Qeveria në ikje po përpiqet me të gjitha mënyrat të përfitojë sa të mundë para se të lërë pushtetin. Një tjetër skandal është shënuar këto ditë dhe në qendër është përpjekja e qeverisë për të lejuar ndërtime në një zonë të mbrojtur. Konkretisht bëhet fjalë për rikthimin e një sipërfaqe prej 600 hektarësh në zonën e mbrojtur Vjosë- Nartë.
Kjo zonë është shpallur e mbrojtur me një vendim të Këshillit të Ministrave më 22 tetor të vitit 2004 nga qeveria e Fatos Nanos.
Por me ardhjen e Sali Berishës në pushtet, pjesë të kësaj zone u shpallën për ndërtim të strukturave turistike.
Vendimi u mor nga Berisha në 14 korrik të vitit 2009 dhe qindra hektarë të kësaj zone të mbrojtura u shpallën si hapësira për ndërtime turistike, siç tregon dokumenti PDF më poshtë.
Këto ditët e fundit, kur qeverisë i kanë mbetur edhe pak orë në pushtet, po bëhet presion që ministria e Mjedisit të lejojë Agjencinë e Kthimit të Pronave që të kthejë sipërfaqen prej 600 hektarësh tek pronarët.
Pas skandalit qëndron Fatmir Mediu dhe njerëzit e tij.
Skandali thellohet po të mendohet se raportet ndërkombëtare i kërkojnë Shqipërisë që deri në vitin 2020 vendi ynë të arrijë deri në 18 përqind të sipërfaqes totale në zonë të mbrojtur.
Por barbaria e qeverisë Berisha nuk është ndalur duke e zvogëluar në ekstrem këtë sipërfaqe.
Kështu, krahas ndërhyrjes në zonën e Nartës, Berisha ka lejuar që të ndërhyhet edhe në Parkun Kombëtar të Dajtit, në zonën e Rrushkullit, në disa zona të tjera në Vlorë, duke bërë masakra në shumë territore që duhej të ishin të mbrojtura. / TEMA
Nuk paska asnje shqiptar ti prese duart ketij krye krimineli historik, vampiri te pa ngopur, ketij anti shqiptari te paskrupullt. Te mos ndalosh keto veprime te padrejta do te thote te jesh bashkepuntor me kete serb te ndyre. Kur do te veproj Rilindja, kur te jete shitur gjithe Shqiperia?
-Shkule dhe gurin e fundit,mos ler gje pas..i babezitur.
Vlora e turizmit elitar të Nanos pre’ e sakatimi Qeveritar Nano-Berisha’t!
Nga: Mehmet Metaj
Kur evokojmë shprehjen profetike të Sami Frashërit “Shqiperia ç’ka qëne ç’është e ç’do bëhet“ me semantikën e saj sinjifikative për një vend që shpresohej të ndiqte rrjedhën normale të zhvillimit kurrë nuk i ka shkuar në mend dhe më të mençurve të të gjitha kohërave se ajo do të mbetej vetëm nje ëndërr për rilindje kombëtare, se Shqiperia jonë ka patur vërtetë rilindas por kurrë nuk ka rilindur vetë. Kjo Shqiperi dikur hijerëndë pas Qeverise së Ismail bej Vlorës dhe Mbretërisë Zogolliane dhe komunizmit Enverian do të mbetej “me krye n’hi siç tha Pashko Vasa dhe pas komunizmit “lavdiplotë” do të ndodhte me komikja ajo do të katandisej në një “lodër kukullash” në duart e Nano-Berishës, dhe gjithfarë sharlatani “pa din e pa iman” që kur i vë përbri të diturve si Samiu apo burrave të shtetit si Ismail Qemali jo vetëm që nuk u besohet Shqipëria dhe Vlora këtyre dordoleceve alias politikan, por as qytetaria Shqiptare. Por me sa duket është e vërtetë dhe thënia që historia përseritet dy herë njëherë në formë tragjike dhe njëherë në formë komike-por kaq komike sa u katandis ky vend nga Nano-Berisha’t s’i ka shkuar në mend kujt.
Po le te evokojmë dhe transpozojmë shprehjen profetike të Sami Frasherit në: “Vlora ç’ka qënë ç’është e ç’do bëhet ?!“ Dhe nëse mund “t’i japim kuptim” sentensës së Samiut të Madh për Vlorën pastaj merret me mend ajo për tërë Shqiperine dhe Kosovë-Metohinë. Dhe per Vlorën ajo do të kishte kuptim vetëm pot u referohemi vlerave historike dhe natyrore që ka ajo. Nuk po bejme “bilancin historic” se ate e ben gjithsejcili lehte. Po le te shohim se ç’u ka bërë vlerave natyrore dhe turistike të Vlorës sistemi ynë i papërgjegjshëm dhe kriminal Qeverisës gjatë këtyre 20-vjetëve tranzicion dhe sidomos kjo e fundit Qeverisja Saliiste-PD-iste?!
– Ashtu si dhe strategjia ambigue e zhvillimit të vendit, ku sundon ekonomia informale dhe Vlora ndonese u tha dikur nga Nano “që pas s’i erdhi historia” se Vlora ka potencial për zhvillimin e turizmit elitar dhe me gjithë miliardat e investimeve në turizëm që janë bërë apo “hedhur” aty nga Qeveritë e deritanishme nuk është punuar asnjë ditë me një strategji e prioritet të qartë për turizmin elitar por ajo ka rënë pre’ e investitoreve mafiozë dhe Qeverive të korruptuara Nano-Berisha dhe nga një perlë e turizmit elitar apo eko-turizmit është kthyer sot në një “magazinë pa çelësa” dhe katrahurë dhe ku po ja merrë frymën porti industrial, parku energjtik i naftës në Gjirin me turistik të Vlorës, parku eoliki Karaburunit, TEC-i dhe depozitat e naftës por dhe investitorëve privatë që kan perfituar dhe synojnë të përfitojnë nga turizmi pa plan në këtë rivierë që do të sfidonte rajonin dhe çudiste botën po të trajtohej e menaxhohej nga nje shtet serioz.
– Si gjithë Riviera bregdetare dhe ajo e Vlorës, dhe nga Narta deri në Ksamil, mafia e tokave në bashkepunim me administratën Qeveritare dhe lokale ka bërë kërdinë me pronësitë e vjetra të tokës, duke shpallur pronarë gjithfarë njerëzish të lidhur me pushtetin, që nuk i lidh asgjë me ato prona, dhe kan zaptuar teritore e ndërtojne pallate tyrli “vikungu” dhe së fundi Riviera e Ujit të Ftohtë është ‘pushtuar” dhe nga Lul Basha nga Dibra por ky ndërton pallate jo vetëm në tokë por dhe në det !.
– Riviera Shqiptare ka vite që trajtohet me vandalizem Qeveritar dhe si pronë private dje e Nanos e Co dhe sot e Berishës dhe Vikinget, duke sakatuar dhe bërë gërmime në Parkun Kombëtar të Llogarasë, Gadishullin e Karaburunin duke ndërtuar “parkun eolik” në kundërshtim me Ligjin e Zonave të Mbrojtura: Nr. 8906 Dt. 6.06.2002.
– Në shkelje flagrante të ketij ligji nisur nga Nano sharlatani dhe bitisur nga sivëllai tij Berishë-hajvani ju një kompanie të huaj 183.000 m2 territor të bregdetit dhe gjirit të Vlorës e gjithë Adriatikut, një vendimemarrje që do trondiste çdo Qeveri të çdo vendi në botë vetëm tek ne kjo kaloj duke injoruar dhe kundërshtitë e ambientalisteve dhe shtypur dhe revoltat e Vlonjatëve dhe burgosur ata gjë që s’e ka bërë dot as fashizmi Musolinian, ndërsa Berishës po “i qajne sytë er miratimin e tre ligjeve dhe futjen e vendit në BE!”..
Vlora ka të shpallura si zona të mbrojtura turistike 45,138 ha, ose 12 % e totalit të Republikës, por këto jo vetëm kan mbetur në letër por ato janë trajtuar me vandalizëm sidomos nga Qeverisja PD-iste, dhe Parku Kombetar i Llogarasë, megjithëse u propzuar nga grupi i ekspertëve kombëtar dhe ndërkombëtar te Strategjisë së Biodiversitetit (2000) të bëhej një park-model tokësor dhe detar me nje siperfaqe te zgjeruar 35,000 ha (duke u shpalluar si zonë e mbrojtur gjerdani-bio-ekologjik “Llogara-Orikum-Karaburun-Sazan kjo nuk u bë nga Qeveria PD-iste për të e kompromentuar nga ndërtuesit e paligjshëm dhe ai sot ka mbetur i rrudhur në një sipërfaqe rreth 1000 ha dhe i kërcenohet çdo ditë nga ndërtimet pa leje që po i kanosen nga të gjitha anët nga Orikumi e përpjetë.
Zonat e mbrojtura të injoruara dhe vandalizuara të Vlorës janë:
1. Porto Palermo, 600 ha,Kat. I-re zone Strikt e Mbrojtur (SPA);
2. PK-Llogara, PK, (1010 ha apo 35,000 ha ?!); Kat. II-te, VKM nr. 96,datë 21.11.1966 dhe V.K.M. 2000 (SPVB)
3. Parku Kombetar Deta “Karaburun-Sazan”, Kat. II, 12,428, VKM nr.289, datë 28.04.2010;
4. Gadishulli Karaburunit, 20,000 ha, RNM, Kat. IV, Urdhër MB, 22.02.1968, 1977,
5. Grykederdhja e lumit Vjosa- Pishë Poro (Vlora), 3,400 ha, Rezerve natyrore e menaxhuar, (Kategoria IV)
6. Zona e mbrojtur “Vjosë-Nartë”, VKM nr.680,datë 22.10.2004, 19,738 ha;
7. Kanioni i Gjipesë, Peisazh i mbrojtur, Kategoria e V, 1,200 ha (SPVB);
Por keto zona perveçse nuk janë trajtuar si të tilla dhe janë mbushur me ndërtime pa leje, me parqe eolike dhe TEC-e, me mbetje nafte as nuk ka nisur puna për një prioritet të zhvillimit të planifikuar turistik dhe eko-turistik pale’ të eko-turizmit dhe të turizmit elitar të tyre.
Përgjigja e kësaj katrahure dhe vandalizme Qeveritare është e thjeshtë si “veza e Kolombit”-Vlora duhet të rivendos dhe të ketë prioritet turizmin (eko-turizmin dhe turizmin elitar) por pa injoruar dhe potencialin e saj portual por ky zhvillim urban pa cënuar të parin apo të gjithën. Kjo strategji dhe ky prioritet e nënvizuar mirë në Qeverisjen Re të PS-së duhet ta ketë si parim-kushtetues për Vlorën, por dhe për Sarandën, Butrintin, Ksamilin, Borshin, Himarën, Qeparon e Dhërmiun, Kuçin, e gjithë rivierën dhe labërinë, tërë teritorin peisazhistik unik jonian nëse duam të fillojmë t’a bëjmë një ditë Vlorën e Ismail Qemalit dhe Shqipërinë e Samiut atë që duhet dhe i ka hije të jetë Vlora dhe Shqipëria
Kudo ne Shqiperi prona tu kthehet pronareve te ligjshem. Te kthehen pronat e grabitura nga njerezit e Berishes dhe te korruptuarit qe jane bere milionere me pronat e grabitura pronareve qe 22 vite sorollaten ne dyert e gjykatave duke kerkuar pronat e grabitura.
Pa u kthyer prona te i zoti nuk mundet te kete integrim ne Evrope, sepse pa u kthyer prona te i zoti Shqiperia nuk mundet te konsiderohet shtet demokratik por neodiktature.
Dicka me shume rreth kesaj zone per te kuptuar se cduan politikanet e Berishes dhe te Nanos. Zona ne fjale eshte nje perle e vertete nga me te rrallat ne Ballkan .Kodrat e Treportit ,laguna e Nartes,Pish Poro,laguna e derdhjes se vjeter te lumit Vjosa ,Parku botanik i zogjve te rralle vendas dhe shtegtar ,bregdeti ranor Triport -delta e lumit Vjose biologjikisht 100% i pastert si dhe fauna dhe flora e kesaj zone; jane bere te lakmueshme per familjen Berisha dhe disa ish politikan te Nanos .
Nga bisedat me disa banor te kesaj zone qysh ne 2002 jane pare levizjet e para te Nanos e me pas te Berishes per te tjetersuar keto rajone .Ata thone dhe emra kryesor te politikes qe i kane pare te hartojne plane per te investuar .Shume teritore ,nga me te mira ,jane rrethuar e mbrohen me roje per te mos lejuar askend te afrohet .Shume gjahtar pshertijne se nuk mund tu afrohen per gjah.Shume banor vendas nuk kane mundesi te mbledhin dru apo te kullosin ato pak bageti per tu ushqyer.
Ne 2008 nje miku im me tha .Cprespektive mund te kete ndertimi i nje porti ne VP te Triportit .me te qeshur i thash .Ndertimi i nje porti qe do te kete lidhje me lagunen e Nartes do te jete nje kryeveper me leverdi te jashtezakonshme ekonomike .Po me tha kjo dihet .Po a mund te ndertohet vazhdon te kembngul .-Ne se jane parat atje behen cudira .Terreni eshte shume i favorshem .Ka vetem nje pike qe duhet vlersuar .Ndertimi i Sakljeres mbrojtese qe do te kushtoje .-Me thote :Te thash parat jane .U befasove dhe mendja me shkoje sa te fuqishem jane bere politikanet tane qe marrin inisjativen te bejne vepra te tilla kur te tjeret kane dekada ose shekuj qe i kane realizuar .
Llogjikishte atje duhet investuar .Eshte nje kapital i pa shfrytezuar qe do te ndikoje shume ne zhvillimin e zones , qytetit te Vlores por dhe banorve per rrerth .Ky investim te marri rruge ligjore e jo te lihet ne duar te individve per perfitime personale .Eshte nje pasuri kombetare dhe askush atje nuk duhet te pretendoje se eshte e tyre .