Presidenti rus, Vladimir Putin pretendon se Shtetet e Bashkuara po destabilizojnë Ballkanin duke “shpallur rolin e tyre dominues” në rajon, pretendim ky i publikuar gjatë një interviste për mediet serbe.
Putin ka folur për gazetat serbe “Vecernje Novosti” dhe “Politika”, në intervista që u publikuan qysh të martën, përpara vizitës së tij të pritshme të kësaj jave në Beograd. Komente këto që u pasqyruan edhe nga faqja zyrtare e Kremlinit.
Deklaratat e tij nënvizojnë edhe njëherë marrëdhëniet historikisht të ngushta me Serbinë, sikurse edhe kujdesin e Moskës për ndikimin e Perëndimit. Ato bien ndesh gjithashtu me paralajmërimet e lëshuara nga Uashingtoni apo aleatë të tjerë europiano-perëndimorë, lidhur me faktin se Rusia po përpiqet të destabilizojë rajonin me ndërhyrjet në Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinë dhe Maqedoni.
Në intervistat e tij, Putin ka rikujtuar fushatën e bombardimeve të NATO-s të vitit 1999 mbi Serbi, gjatë luftës së Kosovës, sikurse edhe deklaratën e pavarësisë së Kosovës nga Serbia në vitin 2008, deklaratë që u dënua nga Serbia dhe Rusia, por u mbështet nga shumica e vendeve perëndimore.
“Për sa kohë që situata në Ballkan është shqetësuese, politika e Shteteve të Bashkuara dhe disa kombeve perëndimore, që synojnë të shpallin rolin e tyre dominues, mbetet një faktor serioz destabilizimi këtu”, citohet të ketë thënë Putin. Ai vlerësoi gjithashtu se Mali i Zi “ishte tërhequr zvarrë drejt anëtarësimit në NATO”. “Si pasojë, vendi po kalon tashmë një periudhë destabiliteti politik”, është shprehur më tej shefi i Kremlinit.
Megjithatë, Mali i Zi, së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera, ka akuzuar Rusinë si mbështetëse të një përpjekje për grusht shteti në vitin 2016, teksa vendi ecte drejt anëtarësimit në NATO. Parlamenti malazez votoi unanimisht në prill të 2017-s për t’iu bashkuar aleancës.
“Ne e kemi thënë vazhdimisht se, gjithmonë e kemi parë politikën e zgjerimit të NATO-s si reminishencë të Luftës së Ftohtë dhe një strategji të gabuar dhe destruktive ushtarake dhe politike”, citohet më tej të ketë thënë Putin.
Vizita e Putinit në Serbi do të mbikëqyret me shumë vëmendje nga Perëndimi, për të gjetur gjurmë të atyre që konsiderohen si synime të Moskës në ish-Jugosllavi.
Veç Malit të Zi, Moska pretendohet se ka kërkuar të ndikojë në opinionin publik në Maqedoni, edhe ky një vend që sapo ka miratuar pjesën e saj të marrëveshjes historike me Greqinë, që do t’i hapte rrugë anëtarësimit në NATO apo edhe Bashkimin Europian.
Sipas analistëve, pika më kulmore e vizitës njëditore të Putinit në Serbi do të jetë ndalesa e tij në tempullin më të madh të Krishtërimit Ortodoks në Ballkan, Shën Sava në Beograd.
Putin dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç pritet të flasin përpara mijëra njerëzve jashtë Shën Savës, “në një shfaqje simbolike të lidhjeve vëllazërore”, siç thonë organizatorët e ngjarjes. Vizita e Putinit në Beograd do të nisë nga e enjtja e 17 janarit.
Serbise duhet.t’i vihet kufiri “tek thana” , te behet nje tentakule e Putinit me tru rakitik.
Raport i CIA: 1951,
Greqi-Serbi, si do ndahej Shqipëria
NGA: PROF. EROLL VELIU
Gjatë raportimit të tij, Ambasadori Allen tregon se ndoshta Kryeministri grek Venizelos kundërshtoi përçapjen e fundit diplomatike jugosllave në lidhje me rrjedhën e ngjarjeve të Greqisë në rast të një sulmi mbi Jugosllavinë, duke iu referuar të ardhmes së Shqipërisë.
Tiranë:
Një raport sekret i CIA-s, që daton më 8 prill 1951, nxjerr në pah planin e Greqisë për ndarjen e Shqipërisë mes saj dhe ish-Jugosllavisë.
Ky plan, raportohet nga Ambasadori i SHBA-ve në atë kohë në Beograd, sipas të cilit, një anëtar i Byrosë Politike jugosllave i kishte thënë se një propozim grek i ishte bërë Jugosllavisë në “nivelin më të lartë”, për ndarjen e mundshme të Shqipërisë midis Greqisë dhe Jugosllavisë, ku pjesa jugore do t’i kalonte Greqisë, ndërsa ajo veriore, Jugosllavisë.
Raporti
Referuar raportit të Agjencisë Inteligjente Amerikane, i cili mban nëntitullin
“Propozimi grek për ndarjen e Shqipërisë”,
Mësohet se në një takim në 4 prill 1951 mes Ambasadorit të SHBA-ve në Beograd, Allen dhe një personi të paidentifikuar, një anëtar i Byrosë Politike jugosllave i kishte thënë këtij të fundit se një propozim grek i ishte bërë Jugosllavisë në “nivelin më të lartë”, për ndarjen e mundshme të Shqipërisë midis Greqisë dhe Jugosllavisë.
Por kur Ambasadori Allen kishte shprehur mosbesimin e tij në lidhje me këtë bisedë, bashkëbiseduesi i tij iu përgjigj, se ky informacion i kish qenë besuar atij në “bisedën më të sinqertë që ai kishte pasur ndonjëherë me një zyrtar të Jugosllavisë që nga viti 1941”.
Gjatë raportimit të tij, Ambasadori Allen tregon se ndoshta Kryeministri grek Venizelos kundërshtoi përçapjen e fundit diplomatike jugosllave në lidhje me rrjedhën e ngjarjeve të Greqisë në rast të një sulmi mbi Jugosllavinë, duke iu referuar të ardhmes së Shqipërisë.
Ndërkaq, në fund të këtij raporti agjentët e CIA-s, në një koment të tyre shkruajnë, se grekët kanë ushqyer tradicionalisht aspirata për Epirin e Veriut.
“Është e mundur që ata u përpoqën të ftonin Jugosllavinë lidhur me një ndarje të Shqipërisë …Një sugjerim i tillë me siguri do të ngjallte më tej frikën jugosllave të ndërhyrjes së huaj në Shqipëri dhe mund pjesërisht të shpjegojë raportet e fundit në shtypin jugosllav, duke akuzuar se Greqia dhe Italia janë duke ndërhyrë në Shqipëri.”, –ketu mbyllet raporti i CIA-s.
Arkiva e CIA-s
Në arkivat e Agjencisë Inteligjente Amerikane gjendet një numër i madh raportesh e dokumentesh, të cilat flasin për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe interesat e herëpashershme të kësaj të fundit për Epirin e Veriut.
Në një dokument të 15 janarit 1953, raportohet për një takim mes Kryeministrit grek Papagos dhe atij italian, De Gaspari, ku ky i fundit i thotë homologut të tij, se Italia ka hequr dorë tashmë nga të gjitha ambiciet për Shqipërinë. Ndërkaq, Kryeministri grek siguron homologun italian, se Greqia do të ndjekë kërkesat e saj për Epirin e Veriut, vetëm nëpërmjet rrugëve diplomatike.
Në një tjetër raport sekret të datës 29 dhjetor 1955, thuhet se, “sipas zërave që qarkullojnë në Greqi, Bashkimi Sovjetik përpara zgjedhjeve të programuara për t’u mbajtur në Shkurt, do të deklarojë mbështetjen për Greqinë për sa i përket çështjes së Epirit të Veriut – tashmë pjesë e Shqipërisë”,
–ketu mbyllet raporti i CIA-s.
Biseda në Beograd më 4 prill 1951
Në një bisedë në 4 prill me Ambasadorin e SHBA-ve në Beograd, Allen,ka deklaruar se një anëtar i Byrosë Politike jugosllave i kishte thënë, se një propozim grek i ishte bërë Jugosllavisë në “nivelin më të lartë” për ndarjen e mundshme të Shqipërisë midis Greqisë dhe Jugosllavisë.
Kur Ambasadori Allen kishte shprehur mosbesim,zbuloi se ky informacion i kish qenë besuar atij në “bisedën më të sinqertë që ai kishte pasur ndonjëherë me një zyrtar të Jugosllavisë që nga viti 1941”. Allen tregon, se ndoshta Kryeministri grek Venizelos kundërshtoi përçapjen e fundit diplomatike jugosllave në lidhje me rrjedhën e ngjarjeve të Greqisë, në rast të një sulmi mbi Jugosllavinë, duke iu referuar “të ardhmes” së Shqipërisë.
Koment:
Grekët kanë ushqyer tradicionalisht aspiratat e tyre gllaberuese për Epirin e Veriut (Shqipëria Jugore).
Është e mundur që ata u përpoqën të ftonin Jugosllavinë lidhur me një ndarje të Shqipërisë.
Një sugjerim i tillë me siguri do të ngjallte më tej frikën jugosllave të ndërhyrjes së huaj në Shqipëri dhe mund pjesërisht të shpjegojë raportet e fundit në shtypin jugosllav, duke akuzuar se Greqia dhe Italia janë duke ndërhyrë në Shqipëri.
Tani , mediat serbe raportojne se Putin eshte i shqetesuar se ” SHBA po e destabilizojnr Ballkanin ”
Mirpo, tentimi i ndarjes se Shqiperise mese aleateve dhe sateliteve te Rusise , Greqise dhe Serbise dhe daljen e Rusise ne Detin Adriatik nga ku ajo do ta kishte nen kontroll apsolut Ballkanin dhe Europen nuk ishte dhe nuk eshte destabilizim i Ballkanit
veprim rus i menduar me logjiken e forces ku forca bente regullat dhe ligjin
Tani ,SHBA dhe forcat e saje ushtarake edhe ne kuader te NATO- s eshte prezente kudo ku jetojne shqiptaret , ne Mal te Zi , Shqiperi , Kosove dhe Maqedoni dhe pikrishte fale ketij fakti kurre Ballkani nuk ka qene me stabel dhe gjendja e sigurise me e larte . Destabilizimin ne Balkanit tentojne te krijojne satelitet e Rusise , Greqija dhe Serbija ne forma dhe veprime te ulata te cilava cdo dite e me shume po u dele bojs dhe cdo dite keto tentativa serbo-greke po komprentohen para syve te shqiptareve