. Në punë ishin dhe dy fabrikat e pasurimit të bakrit. Edhe pyjet e Pukës, për nga sipërfaqja ishin me pasuritë më të mëdha në lëndën drusore në Republikë. E me gjithë këto pasuri, banorët e këtyre anëve ikin për më mirë, kur mund ta gjenin aty, në vendlindjen e tyre. Nëse i referohemi studiuesit Frang Bardhi, marrë nga ditari i tij, njihemi me të dhëna interesante. ‘Në vitin 1634, në fshatin Mërtur ishin 19 shtëpi. Sot, mbas më shumë se tre shekuj, po 19 shtëpi, ndërkohë që në vitin 1990, aty banonin 120 familje. Ikin banorët e këtyre anëve, edhe pse fare mirë mund të jetohet në Pukë. Faktet tregojnë se në zonat urbane nuk ndjehet kaq thellë kjo lëvizje, siç ndodhi pothuajse në të gjithë fshatrat veriore. Mbas një dekade pushimi e përgjumje të Qeverive tona, të majta e të djathta, vjen mundësia që t’i jepen me koncesion një kompanie Turke, për rehabilitimin, modernizimin, zhvillimin dhe shfrytëzimin e disa vendburimeve dhe objekteve të tjera të industrisë së bakrit dhe të kromit në rrethet Pukë, Mirditë e Kukës. Deri këtu duket se gjithçka po vihet në rrugë të mbarë. Por si në çdo koncesion të lidhur në kohën e Berishës së parë Kryeministër e në vijim, edhe ky u vërtetua nga një grup specialistësh se kontrata e bërë po shkelet nga pala Turke dhe me detyrimin që rrjedh nga detyra që kishin marrë për objekt kontrolli, por edhe nga thirrja e zërit të brendshëm, si specialista, po dhe si qytetar të këtij vendi, vendosën t’i drejtohen të parit të qeverisë z. Berisha, për rishikimin e marrëveshjes, me dy letra radhazi. Por ç’ndodhi më pas, merret me mend.
Nënshkruesit e letrave, këta specialistë të minierave, ndoshta se ‘futën hundët’ në punë të huaja, u larguan një herë e mirë nga puna. Me sa duket, të larguarit nga puna nuk e kanë ditur se një zë i ngritur është i dënueshëm sepse konsiderohet ‘ndotje akustike’. Po gazeta ‘Telegraf’ e datës 27 Janar, tollovinë e marrëveshjeve mes qeverisë tonë dhe asaj Turke, e quan masakër dhe për sa rrëfen më poshtë, e përligj këtë titull. Kompania Turke ka guximin të livadhisë me pasuritë tona kombëtare sepse marrëveshjet, në dukje brenda kornizave të ligjit dhe të hartuara në zyrat e Shtetit Shqiptar, po kur dëgjon se si nuk zbatohen, edhe pse duhet, në përputhje me ligjin, atëherë del në konkluzionin se të tilla marrëveshje janë prodhuar duke hyrë e dalë jo nga DYERT, por nga deriçkat e Shtetit. Dhe kjo është fatkeqësia më e madhe, kur vendime e marrëveshje me përmasa të mëdha strategjike, kombëtare e financiare, kalojnë nga deriçkat. Aty, mbas këtyre deriçkave, nuk është se gjen ufo, apo në pamje të sikletshëm. Përkundrazi, të rregullt e të kollarisur për bukuri.
Por këtu, këta njerëz, ndryshe nga ata që dalin nga dyert, kanë një tjetër mision. Këta flasin në emër të popullit e të ligjit, po në fund pjesa e luanit kalon për një grup fare të vogël. Të gjitha ato marrëveshje e vendime, që SHKB-të nëpër institucione po i zbulojnë me shkelje, janë produkt i deriçkave dhe zyrtarëve të paguar nga taksat e shqiptarëve aksidentalisht e padrejtësisht. Lufta ndaj tyre ka nisur, pa çka se efiçensa duhet më kualitative. Presim! Respekte! Marku, Pukë.
MOS PRIT FARE SE EDHE KALLOMI KA GJET MUHABETIN ME ERDOGANIN,,,,,,,,,,NUK DO NGACMOHET ASNJE KONTRATE QE KANE BERE FIRMAT TURKE ME SHTETIN,,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!!!! (THJESHT PJESEN QE MERRTE SRB DO TA MORI KALLOMI) >!
Ai ”kallam”Ti ”hosten,, per hyn jo te ”kallami’ por te vete”hosteni ” !!!1