Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në konferencë për media ka folur edhe për çështjen e zgjidhjes së problemit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
Putin ka thënë se tashmë pozicioni i Rusisë karshi kësaj çështje është i njohur.
“Pozita ruse për çështjen e Kosovës është i njohur”, ka thënë Putin para gazetarëve.
Sipas atyre që janë deklaruar më herët nga zyrtarët e shtetit rus, është thënë se Rusia mbështet çfarëdo marrëveshje e cila është e mirë për Serbinë.
Ndër të tjera ai ka folur edhe për vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të vendosur taksë ndaj produkteve serbe dhe krijimin e Ushtrisë së Kosovës, transmeton Gazeta Express.
Sipas presidentit rus, këto veprime kanë shkaktuar tensione serioze në rajonin e Ballkanit.
“Lëvizje te fundit të Prishtinës, vendimi për taksën dhe krijimi i Ushtrisë së Kosovës, kanë shkaktuar tensione serioze”, ka thënë ndër të tjera presidenti rus, Vladimir Putin, para gazetarëve në Beograd.
Ndërkohë të dy presidentët kanë folur edhe për nënshkrimin e dhjetërave marrëveshjeve ndërshtetërore Serbi-Rusi.
v.l/ Dita
Uhh e gjeti armikun e jashtem. Ndersa nje qindemije dobiclleqet qe ben Serbia dhe Bosnja me serb kunder Kosoves qe nuk i lene kamionet te kalojne per tregeti neper territoret e tyre nuk kontribuan fare ne tensionet. Po Mitrovica qe Serbia e ka perdorur per trazira nuk kan elidhje me tensionet. Po perpjekjet e pafundme te Serbise qe te ndaloje anetaresimin e Kosoves ne organizatat europiane dhe boterore nuk jane pa faj! Vetem Kosova qenka me faj! Po mor po ju dime politiken tuaj sepse keni 500 vjet qe ndiqni nje politke anti-shqiptare. Ju jeni nje nga aresyet se perse kufijte e Shqiperise u copetuan ne 1918 dhe ju dhane 4 shteteve fqinje. Ju jeni pergjegjes qe i gjithe Ballkani ka qene ne lufte dhe jo shqiptaret.
Putin,ne nuk e cajme trapin se cfare medon ti per Kosoven!Viva America!