Qeveria, e mbledhur në orët e pasdites, vendosi me një akt normativ që të shtyjë hyrjen në fuqi të ligjit ‘për nëpunësin civil’.
Vendimi u mor për shkak të mungesës së akteve nënligjore për këtë ligj, çka e bën atë të pazbatueshëm.
“Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, duke pasur në konsideratë parashikimet e ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, pazbatueshmërinë e tij për shkak të mungesës së akteve nënligjore dhe natyrës së përgjithshme të ligjit, kohën e pamjaftueshme për të bërë rregullime ligjore sipas procesit legjislativ, nevojën për organizimin institucional, efektet financiare mbi buxhetin e shtetit dhe gjendjen ekonomike financiare, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe të ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Këshilli i Ministrave vendosi të ndryshojë nenin 70 dhe 72, si më poshtë vijon.
Neni 70
Ligji nr.8549, dt 11.11.1999, “Statusi i nëpunësit civil”, dhe çdo dispozitë tjetër në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen nga data e fillimit të shtrirjes së efekteve të këtij ligji.
Neni 72
Ky ligj hyn në fuqi në 1 tetor 2013 dhe i fillon efektet e tij 6 muaj pas hyrjes në fuqi. Deri në datën e fillimit të efekteve të këtij ligji zbatohet ligji nr.8549, datë 11.11.1999, “Statusi i nëpunësit civil”,” thuhet në vendimin e qeverisë.
Po kur e dinit qe nuk dinit per aktet nenligjore pse i lat te ngjireshin ata te pales tjeter?! Me te drejte do jua quajne terheqje nga paaftesia Sepse me kujton ngritjen e deputeteve te shtrire ne cadra ne Bulevard ,qe nuk kuptuam pse rane e nuk dime pse u ngriten.Keq
NUDISTI I KA URDHERUAR TE GJITHE TE ZGERDHIJNE NJEHERESH DUKET TREGOJNE BARCALETA PER TE QESHUR .Populli mjere ke kemi ne krye.
Shume mire eshte bere qe eshte shtyre zbatimi i ketij ligji.Une jam nje i tille qe jam larguar nga puna ne vitin 2006 vetem pse kisha qene komisioner ne QV dhe numerim votash per P.S. ne zgjedhjet e vitit 2005.Te gjitha keto i kam me vendim gjykate,por me ke u zevendesova thoni Ju? U futen ne pune militante te P.D-se,te pakten 30 veta ne Drejtorine Rajonale Tatimore Lezhe,nga ku shumica e tyre nuk kane dipllome te rregullt por te marre me para neper universitete si Kristal apo Vitrina,prandaj eshte bere lesh e li ky vend dhe pa u larguar te paaftet,ata me diploma false,te korruptuarit etj etj nuk ka ecje perpara ky vend.
Ligji i ri “Per statusin e nepunesit civil”ka rreth 30 nene te cilet qe te behen te zbatueshem duhet te miratohen akteT nenligjore.
Per rjedhoje shtyrja e zbatimit te tij eshte domosdoshmeri . nga PD-ja ne vitin 2005 e deri sot, vetem ne rrethin e Korçes jane mbi 500, nga te cilet nje pjese e tyre kane qene me statusin e Nepunesit civil.
Pra natyrshem lind pyetja keta 500 punonjes qe kane 8 vjet ne papunesi ose “me arest shtepie”,duhet te vazhdoje dhe sot ti persekutoje PS-ja dhe te mbaje ne pune injorantet e PD-SE?
Po ne shkalle vendi sa jane te tille?
PERGJIGJEN TA JAPE VETE LULI.