“Politikat pushtuese nuk kanë më vend në botën moderne. Nuk synojmë ringjalljen e Perandorisë ruse. Qeveria ukrainase e ardhur me grusht shtet ua ndaloi pakicave gjuhën amtare”, kështu shprehet Vladimir Putin, President i Rusisë. Sipas tij, politika amerikanë po sillet me agresivitet duke qenë kudo në botë me trupa ushtarake. Putin deklaron se Rusia është një nga udhëheqëset kryesore në botë sa i përket fuqisë bërthamore, por jo edhe ekonomi.
Ju keni jetuar në Bashkimin Sovjetik deri në moshën 40 vjeçare, e jetuat rënien e tij dhe tani në mënyrë aktive po kontribuoni për ringjalljen e Rusisë. Çfarë do të dëshironit të ndodhte tash? Cilat janë qëllimet tua? A është strategjia e Rusisë në një rrugë të dialogut, apo në rrugën e zgjerimit dhe pushtimit?
Vladimir Putin:Në botën moderne, një politikë pushtuese nuk zë vend.Ne jemi të bindur se Rusia mundet, por edhe duhet të jetë partnere me aleatët e saj tradicionalë tani dhe në të ardhmen. Kjo është ajo që duam dhe do vazhdojmë të punojmë drejt kësaj. Nuk shohim ndonjë mënyrë tjetër për t’i zhvilluar marrëdhëniet me fqinjët tanë dhe vendet tjera.
A doni ta mbroni kombin rus, apo të bëheni simbol i nacionalizmit Rus dhe Perandorisë Ruse? Ne e mbajmë mend se çfarë keni thënë ju për shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik. Shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik e keni quajtur si fatkeqësinë më të madhe të shek 20-të. Gjithashtu, keni thënë se janë pa zemër ata të cilëve nuk u vjen keq për rënien e Bashkimit Sovjetik dhe që ata që duan ta rindërtojnë nuk kanë mend. Ju keni mend. Çfarë propozoni ju: nacionalizmin rus, apo restaurimin e Perandorisë Ruse?
Vladimir Putin:Nuk do të nxisim nacionalizmin rus dhe as nuk synojmë ta ringjallim Perandorinë Ruse. Çfarë kam dashur të them lidhur me rënien e Bashkimit Sovjetik si fatkeqësia më e madhe e shek 20-të, është se të gjithë qytetarët e Bashkimit Sovjetik jetonin në një shtet, pavarësisht përkatësisë etnike dhe pas rënies së Bashkimit Sovjetik, papritmas 25 milionë rusë u bënë shtetas të huaj. Kjo ishte një fatkeqësi e madhe humanitare. Jo një fatkeqësi politike ose ideologjike, por thjesht një katastrofë humanitare.Familjet ishin ndarë, njerëzit humbën vendet e punës dhe nuk kishin mjete për të komunikuar në mënyrë normale më njëri–tjetrin. Ky ishte problem.
Dhe çfarë lidhje ka kjo me të ardhmen? A doni të rivendosni Perandorinë brenda kufijve të mëparshëm, apo do të vazhdoni ta zhvilloni vendin tuaj brenda kufijve tuaj?
Vladimir Putin: Natyrisht që duam ta zhvillojmë vendin tonë brenda kufijve. Por, është shumë e rëndësishme, se sikur vendet tjera të botës edhe ne duam të kemi politikën moderne në mënyrë për ta përmirësuar përparësinë tonë konkurruese, përfshirë edhe integrimin ekonomik. Kjo është ajo që ne po bëjmë në hapësirën post sovjetike dhe brenda Bashkimit Euroaziatik.
Z.Putin, tani po flasim për një vend fqinj, Ukrainën, që është copëtuar nga lufta. Tani forcat ruse duan të shkelin në kufirin e Ukrainës. Kush mund ti ndalë ata dhe cila është politika juaj?
Vladimir Putin: Nuk mund ti quaj as pro-ruse as pro-ukrainase. Janë njerëz që kanë të drejtat e tyre, si politike, humanitare dhe duhet që edhe ata të kenë një shans për të ushtruar këto të drejta. Për shembull, në Ukrainë qeveritarët janë të emëruar nga Kievi. Pas grusht shtetit anti-kushtetues në Kiev, në shkurtin e kaluar, gjëja e parë që bënë autoritetet e reja ishte privimi i pakicave etnike mbi të drejtën e tyre për të përdorur gjuhën e tyre amtare. Kjo shkaktoi një shqetësim të madh në mesin e njerëzve që jetojnë në Ukrainën lindore.
Këtë nuk e keni lejuar të ndodhë, apo po thoni që jemi në prag të një tjetër Lufte të Ftohtë?
Vladimir Putin:Shpresoj se nuk jemi në prag të ndonjë lufte. Pastaj, unë insistoj që njerëzit kudo që jetojnë duhet të kenë të drejtat e tyre dhe duhet të jenë në gjendje që të luftojnë për to.
A ka ndonjë rrezik për luftë? Meqë në Kiev shohim tanke nëpër rrugë, kjo pyetje u shkon në mend shumë njerëzve.
Vladimir Putin:Kjo është një intervistë që nënkupton pyetje dhe përgjigje të shkurta. Por, nëse keni durim dhe më jepni kohë, do ju tregoj se si e shohim ne. Çfarë ka ndodhur atje? Ky është pozicioni ynë. Ishte vetëm një konflikt dhe ky konflikt lindi për arsye se ish-Presidenti i Ukrainës refuzoi të nënshkruajë marrëveshje asocimi me BE’në. Rusia kishte qëndrim të prerë lidhur me këtë çështje. Ne besonim se ishte e paarsyeshme nënshkrimi i asaj marrëveshje, sepse ajo marrëveshje pastaj do të kishte ndikim të rëndë në ekonomi, duke përfshirë ekonominë ruse. Ne kemi 390 marrëveshje me Ukrainën dhe Ukraina është anëtare e zonës së lirë tregtare në kuadër të CIS. Me këtë rast nuk do të ishim në gjendje ta vazhdonim marrëdhënien ekonomike me Ukrainën si një anëtare e zonës për tregti të lirë. Këtë e diskutuam edhe me partnerët tanë Europianë. Në vend se të vazhdonin bisedimet me mjete legjitime, miqtë tanë Europianë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështetën grusht shtetin. Kështu ka ndodhur. Nuk ishim në shkaktarët e kësaj ngjarje. Ne ishim kundër kësaj rrjedhe, por fundja pas grusht shtetit le të përballën më atë…
Por, Z.President, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shtëpia e Bardhë pretendojnë se kanë prova që Rusia kishte ndërhyrë në këtë konflikt, kishte dërguar trupat e saj dhe i kishte furnizuar me armë. Madje, ata thonë që kanë dëshmi. A e besoni këtë?
Vladimir Putin:Dëshmi?! Atëherë pse nuk e dëshmojnë? E gjithë bota emban në mend sekretarin e Shtetit Amerikan kur demonstroi dëshmitë e shkatërrimit të armëve në Irak dhe nxori disa epruveta me detergjent larës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Përfundimisht, trupat amerikane pushtuan Irakun, Sadam Huseini u var dhe më vonë doli se atje kurrë nuk ishin shkatërruar armë në masë të madhe. Ju e dini, se tjetër është të thuhet, e tjetër të dëshmohet. Ua them sërish, nuk ka trupa ruse…
Pra, jeni dukë thënë që SHBA-ja ka gënjyer?
Vladimir Putin: Po, ka gënjyer. Nuk ka forca të armatosura ruse në Ukrainën Lindore, ka vetëm ‘instruktorë’. Forca të armatosura nuk ka pasur.
Do me thanë, ju nuk dëshironi ta aneksoni Ukrainën dhe nuk u përpoqët kurrë që ta destabilizoni situatën atje, apo?
Vladimir Putin:Nuk kurrë se kemi bërë atë. Qeveria e Ukrainës duhet të ulet dhe të flasë me njerëzit e saj, të përdorë dialogun në vend të armëve, tankeve, aeroplanëve dhe helikopterëve. Duhet të fillojnë procesin e negociatave.
Presidenti i ri i Ukrainës u zgjodh me 25 Maj, përmes një votimi demokratik. A e njihni ju z.Poroshenko si president legjitim?
Vladimir Putin: E kam thënë dhe do ta përsëris se ne respektojmë zgjedhjen e popullit ukrainas dhe do të bashkëpunojmë me autoritetet ukrainase.
Por, a do të takoheshit me Poroshenkon? Ju sapo thatë që mund të bashkëpunoni me të nëse ai nuk do të ishte aq shumë i ndikuar nga SHBA-të.
Vladimir Putin:Nuk thashë që s’bën që të ketë ndikim nga SHBA-ja. Ai është i lirë të pranojë cilindo ndikim që dëshiron. Ukrainasit votuan për të dhe ai është i lirë të bëjë politikë. Nëse ai zgjedh që të ndikohet dhe të pranojë forcën e kujtdo, le ta bëjë. Unë nuk do ta bëja…
A e njihni sovranitetin e Ukrainës dhe qëndrimin e saj neutral në lidhje me marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit?
Vladimir Putin:Sigurisht që e njohim sovranitetin e saj. Për më tepër, ne do të dëshironim që Ukraina të vepronte si një shtet sovran. Bashkimi me ndonjë aleancë tjetër ose bllok ushtarak do ta ngurtësonte integrimin e saj dhe do ta humbiste një pjesë të sovranitetit. Por, nëse një vend dëshiron që të heqë dorë nga sovraniteti i vet, atëherë është i lirë ta bëjë. Në shqetësohemi në lidhje me Ukrainën dhe blloqet ushtarake, sepse nëse Ukraina bashkohet në NATO, infrastruktura e NATO-së menjëherë do vjen në drejtim të kufirit rus, para së cilës ne nuk mund të rrimë indiferent.
Z.President, së fundmi kanë aneksuar Krimenë. A do ta jepni ndonjëherë?
Vladimir Putin: Ky është mashtrim. Trupat ruse nuk kanë bërë asgjë të tillë. Shumë sinqerisht e them…
Por, Krimea është e përfshirë në hartën e Rusisë, në llojin e hartave që përdoren në shkollë. Kjo është pjesë e Rusisë tani. Çfarë ishte ajo, aneksim apo ribashkim? Cila është fjala e duhur?
Vladimir Putin:Nëse më lejoni ta përfundojë, atëherë do ta kuptoni se çfarë dua të them.Trupat ruse ishin në Krime sipas traktatit për vendosjen e bazën ushtarake ruse. Është e vërtetë që trupat ruse i ndihmuan Krimesë për mbajtjen e një referendum mbi pavarësinë e tyre dhe për dëshirën e tyre për t’iu bashkuar Federatës Ruse. Askush nuk mund ti pengojë ata në raport me një të drejtë të tyre që është e përcaktuar në nenin 1 të Kartës së OKB-së.
Me fjalë të tjera, Krimenë nuk do ta ktheni në Ukrainë, apo? Tashmë, Krimea është Rusi, apo jo?
Vladimir Putin:Në përputhje me vullnetin e lirë të njerëzve që jetojnë atje, Krimea është pjesë e Federatës Ruse dhe njësive përbërëse të saj. Këtë dua që të gjithë ta kuptojnë qartë. Dua të theksoj se kemi bërë bisedime diplomatike dhe paqësore me partnerët tanë në Europë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si përgjigje, ata e mbështetën grusht shtetin anti-kushtetues në Ukrainë. Në këtë situatë, ne nuk mund të lejojmë që një pjesë historike e territorit rus më një popullsi kryesisht ruse të përfshihet në një aleancë ushtarake ndërkombëtare, vetëm pse Krimea dëshironte të ishte pjesë e Rusisë. Më vjen keq, por nuk mund të veprojmë ndryshe.
Pyetja tjetër lidhet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke kaluar nëpër disa problem. A janë këto problem më dy fuqive apo në mes të dy njerëzve, Barak Obamës dhe Vladimir Putinit?
Vladimir Putin: Gjithmonë ekzistojnë problem mes vendesh, sidomos mes vendeve të mëdha si Rusia dhe Shtetet e Bashkuara. Gjithmonë kanë qenë disa çështje, por nuk mendoj se duhet shkuar deri në ekstrem. Unë jam gjithmonë i gatshëm për të biseduar me partnerët e mi, duke përfshirë edhe Obamën.
Pra, meqë jeni të gatshëm për të biseduar, ju vjen keq edhe për çfarë po ndodh? Por, a nuk mendoni se Shtetet e Bashkuara po mundohen ta rrethojnë Rusinë, ta dobësojnë dhe ta izolojnë nga bota? Jeni shumë diplomatik, por i dini faktet.
Vladimir Putini:Faktet? Ju e thatë vetë, që Rusia është shteti më i madh në botë. Do të jetë shumë e vështirë ta izolojnë, sepse bota po ndryshon në mënyrë të shpejtë, saqë izolimi do të ishte i vështirë në thelb, madje edhe në teori. Sigurisht, ne mundohemi të shohim përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të bërë presion duke punësuar aleatët e tyre në udhëheqjen e dukshme në komunitetin perëndimor, në mënyrë që të ndikojë edhe në politikën ruse. Politika e Rusisë është e bazuar vetëm në interesat e saj kombëtare. Sigurisht, kemi marrë mendimet e partnerëve tanë, por ne udhëhiqemi nga interesat e popullit rus.
A mendoni që pas deklaratës që bëri Hillary Clinton, që Rusia po vepron në Europën Lindore ngjan me Hitlerin e viteve 1930, do të ishte shumë keq nëse do të takoheshit me të?
Vladimir Putin:Është mirë që mos të argumentojmë më gratë.Por, zonja Clinton nuk ka qene ndonjëherë e këndshme me deklaratat e saj. Megjithatë, në ngjarje të mëdha kemi pasur bisedime të përzemërta. Mendoj se edhe tani ne do të mund të arrinim një marrëveshje. Kur njerëzit të vejnë kufij, nuk do të thotë që ata janë të fortë, por do të thotë që ata janë të dobët. Por, ndoshta dobësia nuk është cilësia më e keqe tek një grua.
Natyrisht që gratë duhet të respektohen dhe jam i sigurt që ju i respektoni. Por, a nuk mendoni se ajo e teproi? Ka shumë humor nëpër media, p. sh. përmes karikaturave, duke ju përfshirë edhe juve. Cili është reagimi juaj? A zemëroheni? A qeshni? Nuk iu kemi parë ndonjëherë duke qeshur.
Vladimir Putin:Ndonjë ditë do ta bëj vetën për të qeshur, ndërsa bashkë do qeshnim me ndonjë shaka të mirë. Por, kur dëgjoj deklarata të tilla ekstreme, për mua kjo do të thotë që ata nuk kanë argumente të fuqishme. Meqë jemi të politika amerikane, është e qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndjekin një politikë agresive, që vështirë se mbron interesat e tyre, të paktën kështu e shohin liderët amerikanë dhe këtë e bëjnë me këmbëngulje. Në fakt nuk ka trupa ruse kudo, ka vetëm trupa amerikane. SHBA-ja ka bazat ushtarake kudo, edhe pse ato vende janë me mijëra kilometra larg Amerikës. Pra, është ironike që partnerët tanë amerikanë të na akuzojnë se ne po shkelim rregulla.
Ju keni marrë disa vendime në lidhje me buxhetin tuaj të mbrojtjes. Si President, a jeni duke marrë ndonjë vendim të veçantë për sigurinë dhe mbrojtjen, sepse në përgjithësi mjedisi është më i rrezikshëm?
Vladimir Putin:Lidhur me buxhetin e mbrojtjes, dua të them, se analistët e dinë këtë se buxheti i mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është më i madh se të gjitha buxhetet ushtarake të secilit vend në botë. Pra, kush po bën politikë agresive? Sa për buxhetin tonë të mbrojtjes, është rritur vetëm në përqindje. Por, ne duam ta riarmatosim ushtrinë tonë dhe flotën ta bazojmë në teknologjinë modern, të përparuar.
President, lideri Sirian, Bashar Assad u rizgjodh president pa shumë mundim. A mund të ndikoni ju në të? A mund të kërkoni nga ai që të ndal mizorinë që bën kundër popullit të vet?
Vladimir Putin: Të gjitha palët janë fajtorë për mizoritë atje, por organizatat ekstremiste janëduke lulëzuar në Siri. Ne jemi të shqetësuar në lidhje me ketë…
Organizata religjioze, islamike…
Vladimir Putin: …janë organizata të lidhura direkt me Al Kaida-n. Ka shumë nga ato dhe askush nuk mund ti mohojë. Kryesisht ne jemi të shqetësuar, se një veprim i gabuar mund ta kthejë Sirinë në një tjetër Afganistan, një terren të pakontrollueshëm. Të gjithë terroristët që veprojnë atje do të shkojnë edhe në vendet tjera, përfshirë edhe Europën.
Nuk arrijmë ta kuptojmë fare, se si ka mundësi që ju, Vladimir Putini, që dëshironi ta modernizoni Rusinë, ta mbështesë një person që vret popullin e tij, i cili është i mbuluar me gjakun e tyre. Si mund të ndodhë kjo?
Vladimir Putin:Do ua sqaroj thjesht dhe qartë. Ne kemi shumë frikë që Siria do shkatërrohet si Sudani. Kemi frikë se Siria do të ndjekë gjurmët e Irakut dhe Afganistanit. Kjo është arsyeja pse ne do të dëshironim një autoritet ligjor të qëndrojë në Siri, në mënyrë që Rusia të bashkëpunojë me Sirinë, dhe me partnerët e saj në Europë dhe Shtetet e Bashkuara të marrin në konsideratë metodat për të ndryshuar shoqërinë siriane.
A mundet një njeri të kundërshtojë autoritetet ruse, pa pasur frikën e ndëshkimit?
Vladimir Putin:Ne kemi shumë parti opozitare dhe së fundmi kemi liberalizuar procedurën për regjistrimin e partive politike. Kemi dhjetëra parti që marrin pjesë në zgjedhjet komunale dhe rajonale.
Por, a është e mundur që të kundërshtojnë Vladimir Putinin pa hasur në rreziqe?
Vladimir Putin:Nëse dëgjoni nga radio stacionet tona, ose nëse shihni TV-të tona, atëherë ju siguroj që nuk do gjeni ndonjë ndryshim nga lloji i opozitës në Francë.
Në Rusi, gjithmonë ka pasur periudha të rrepta të pushtetit autoritar. Por, në epokën e internetit,a mundet një vend i zhvilluar të kufizojë liritë?
Vladimir Putin:Është e pamundur dhe nuk është se ne jemi të kufizuar në internet. Ju e dini, që çdo gjë që ne bëjmë, dikush përpiqet të gjejë diçka që shkon kundër parimeve demokratike, përfshirë edhe internetin. A ka ndonjë kufizim në Rusi? Nuk e besoj. Disa nga kundërshtarët tanë thonë se ka kufizime të papranueshme. Çfarë kufizime ka? Për shembull, ne kemi ndaluar promovimin e vetëvrasjeve, drogës apo pedofilisë. Këto po janë kufizimet tona. Por, a ka diçka të keqe nga kjo?
…dhe homoseksualitetin, që nuk është e njëjta gjë si pedofilia. Është diçka ndryshe nga pedofilia.
Vladimir Putin:Nuk është e vërtetë. Nuk e kemi ndaluar homoseksualitetin. Kemi ndaluar promovimin e homoseksualizmit në mesin e të miturve. Këto janë dy gjëra të ndryshme. Homoseksualiteti është ilegal në disa shtete. Kemi ndaluar promovimin në mesin e të miturve dhe kjo është e drejta jonë në mënyrë që të mbrojmë fëmijët.
Do të dëshironim të bisedonin për fundin e mandatit tuaj në vitin 2018. Do të donim të flisnim për kampet e punës. Këto gjëra janë befasuese për ne në Perëndim. Për shembull, Pussy Riot u dënuan në kampet e punës dhe ky nuk ishte një burg i zakonshëm. A do të mbyllen këto kampe deri në fund të mandatit tuaj?
Vladimir Putin:Këto nuk janë kampe. Janë vende ku liria e të burgosurve është e kufizuar, por pak a shumë ata mund të bëjnë një jetë normale. Këto nuk janë si burgjet, ku njerëzit nuk janë të lejuar të punojnë. Burgu në të cilin njerëzit nuk mund të punojnë është më i keq se sa e imagjinoni ju.
Kush ju ka bindur juve që ju jeni duke kryer një mision të veçantë në Rusi?
Vladimir Putin:Pse mendoni se unë besoj që jam duke kryer një mision të veçantë? Unë kam besimin e votuesve të mi. Mbi 63% e qytetarëve ruse kanë votuar për mua. Besoj se unë mbaj një mandat kombëtar për të realizuar politikat e brendshme dhe të jashtme, dhe do të përmbush detyrimet e mia në bazë të këtij mandate.
A keni ndonjë model nga historia ruse? A jeni udhëzuar nga politika sovjetike apo ajo ruse?
Vladimir Putin:Kam respekt dhe dashuri të madhe për historinë dhe kulturën ruse. Por bota, bashkë me Rusinë ndryshojnë. Rusia është pjesë e botës modern, jo pjesë e botës së kaluar, por botës moderne. Dhe besoj se ka një të ardhme edhe më të mirë se sa vendet tjera që nuk arrijnë të kujdesen për njerëzit e vetë.
Pyetja e fundit. Në vitin 2013, Forbes ju vlerësoi si personi më me pushtet në botë. U kënaqët nga ky titull?
Vladimir Putin:Jam person i rritur dhe e di se çfarë do të thotë pushtet në botën moderne. Në botën moderne, pushteti kryesisht përcaktohet nga faktorët ekonomik, mbrojtjes dhe ndikimi kulturor. Unë besoj, se në aspektin e mbrojtjes Rusia pa asnjë dyshim është një nga udhëheqësit kryesorë në botë, sepse jemi fuqi bërthamore dhe armët tona bërthamore janë më të mirat në botë. Në lidhje me ndikimin kulturor, jam krenar me kulturën ruse, letërsinë, artin, etj. Ndërsa, sa për ekonominë, jemi të vetëdijshëm se kemi ende për të bërë. Edhe pse kohët e fundit kemi bërë hapa të mëdha përparues dhe tani ekonomia jonë renditet e 5-ta në botë. Ky është sukses, por do bëjmë edhe më tepër.
Ende nuk e dimë se si do të hyjë Vladimir Putini në histori, por a mund të na thonë se për çfarë do donit të mbaheshit mend? Do dëshironit të kujtoheni si demokrat apo si një udhëheqës autoritar?
Vladimir Putin:Do doja të mbahesha mend si një njeri që është munduar shumë për lumturinë dhe mirëqenien e popullit tim. (Radio Europe 1)
Ke per te perfudnuar shume keq putinako e aq me keq nga duart e popullit rus qe nuk duan diktat ore si ty..
o atdhetar !ky e ka siguruar vendin e tij ,i ka dhene autoritettin qe duhet ,e ka zene vendin e nderit ne historine e vendit te tij perjetesishte !mos e turpero atdheun me pseudonimin tend !ndryshoje te luteme se na turperove ti dhe te gjithe pseudodemokratatdhetaret ee tjere te sali pashetopkapsulles ,qe ne vend te ecnit para e cuan Shqiperine 1 shekull mbrapa ,!mos ja qaj hallin atij ti ai mendon per popullin e tij dhe i ka bere te jene krenare te gjithe bashke !
Je i madh, Putin. Mire qe je ti se Amerika do na kishte skllaveruar te gjitheve
je I madhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhh /.
Ne heqjen e arsenalit atomik nga Ukraina USA dhe Anglia ka qene garant ne marrveshjen me Rusin.Rusia ka nenshkruar.Marrveshjet si ka njohur vetem Hitleri.Putini ka vepruar si Hitleri,
ka pushtuar Krimene,prandaj eshte e paakceptueshme indiferenca e Anglise dhe USA.
Krime nuk ka perjetuar shtypje dhe gjenocid nga Ukraina ashtu tsheshenia na Rusia dhe Kosova nga Serbia.Gabimi fatal i perendimit qe i besoi Ruseve,Ukraines i duheshin armet atomike kunder ruseve te pabese.
Krimea ka qene pjese e Rusise , por Hrushovi e hoqi dhe ja dha Ukraines
Ndaj per Krimene , ka te drejte Putin–Por nga ana tjeter Putin do mbahet mend se megjtihse kerkon te rrise mireqenien e popullit rus, ruget qe ai ndjek jane te gabuara ….dhe po e demton ekonomine ruse …