Muaj të vështirë të qeverisë së re shqiptare në negociatat më Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore për financat shqiptare. Takimet e ekspertëve të nisura që në ditët e nxehta të Korrikut, janë përfunduar në këto ditë të ftohta Dhjetori, më marrëveshjen 300 milionë dollarëshe, që do të akordohet për qeverinë shqiptare në tre vitet e ardhshme me tre këste.
Edhe pse detajet e kësaj marrëveshje mbeten të pazbardhura për palët kjo mbetet e rëndësishme, duke e konsideruar këtë fond financiar si një ndihmë për të dalë nga ngërçi ku kanë hyrë financat shqiptare. Kishte ditë që koridoret e ministrive kryesore që po negocionin me FMN-në, gëlonin nga lëvizjet, ankthi dhe orët e gjata të negociatave. Por duket se tashmë Ministria e Financave dhe ajo e Ekonomisë do të jenë më të qeta pas marrëveshjes së arritur, në pritje për tu bërë konkrete në fillim të vitit 2014.
Konferenca e përbashkët për shtyp
Ishte Ministria e Financave ajo që organizuar konferencën e përbashkët me Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën e Shqipërisë dhe Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, pasi ishin drejtuesit e kësaj ministrie që kanë qenë këto ditë në takime të pafundme me drejtuesit e FMN-së. Në këtë takim të përbashkët me median, ministri Shkëlqim Cani theksoi se ekonomia është duke operuar nën potencialin e vet dhe se nxitja e saj nëpërmjet borxhit publik është e pa dëshirueshme duke parë se Shqipëria ka një borxh publik të lartë. “Në dy javët e fundit kemi qenë në bisedime me FMN për artikullin 4 dhe për mundësinë e një program të ri me Fondin. I falenderoj për bisedat konstruktive dhe ndihmën e dhënë”, u shpre Cani, duke e konsideruar këtë si një plan aftamesëm që mundëson rritjen ekonomike dhe vënien në kontroll të financave publike. “Rritja reale për 2013 mendohet diku te 1,3%, ndërsa për 2014 gjykimi i përbashkët për rritjen është 2%, diçka më mirë, por larg atyre objektivave që do dëshironim”, cilësoi ai duke theksuar dhe shkaqet që kanë çuar në këta tregues.
“Kërkesa e brendshme është ende e dobët si pasojë e faturave të papaguara. Rritja ka ardhur kryesisht nga kërkesa e jashtme. Kontributi i kufizuar si pasojë e nivelit të kësaj dege dhe kushteve të pafavorshme në Eurozonë dhe në fqinjët tanë. Ekonomia po operon nën potencialin e vet dhe nevojitet gjetja e mundësive dhe çdo rruge për ta mbështetur. Nxitja e ekonomisë me borxhin publik është një opsion, por i padëshiruar, pasi Shqipëria ka nivele borxhi që do t’i quaja të larta. Borxhi publik është i kushtueshëm”, renditi ai disa nga problematikat e financave shqiptare, duke cilësuar se këto probleme zvogëlojnë hapsirën për shpenzime të tjera. Ai theksoi se mbetet prioritet shlyerja e faturave të papaguara për biznesin.“Është një nga prioritetet tona shlyerja e faturave të papaguara, duke filluar nga janari i vitit 2014. Ajo që është e rëndësishme, qeveria në bashkëpunim me FMN dhe Bankën e Shqipërisë është e angazhuar dhe i ka identifikuar rrugët që të mos kemi më në të ardhmen vonesa me pagesën e punëve publike, shërbimeve apo TVSH-së së rimbursueshme. Përveç shqyerjes së detyrimeve të vonuara kemi marrë masat për të mos krijuar detyrime të reja” shpreh Cani.
Ilahi: Paketë financiare 300 milionë euro për tre vjet
Përfaqësuesi FMN, z Ilahi theksoi se paketa ekonomike që ka ndërmarrë qeveria shqiptare do të ringrejë rritjen e ekonomisë. Sipas tij, paketa ekonomike është në përputhje me standardet e BE. “E gjithë kjo paketë e politikave ekonomike që ka ndërmarrë qeveria në kuadër të programit të FMN do të ndihmojnë që ekonomia të informohet, të jetë e hapur ndaj investitorëve të huaj. Këto reforma do ndihmojnë dhe në integrimin në BE”, u shpreh ai.
Përfaqësuesi i FMN-së sqaroi se mbështetja synon kryesisht rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare dhe që masat që do të ndërmerren nga ana fiskale të mos i sjellin shqetësime tregut. “Analizuam problemet ekonomike dhe FMN ka arritur marrëveshje për programin ekonomik. Ka qenë ky mision, (por krahas tij kanë qenë disa misione), pasi krahas misionit të programit financiar ka qenë edhe misioni i mbështetjes teknike”, u shpreh përfaqësuesi i FMN-së. “Mendohet të mbështetet përmes një linje financimi 300 milionë euro.
Kjo marrëveshje me qeverinë shqiptare do të finalizohet kur të ekzekutohet nga bordi ekzekutiv i FMN. Programi është hartuar në mënyrë të tillë që të ofrojë mbështetje të fuqishme për rimëkëmbjen ekonomike në periudhën ekonomike afatmesme 2-5 vjeçar”, cilësoi ai. Sipas zotit Ilahi, ideja është që të ofrohet kjo mbështetje për të ulur pikat e dobëta përsa i përket borxhit, pastrimit të detyrimeve të prapambetura e cila do të rriste besimin në sektorin bankar për të ofruar më shumë kredi.
Ndërkaq Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani parashtroi disa nga sfidat më të mëdha që përballet ekonomia e vendit tonë, ndërsa vërtetoi se bisedimet me FMN kanë qenë të suksesshme. “U diskutua gjerësisht për politikat financiare që do të ndërmarrë qeveria shqiptare. Marrëveshja plotëson shqetësimet tona kryesore që i kemi ndarë me ju. Marrëveshja me FMN në këtë kohë është një ndër zgjidhjet optimale. Objektivi ynë është rialokimi i burimeve financiare. Do të kërkohet edhe vazhdimi i reformave strukturore nëpërmjet investimeve në infrastrukturë dhe kualifikimit të punonjësve. Këto kërkojnë kohë dhe marrëveshja me FMN i adreson në mënyrë të strukturuar.
Si BSH, këto politika i hapin rrugën rritjes dhe zhvillimit progresiv të ekonomisë së Shqipërisë. Një tjetër aspekt do të jetë mbajtja e stabilitetit makro-ekonomik të vendit. BSH do të punojë për të mbajtur stabël lekun”, tha Fullani. Gjatë konferencës të përbashkët për shtyp të autoriteteve shqiptare me FMN dhe BB, fjalën e mori edhe ministri Ahmetaj, i cili foli edhe për domosdoshmërinë e ndryshimit të modelit energjetik në vend që në të vërtetë është kërkuar me ngulm dhe nga BB.
“Duhet të ndryshojmë modelin dhe të fokusohemi në uljen e mospagesave”, deklaroi Ahmetaj, i cili duhet të administrojë një prej sektorëve më problematikë dhe me më shumë borxhe të mbartura të ekonomisë shqiptare. Megjithatë, ministri vlerësoi se ““Croën Agent” do të jetë efektiv në funksionimin e plotë të doganave”.
Po shume e mire qenka dhene kredia ….Duhet qe parate te perdoren per investime , qe te risin te ardhurat
Ndersa po te kishim mare lendet kimike te Sirise do kishim mare 12 milard dollare falas –Bo bo ca Pazari kemi humbur ne ..!
Ah Sazan Guri qe na more ne qafe ore trap i dreqit –hahahaha
Bravo. Politikaner i bien shkurt , vetem me borxh I japin zgjidhje , mjaft te sigurojne fonde per te kruer prokurime nderkohe qe borxhi shtrihet ne nje kohe shum te gjate, madje pertej jetes se politikneve qe sot I firmosin ato. Atyre nuk interesojne pasojat sepse me to ata nuk do perballen kurre. Keto borxhe qe merren si tejene lajthia sot do te komplikojne shume situaten financiare mbas disa vitesh por atehere autoret pergjegjes do te jene ne pe sion dhe do ta kene kaluar lumin, madje disa nga keta do te jene te ftuar edhe si analist ne ndonje TV prestigjoz. Dhimshuria dhe pergjegjshmeria nuk ekziston me. Triunfon teatri í ipokrizise fatkeqsisht.
Me duket me kete qeverri e kerkuam si breshka gozhden.Nje qeveri me qaramane.Ka tash 3 muaj e gjysem qe nuk kane pushuar se ankuari dhe me kete kujtojne se do tja hedhin nja dy vjet. Pse nuk ka i dhate shperbimin e funvititKemi me se 10 vjet qe e kemi marre rregulish.
Ama keto para jane para te United States, ndaj ju thoni faleminderit Amerikes , se i paskan dhene edhe me kushte te lehta –Duket qe eshte direkt dora e ndihmes amerikane …se FMN financohet nga USA
Perse i duhet Kredia e FMN vendit tone ? mjafton te luftojme korrupsionin ne biznes, tatime dhe dogana dhe parate jane te mjaftueshme per nje rritje te ndjeshme te ekonomise sone. keshtu do te hyjme edhe me shpejte ne europe e cila ka projekte konkrete investimesh ne shqiperi. me mire pa fmn. me te edhe 6 vjet jashte europes dhe korrrupsioni me shifra te frikshme.
Ajo qe eshte e rendesishme eshte se me cfare % eshte marre ky borxh dhe cfare sanksionesh ka ne rast se nuk shlyhet ne kohe.
Per mendimin tim ky borxh eshte shume i gabuar sepse ky “borxh” do ishte mire te ishte marre nga Sali Berisha. Te injorosh potencialin tend dhe pasurite e tua eshte paaftesi e madhe?
Quo vadis Rilindja?
.
A jeni në kërkim të një kredi? Apliko me ne sot
Merrni një kërkesë kredi emergjence brenda 24 orëve. Ne ofrojmë këto kredi nga një sasi minimale prej 2000 në një shumë maksimale prej 25,000,000.00 dollarë / euro dhe me një kohëzgjatje prej 1 deri në 30 vjet. Ne u japim të gjitha llojet e kredisë në një normë të ulët të interesit 2 për qind. Na kontaktoni për më shumë informacion
ZYRA E KORPORATAVE
United Mortgage & Home Financiar
133 Park Road,
Chiswick, London, W43EX Mbretëria e Bashkuar.
Telefon: +447024050733
Email: [email protected]