Lulzim Basha kryetar i PD?! Po! Mos u çuditni! Është (Birësuar) nga familja Berisha. U katapultua nga Argita te KOPI i Babit. Dhe doli ministër i rrugës së kombit. Mbasi bëri detyrën aty(përveç rrugës) i duhej po familjes në Min. e Jashtme duke i futur gishtin B. Mustafajit. (ku vepra më e madhe qe puthja e z. Bakojanis në të dyja faqet dhe arsyet dihen pse). Më pas, u desh të Min. e Rendit ku vepra më e paharruar do të jetë ekzekutimi pa gjyq (kuptohet dhe me urdhër të atit birësues) të 4 protestuesve krejt të pafajshëm. Por për këtë më mirë le të flasë Fatos Mahmutaj që ka vulën në pëllëmbë dhe mbase një ditë e “famshmja” drejtësi. Dhe pas kësaj kryetar i bashkisë së Kryeqytetit që fitoi me meritë në sy të trojkës 10 minus duke qenë kundër dhe ish-presidenti por në kutinë e gabuar. Ky është për mendimin tim kryetari i ri i PD-së Berishiane. Urime, unë jam i bindur që do të fitojë. M. Mara, Gramsh.
SMS në DITA në 0689073730