Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Puntorët shqiptarë trajtohen shpesh si skllevër
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Letrat e Lexuesve > Puntorët shqiptarë trajtohen shpesh si skllevër
Letrat e Lexuesve

Puntorët shqiptarë trajtohen shpesh si skllevër

anazapta
Published December 3, 2012
Share
SHARE

Në Shqipëri punëdhënësit e huaj i kanë trajtuar punëtorët shqiptarë si skllevër. E s’duhet të harrojmë se në fabrikat e këpucëve të kompanive italiane kanë vdekur punëtorë, vajza  të reja, për shkak të mos sigurimit të kushteve të përshtatshme të punës, ose në kompanitë e tjera të kooperuara, kanë ndodhur herë pas here aksidente, si pasojë e mos zbatimit të rregullave të sigurimit teknik nga këto kompani. Tashmë janë bërë ngjarje e ditës problemet me CEZ. Janë trajtuar problemet dhye fajësitë por nuk është trajtuar një aspekt tjetër. U rrit rrogat stafit drejtues, bën shpenzime luksoze për administratën me zyra, automjete , aksesorë, pajisje zyrash,etj, e rrogat e elektricistëve nuk ua ka rritur, madje ka larguar dhe i largon nga puna ata që përpiqen të punojnë në kushte të papërshtashme, duke mos ua siguruar madje asnjë pale pinca, mjete pune të domosdoshme. Ka zona të tëra pa asnjë elektricist, siç është komuna Lekbibaj në Tropojë, e cila rreth 60 përqind të kohës mbetet poa energji elektrike. Janë larguar nga puna edhe elektricistë me përvojë pune mbi 30 vjeçare, siç ka ndodhur në prefekturën e qarkut Kukës, përkatësisht në Has dhe Tropojë. Janë njerëz që kanë sakrifikuar duke u kërcënuar deri me vdekje, siç ishte rasti i arkëtarit të sektorit Lekbibaj që u qëllua me armë, pasi kishte nderprerë energjinë abonentëve që s’kishin paguar.

 

Elektricistët paguhen me një pagë 26 mijë  lekë, me orar të zgjatur për të riparuar rrjetin e amortizuar e duke mos u paguar asnjë orë punë jashtë orarit. Nuk është njerëzore kjo situatë.

 

Letër e nënshkruar: Gjon Neçaj, Tropojë

 

anazapta December 3, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?