Ngjarjet e 21 janarit të dy viteve më parë ishin tragjike. Të vjedhësh votën do të thotë të shkallmosh themelet e demokracisë. Kur në një shtet i ashtuquajtur “demokratik” vota vidhet, korrupsioni nuk luftohet, çmimet rriten, papunësia në shifra të larta, dhe opozita i ka ezauruar mekanizmat që të lejon demokracia si bojkoti, greva e urisë, protesta paqësore etj, çfarë forma të tjera demokratike ngelen për t’ju kundërvënë këtij pushteti? Unë besoj se në zgjedhjet e qershorit fitorja e forcave opozitare ndaj koalicionit PD-LSI do të jetë një fitore e demokracisë mbi autokracinë, madje unë do ta quaja fitore të dytë e demokracisë pas pluralizmit të 1990-s
SMS në DITA në 0689073730