Viti 2013 ka hyrë zyrtarisht në disa vende të globit. Festimet e shoqëruara me spektaklet e piroteknikës kanë pushtuar sheshet e Zelandës së Re Australisë, banorët e të cilave festojnë të parët ardhjen e vitit të ri.
Fllimisht qiejt e Auklandit në Zelandën e Re janë ndriçuar nga fishekzjarret shumëngjyrëshe që shënuan ndërrimin e viteve, spektakël që dy orë më pas u përsërit edhe në Sidnej, ku mijëra banorë të kryeqytetit australian nisën numërimin mbrapsht në shesh. Festimet e Sindejt u transmetuan live nga televizionet botërore.
Ndërkohë, “udhëtimi” i vitit të ri rreth globit vijon me vendet e Azisë, ndërsa më pas Europa do të përshëndesë vitin 2012, për t’i thënë mirë se erdhe vitit 2013. Pas Europës, edhe kontinenti amerikan pret mbërritjen e Vitit të Ri, i cili shënon nesër ditën e parë në Honolulu, vendi i fundit në glob që pret ndërrimin e viteve.