Sot në datë 24 dhjetor, tre ditë pas fundit hipotetik të botës dhe një ditë përpara Krishtlindjeve qiramarrësit në pronat e kthyera pronarëve u rreshtuan në një peticion për Këshillin e Ministrave dhe Kryeministrin Sali Berisha. Peticioni u nënshkrua nga 678 familje që përfaqësojnë rreth 2700 individë.
Në kërkesën e tyre drejtuar këtij institucioni thuhet se: “Në kushtet ku ne ndodhemi, kërkojmë nga ana Juaj që të ndërmerrni një analizë serioze të kësaj situate emergjente dhe të shikoni mundësinë e pezullimit të efekteve të Aktit Normativ për ato raste kur pamundësia për të marrë kredi vërtetohet me anën e dokumentave dhe në kushtet kur pushteti lokal nuk ofron dot zgjidhje për vënien në dispozicion të banesave sociale. Kjo situatë është shumë më tepër emergjente se ajo që diktoi nxjerrjen e Aktit Normativ nr. 3/2012, dhe mbase është rasti që të nxirret një akt tjetër normativ që të paktën festat familjare të fund-vitit dhe stinën e dimrit të mos e kalojmë në mes të rrugëve, në një shtet që aspiron të integrohet në Evropë”.
Pasi Banka BKT u refuzoi në masë dhënien e kredisë së butë, pasi organet e pushtetit vendor nuk disponojnë mjaftueshëm banesa sociale dhe nuk kanë fonde për të ndërtuar të reja të këtij lloji, këto familje gjenden para faktit të kryer. Në ditën e Krishtlindjeve, në mesin e një dimri të ftohtë ato rrezikojnë të mbeten në mes të katër rrugëve dhe pa ndihmën minimale nga qeveria, as të paktën me çadra dhe tenda.
Në tekstin e tyre qiramarrësit bëjnë evidente me fakte dhe prova situatën reale rreth akomodimit të 3200 familjeve ku vetëm një pjesë shumë e vogël janë sistemuar.
Po kur e okupuan per 22 vjet pa paguar qira, nuk menduan se do te vinte nje dite kjo? Let evuajne tani pasojat e te qenurit qylaxhi per kaq kohe
Gezuar Krishlindjet Bana, shpresoj te behesh njeri me i mire vitin qe vjen …