Punonjësit e autostradës Tiranë-Elbasan protestë për pagat. Ata deklarojnë se nuk janë paguar që prej muajit qershor të vitit të kaluar.
Kjo situatë i ka shtyrë të nisin sot një protestë. Mësohet se në protestë janë hedhur edhe firmat kontraktuese për ndërtimin e autostradës.
Firmat nënkontraktore deklarojnë se kanë 300 mijë dollarë pa marrë nga shteti.
Protestuesit shprehen se do të përshkallëzojnë protestën nëse nuk paguhen. Nga ana tjetër përfaqësuesit e firmave nënkontraktore deklarojnë se iu është premtuar se do të paguhen, por nga ana tjetër kanë frikë se do t’i largojnë.