Ministri në ikje i Financave shqiptare nuk ka mundur më të “mbulojë diellin me shoshë”. Pas bilanceve të munguara të qeverisë të bërë prezente në mënyrë të vazhdueshme nga mediat shqiptare, Bode dje ka pranuar për herë të parë publikisht se buxheti i shtetit është ezauruar në 80 për qind të tij. Në një dalje për mediat në ditët e fundit të punës së tij, zoti Bode duke komentuar ecurinë e 7 muajve të parë të vitit pranon se është konsumuar pjesa më e madhe e huamarrjes, por që sipas tij nuk do të ketë problem për qeverinë e ardhshme. Sipas tij qeveria në ikje po i dorëzon qeverisë së re një buxhet që ka respektuar kufinjtë e saj ligjor. “100 për qind e asaj që ka ndodhur në ekzekutimin e financave publike është në përputhje të plotë me ligjin. Fakti që në 7 muajt e parë, në një vit elektoral, të mos ketë asnjë lloj devijimi, asnjë lek cënim nga trendi i programuar i buxhetit do të thotë që kapaciteti për të administruar me disiplinë fiskale është në nivelin e duhur”, tha Bode. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave në 7 muajt e parë të vitit, qeveria e ka shkelur kufirin e programuar të defiçitit me 4 miliardë lekë. Por ndonëse sipas të dhënave të deklaruara nga Bode rezulton me një tejkalim prej vetëm 4 miliardë lekësh ndaj planit, qeveria ka konsumuar gati 80 për qind të shifrës vjetore të defiçitit për shkak të konsumimit të huamarrjes në gjysmën e parë të vitit. Sipas Bodes kjo nuk është bërë për efekte zgjedhore, por sipas një logjike ekonomike. Huamarrja në këtë masë sipas tij është bërë për dy qëllime “edhe për qëllim të menaxhimit më të mirë të blerje të depozitave të qytetarëve të KESH-it për qëllime të mirëfillta të interesit buxhetor që të kemi një kosto sa më të ulët të buxhetit, por e dyta ka një arsye të mirëfilltë ekonomike, që këto para sa më shpejt të investohen, aq më shumë japin impakt pozitiv në rritjen e ekonomisë gjatë vitit, por edhe në taksat që mbledhin në buxhet. Në takimin e djeshëm me mediat ai u shpreh se mosrealizimi i të ardhurave në buxhet për shtatë mujorin kap vlerën e 11. 5 miliardë lekëve. “Të ardhurat u realizuan 94.1 për qind të programit të periudhës. 9 miliardë lekë janë rialokueshme pasi norma e interesit do jetë më pak nga ç’kemi parashikuar”, u shpreh ministri në ikje. Por në këto zëra nuk është parashikuar rimbursimi i TVSH-së së Kurum Internacional në shumën e 3 miliardë lekëve. Nga ana tjetër shuma e përfituar nga shitja e 4 HEC-ve blerë po nga kompania turke, sipas ministrit në ikje është deklaruar si zë në vete nën vijën e buxhetit. I vetmi muaj pozitiv sipas Bodes ishte muaji korrik ku sipas tij u arkëtuan 23 miliardë lekë në buxhetin e shtetit dhe sipas tij përbën një muaj me “një trend pozitiv me të ardhurat tatimore krahasuar me një vit më parë”.
Pushteti vendor rriti deficitin buxhetor
Ministri në ikje shkak kryesor për deficitin e krijuar buxhetor ka cilësuar pushtetin vendor. “Këto 4 miliardë lekë janë shkaktuar nga deficiti i krijuar nga pushteti vendor, i cili ka realizuar 6.4 miliardë lekë të ardhura në këtë periudhë dhe ka shpenzuar 17.5, një tejkalim prej 11.8 miliardë lekësh”, tha Bode. Në një farë mënyre ai pranon se asfalti zgjedhor i hedhur nga demokratët kryesisht në bashkitë e mëdha të vendit, mbetet një pjesë e rëndësishme e problematikës zgjedhore dhe harxhimit pa kriter të fondeve publike.
Faturat e papaguara për biznesin
Një borxh tjetër që qeveria e ikur i lë qeverisë së re është ajo që ju ka sipërmarrësve. “Janë 7 miliardë lekë që kanë një vonesë disaditore, kur të ardhurat mujore janë 30 miliardë, 7 miliardëshi do të thotë që ka një diferencë që është 6-7 ditë. Duke qenë se disa shpenzime janë me prioritet, kjo vonesë për këto lloj faturash është edhe më e madhe, sepse pagat, pensionet dhe disa shpenzime të tjera nuk mund të presin, ndodh që kjo kategori të ketë një vonesë dyjavnore. Në vitin 2005, që nuk kishte as probleme të presionit të krizës globale ka qenë vonesa në muajin shtator, 21 ditë”, thotë Bode. Nëse do të llogariten edhe këto detyrime të njohura por të pashlyera shifra e deficitit shkon në 54 miliardë lekë, ose sa 90 për qind e gjithë kufirit vjetor. Qeverisë së re i mbetet në dispozicion vetëm 6 miliardë lekë hapsirë për huamarrje një muajt e mbetur, ndaj marrja e Shqipërisë prej tyre në këtë gjendje financiare kërkon një kujdes të madh të menaxhimit të fondeve, apo kërkimit të rrugëve të tjera të financimit.
Kush mashtron? Bodes nuk i kushton asgje ne se genjen per suficitin prej 8 miljarde lekesh.
Bode rakicka si nxënës i sali genjeshtarit eshte akoma me genjeshtar se mësuesi i tij. Ky gomar devolli del deficit jo se nuk ka realizuar mbledhjen e taksave pushteti vendor por sepse ka harruar te mbledhe taksën e kazaneve te rakisê sipas modelit “rakicka” të kapitalizmit.
Vetem auditi nderkombetar ia zberthen breket ketyre horrave. S’e kemi degjuar me kete premtim te Edit, megjithate duhet bere sa me shpejt.