500 të burgosur shqiptarë që vuajnë dënimet në burgjet greke do të transferohen në muajt e ardhshëm në burgjet shqiptare, si faza fillestare e transferimit të të gjithë të dënuarve shqiptarë në vendin e tyre. Mes të dënuarve të parë që do të riatdhesohen, pritet të jetë edhe Alket Rizai, i cili vuan në Greqi dënimin me burgim të përjetshëm. Autoritetet greke thonë se transferimi i të burgosurve në Shqipëri ka për qëllim ndalimin e bashkëpunimit mes të dënuarve grekë dhe shqiptarë dhe për të dekurajuar kriminelët e huaj që veprojnë në Greqi. Ata i referohen rastit të arratisjes nga burgu i Trikalas së të burgosurit shqiptar Alket Rizai me grekun Vasilis Paleokostas. Sipas policisë greke, “anëtarët e mafias shqiptare që veprojnë në vend kanë pasur kontribut vendimtar për një mori krimesh dhe kanë zhvilluar një partneritet ndërmjet elementëve kriminalë grekë dhe shqiptarë, gjë që sjell në krijimin e bandave të reja kriminale”. Pritet që mes autoriteteve shqiptare të Drejtësisë dhe atyre greke të nisin takimet për të rregulluar aktet përfundimtare të marrëveshjes dypalëshe. Mediat greke thonë se Greqia do të subvencionojë koston përkatëse të përditshme për ushqim dhe kujdes që ka për çdo të burgosur në burgjet greke, një shumë 5 euro për çdo të dënuar. Nga kjo marrëveshje, ajo që fiton më shumë duket se është Greqia, pasi përballimi i shpenzimeve për të dënuarit që do të transferohen drejt Shqipërisë do ta lehtësonte jo pak buxhetin grek, për shkak se kostoja ditore e një të dënuari në burgjet shqiptare llogaritet 3 herë më e ulët se për një të dënuar në burgjet greke.
Me kosto 100% me te ulet do u dalin..se kane per te dal fare per pak kohe mbasi te kene ardhur nje pjese e madhe..e ne ardhshin para zgjedhjeve,ata me kriminelet mbase dhe i vendosin komisioner ne qendrat e votimit,me detyra dhe te mbajtjes se rregullit e drejtimin e votes ne drejtimin e duhur..DJATHTAS
Epo mirserdhe ne atdhe ao vella!!
i vetmi dhe i madhi alket rizai je njish kshu e donin horrat