Debati për radhën në market shënoi një viktimë, mbrëmë pak pas mesnate në Tiranë. Plumbi në zemër i mori jetën të riut 29-vjeçar, Jurgen Duka
Shoku i tij ka deklaruar para policisë se sherri ka nisur për radhën në market. Viktima dhe autori ishin futur në market si klient dhe debati ka nisur kush do paguante i pari. Pas ngjarjes autori është larguar me një makinë.
Sakaq, 29-vjeçari humbi jetën te spitali i Traumës. Sipas policisë, nga verifikimet e kryera rezulton se viktima është person me precedent të mëparshëm kriminale. Ai ka qenë i dënuar për falsifikim të monedhave dhe në vitin 2016 Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 8 muaj burg.
Ndërkohë, 29-vjeçari ka pasur edhe dënime të tjera për vepra të ndryshme penale. Konkretisht, Jurgen Duka ka qenë i dënuar edhe për heqje të paligjshme të lirisë dhe përndjekje në vitin 2017, për të cilat është dënuar me 4 muaj burg. Gjithashtu në vitin 2013 ka qenë i proceduar në gjendje të lirë për mashtrim dhe në vitin 2014 për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë.
o.j/dita
Jurgen Duka u vra apo vrau, se nuk merret vesh.
sherr shqiptaresh sherr mesjetarësh
bota shkon ne hene, ne zihemi per rradhe
zot i madh cfare ke krijuar
POPULL IDJOT
Mos o shqiptare, se edhe keshtu kemi mbetur pak. Tashti vrasim njeri tjetrin per nje rradhe ne market? Popull inteligjent, s’ke ç’i thua.
Nuk duron dot shqiptari ti preket namuzi. I hyri tjetri pa rradhe dhe ky e hoqi nga rradha. Tani do rrije per jete ne rradhe.
Albanistan c pret ,po su fut denimi me vdekje larot do bejne trimin me pistoletat e sherbimit ,gjithashtu dhe keta qe e mbajne veten per te forte ,kjo do u mbylle dhe deren prokuroreve dhe gjyqtareve te korruptuar qe i lene jashte me vendime absurde
Po shitesi nuk mund ta sqaronte kush ishte I pari .
Apo varja I sherben te parit atij qe fryhet me shume.
Kjo eshte tamam ikje per lesh per dhjame qeni .
Ne gjithe boten nuk vriten keshtu vetem ne Shqiperi.
Gjynah I madh per kete djalin qe vdiq.
Vrasesit denim te perjetshem pa te drejte apeli
Kot po them, po ti thua, qe me ate mendje qe kishte ai gomari qe bridhte me pistolete, t’i kishte fut noi plumb edhe shitsit. Shitesi eshte per te shitur, jo per te zgjidhur konfliket e bleresve me njeri-tjetrin, as arbiter i grindjeve ne dyqan.