Sipas burimeve qeveritare, Capa i ka kërkuar falje kryeministri për incidentin e vitit të kaluar në Tiranë duke theksuar se respekton shtetin multietnik dhe punën e qeverisë së Maqedonisë.
Kryeministri Nikolla Gruevski ka takuar sot Taulant Capen, studentin i cili vitin e kaluar e gjuajti me vezë në Tiranë gjatë një vizite zyrtare.
Sipas burimeve qeveritare, Capa i ka kërkuar falje kryeministri për incidentin e vitit të kaluar duke theksuar se, respekton shtetin multietnik dhe punën e qeverisë së Maqedonisë.
Capa është shprehur se mundësia që i është dhënë për të takuar kryeministrin e Maqedonisë, atë të cilin e gjuajti me vezë para një viti, tregon se qeveria është duke zhvilluar një politikë shumë pozitive për një të ardhme më të mirë dhe bashkëjetesë të të gjithëve në vend.
Sipas medieve, Capa dje është arrestuar nga policia kufitare në Dibër gjatë hyrjes në Maqedoni, mirëpo menjëherë është lënë i lirë.
Gjatë takimit të sotëm, Nikolla Gruevski e ka dëgjuar me vëmendje studentin Capa, ndërsa thuhet se biseda është zhvilluar në një atmosferë shumë pozitive. Për herë të parë një politikan takon një person që ka kryer një vepër të tillë, transmeton Shekulli.
Capa vitin e kaluar gjatë vizitës zyrtare të Gruevskit në Tiranë, gjuajti me vezë ndaj eskortës së kryeministrit të Maqedonisë, për shkak, siç deklaroi atëherë ai, të politikës diskriminuese ndaj shqiptarë në Maqedoni.
Qëlloi me vezë makinën e Gruevskit, pranga të riut: Mbrojta shqiptarët e Maqedonisë
24 nentor 2012: Policia ka vënë në pranga sot të riun që qëlloi me vezë makinën e Kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski.
Taulant Capa tha se veprimi i djeshëm ishte një formë reagimi ndaj cënimit të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.
Me poshte intervista dhene per DITA perpara arrestimit
Capa: Ja pse e godita
Vizita e kryeministrit të Maqedonisë u shoqërua dhe me një incident i cili vuri në lëvizje të gjithë policinë e shtetit. Një grup të rinjsh të “Partisë Civile” kanë qëlluar me vezë makinën e Nikola Gruevskit. Aktivisti i cili shënjestroi makinën e kryeministrit maqedonas pranoi aktin dhe tha se e bëri sepse Maqedonia nuk respekton të drejtat e shqiptarëve atje. Taulant Capa në një intervistë për gazetën “Dita” tha se politikat diskriminuese të Gruevskit në Maqedoni po denigrojnë çdo ditë shqiptarët duke mos u lejuar as të drejtat më minimale dhe duke dhunuar simbolet kombëtare. Capa është një i ri nga shqiptarët e Maqedonisë që po tregohet mjaft aktiv dhe me çështjet në Shqipëri.
Taulant, pse e goditët makinën e kryeministrit të Maqedonisë?
Makinën e kryeministrit të pseudo-shtetit Maqedoni e goditëm sepse ai person ka ngritur një sërë politikash anti-shqiptare në Maqedoni. Makinën e tij e goditëm në formë manifestimi për mos respektimin e të drejtave të shqiptarëve nga ana e tij dhe qeveria që ai drejton në Shkupin zyrtar dhe diskriminimi i vazhdueshëm ndaj shqiptarëve. Maqedonia kërkon të vërë rrënjë në Ballkanin që si takon, por harron që ato rrënjë do të rrisin një trung që nuk është i tyre sepse atje mbizotëron gjaku shqiptar.
Cilat janë politikat e qeverisë Gruevski me shqiptarët e Maqedonisë?
Politikat e tij janë diskriminuese dhe mohuese kundrejt shqiptarëve, sepse qeveria e Shkupit nuk ka lejuar që të bëhen regjistrimet e popullsisë shqiptare në mënyrë reale duke pasqyruar një minoritet dhe të dhëna jo reale për të ulur influencën e shqiptarëve në qeveri. Kjo politikë nuk lejon që shqiptarët të përfaqësohen në parlament sepse ulja e popullsisë ulë dhe numrin e përfaqësuesve në parlament. Pranimi në shkolla për shqiptarët është në kushte të ulta. Një pikë tjetër janë dhe tekstet shkollore të cilat studiojnë maqedonasit ku shqiptarët i fyejnë dhe i shajnë. Mospranimi i simbolit kombëtar dhe mos zbatimi i marrëveshjes së Ohrit. Tjetërsimi i emrave dhe mos lejimi i emrave shqip. Një pikë tjetër është mos mësimi i gjuhës shqipe nëpër shkolla edhe në vendet ku shqiptarët janë shumicë. Si edhe shumë politika anti-shqiptare që nxisin dhunë.
Çfarë do të thoni para policisë nëse ju shoqërojnë në komisariat?
Nuk kam çfarë them asgjë më tepër se protestë kundër diskriminimit shqiptar në një tokë shqiptare e cila është Maqedonia. Nëse policia shqiptare më arreston atëherë kuptohet qartë që shqiptarët vazhdojnë të jenë të shtypur.
E mo Landi,nuk e di pse po qe ne fillim mu duke tip zari ti mua.