Kryeministri Edi Rama ishte i qartë dje në pasditen e vonë se çfarë do të ndodhë me legalizimin e banesave informale. Procesi i legalizimit do të jetë falas, e që më pas drejtori i ALUIZNIT, Artan Lame e sqaroi për gazetën Dita, se çfarë do të thotë kjo. “I gjithë procesi do të jetë falas, pra shteti merr përsipër të gjithë kostot burokratike të procesit, si hartën, noterinë, marrëveshjen etj”, u shpreh Lame. Të dhënat që ky institucion ka deri tani, flasin për rreth 250 mijë banesa informale, të legalizuara nga qeveria e kaluar 21 mijë prej tyre, por që do të rifuten sërish në proces për shkak të amullisë së dokumentacionit dhe problemeve që kanë shfaqur në proces. Lame është i qartë në sqarimin e tij mbi këtë proces kur thotë se tashmë qytetarët nuk do të shkojnë më në zyrat e ALUIZNI-t, por do të jenë punonjësit e këtij institucioni që do të shkojnë derë më derë për të përfunduar procesin. Sipas llogaritjeve të bëra deri tani, 67 mijë banesa janë në tokën e tyre dhe sipas Lames për ta jo vetëm procedura është falas, por ata do të marrin tapitë e tyre me kosto 0. Pjesa tjetër me ndryshimet e reja ligjore për legalizimet që pritet të miratohen në muajin prill, do të kenë përfitime të dukshme. “Ata që do të paguajnë të gjithë vlerën e banesës, do të kenë ulje 20 për qind, ata që paguajnë me letra me vlerë 30 për qind”, janë disa nga detajet që jep Lame për gazetën duke cilësuar dhe një fakt të rëndësishëm “çmimi i tokës, nuk do të jetë me vlerën e tregut, por me gjysmën e saj”. Në këtë mënyrë zbardhet skema e këtij procesi mjaft delikat e të ndjeshëm, me shpresën që do të zgjidhet një nga ngërçet më të mëdha të këtyre 20 viteve të fundit.
Të dhëna
250 mijë banesa janë informale
67 mijë familje që e kanë tokën e tyre e përfitojnë legalizimin pa asnjë kosto
21 mijë banesa janë legalizuar nga qeveria e kaluar (do rifuten në proces)
***
Legalizimet, Rama: Procesi falas. Do jeni pronarë të shtëpive tuaja
Kryeministri Edi Rama, zgjodhi pasditën e djeshme dhe Paskuqanin për të bërë publik planin e ri të qeverisë shqiptare për legalizimin e ndërtimeve informale dhe urbanizimin e të gjithë zonave duke i kthyer në kapital të çliruar. Gjatë takimit Rama ka shpërndarë çertifikatat e para të cilat regjistrohen në hipotekë dhe e bëjnë pronën aktive. Kreu i ekzekutivit deklaroi se qeveria ka ndryshuar ligjin aktual të legalizimeve, i cili më pas do të marrë votën e Kuvendit. Thelbi i këtij ndryshimi ka të bëjë me skemën e procesit të legalizimeve, ku nuk janë qytetarët që do të shkojnë te zyrat e shtetit, por administrata do të shkojë tek qytetarët për të kryer procesin e regjistrimit të banesave informale. Kryeministri deklaroi se procesi i legalizimit për qytetarët që kanë ndërtuar shtëpi banimi do të jetë falas, ndërsa për ata që kanë ndërtuar për objekte biznesi, procesi do të kryhet me faturën përkatëse.
Falen penalitetet
Edi Rama deklaroi se qeveria do të falë të gjitha penalitetet që i janë vënë qytetarëve në të shkuarën. “Këto ndryshime do t’i kalojnë për miratim përfundimtar parlamentit dhe do të na garantojnë zotimin tonë që ju dhe si ju mbi 200 mijë familje që presin prej vitesh legalizimin të mund të bëheni pronar legjitim të shtëpive tuaja. Shtëpitë tuaja të kthehen nga kapitale të vdekura, në kapitale të qarkullueshme, që do nxisin ekonominë e familjes suaj”, theksoi Rama. Kryeministri cilësoi gjithashtu se “ne kemi pasur një plan shumë të qartë për legalizimet dhe duhet ta kujtoni sepse besoj është me rëndësi që unë personalisht së bashku me Artan Lamen, kemi qenë të parët në Shqipëri që kemi folur për legalizimet, kemi qenë të parët që kemi bërë një plan legalizimesh, kur ishim në fillim të rrugëtimit tonë për të modernizuar Tiranën”. “Plani ynë solli një produkt të rëndësishëm, qytetarët i morën informacionin nga njësia bashkiake, por mbetën peng të peshkaqenëve që drejtonin ALUIZNI-n, por sot përfundoi kjo padrejtësi, pasi ne vendosëm t’ju japim mundësi të gjithë shqiptarëve që kanë sakrifikuar shtëpitë e tyre për një jetë më të mirë të realizojnë ëndrrën e tyre”, tha Rama, i cili kujtoi se kanë qenë rreth 160 mijë familje që kanë tetë vjet që sorollaten nëpër Tiranë për të legalizuar pronën e tyre.
Skema e regjistrimit
Në ligjin e ri gjëja e parë që ndryshon është skema e veprimit e cila kthehet në të kundërt. Tashmë nuk shkon qytetari tek shërbimi por shërbimi që vjen tek familja. “Skema e vlerësimit të trojeve, përsa i përket atyre trojeve që janë me pronarë apo shtetërorë do të ndryshojë se nuk mund të ketë të njëjtën vlerë toka. Nga ana tjetër ne kemi ndryshuar skemën e dokumentacionit. Kush do të bëjë dokumentacion, do të shkojë në hipotekë dhe do të bëhet pronar i shtëpisë. Këtë proces e kemi të përqendruar të zonat informale, sepse ka shumë familje që janë në vështirësi ekonomike, edhe për këto do të ketë trajtim të veçantë. Legalizimi bëhet në radhë të parë si një borxh ndaj gjakut, sakrificave dhe mundit të atyre që janë sot pronarë të një shtëpie ku kanë hedhur gjithçka kanë pasur. Për ata bëhet legalizimi në radhë të parë, të tjerët të rrinë në radhë dhe të paguajnë”, tha kryeministri.
Fatura e energjisë
Ndërkohë shefi i qeverisë informoi qytetarët se procesi i legalizimeve nuk do të kufizohet me detyrimet e papaguara ndaj kompanive të energjisë elektrike. “Nëse ju do paguani 400 mijë lekë për legalizimin kur toka nuk është e jotja, atëherë do t’ju marrim 360 mijë lekë dhe 40 mijë lekëshin do ta lemë barrë hipotekore, që ju do ta hiqni pas dy vjetësh kur të tregoni faturat e energjisë. Në shumën e legalizimit do t’ju marrim 40 mijë lekë më pak, do t’jua lemë të paguani energjinë elektrike dhe t’jua lemë barra atje. E rëndësishme është të paguani të gjithë energjinë, të futeni në sistem”, tha Rama, i cili shtoi se “tashmë janë të gjitha kushtet që ta mbyllim këtë proces më faqe të bardhë për të dy palët. Ne jemi gati, kush është gati nga ju thjesht duhet të ndjekë procesin dhe të marri tapinë në dorë”.
Xhaxhai i Azem Hajdarit, një nga 20 kryefamiljarët që mori dje tapinë nga Rama
Në listën e 20 kryefamiljarëve që dje morën tapinë nga kryeministri Edi Rama, ishte dhe xhaxhai i deputetit të ndjerë të PD-së, Azem Hajdari. E në këtë takim të djeshëm ku dha 20 tapitë e para kryeministri nuk mund të kalonte pa një batutë. “Pa dashur të bëj politikë këtu, siç tha Lamja, sepse këtu ka shumë që nuk na ka dhënë votën, dhe nuk ka asnjë problem, ne do t’u japim tapinë. Edhe kjo është arrije tjetër, që votën s’e jep, tapinë e merr. Jo siç thoshin ata “më jep votën, që unë të vij ta masë shtëpinë”. Siç thoshte Shabani – “më jep votën, pastaj vij ta mas prap”.
Lista
Qytetarët që kishin aplikuar që në vitin 2006, të cilët morën lejet e legalizimit
Maxhun Hajdari
Abdulla Cani
Ylber Torba
Sokol Prençi
Niko Mihas
Pëllumb Cani
Hasan Xheçuka
Edmond Hasantare
Ahmet Cani
Rexhep Sulaj
Gjon Gjini
Avni Dragjoshi
Flamur Sulaj
Xhemal Cani
Qemal Shahini
Adrian Kamberi
Maringlen Ceci
Mehdat Prençi
Fatmir Lakasi
Sadik Hajdarmataj
Bravo Ed Rama God bless.
Po po sa te madh qe ka ky Kryeministri komputerin se mos behet ish-kryeministri xheloz dhe pastaj hajde ti gjesh atij nje me te madh…
Bukur Rama. Legalizimi duhet sa me shpejt.
Premtime qe po vihen ne jete, vetem lereni te punoje…. O PARLAMENTARE!
Mire e ka pasur Rama me nje grup kangetaresh qe thoshte gjithca mund te ndodhe jetojm ne TIRANE.Sa posht ka rene kryeministri qe shkon e ndan tapit taman si Enver hoxha ne 46 kur ndante tapit e tokave fshatarve te marrun me force te tjerve.Me thuani ne cilin vend te botes ndodh qe nje kryeminister te bej te tilla gjera.Nejse thjeshtsia zbukuron njeriun ha ha ha
@mark.uku po ske faj ti o plere se je mesuar te shikosh serbo-malazezin sali duke shperndare pashaporta+nenshtetesi shqiptare sojit+sorollopit tend o sllav,si puna e atij gacit te kosoves je dhe ti o plere,o klysh sllavi po nji inferior i sojit tend si mund te etiketoje nje kryeminister te zgjedhur nga nje popull e jo nje plere+ordiner si ty o qen plerash,ti shiko bjeri vetes pas sa nuk eshte vone se ja ke nevojen shume kurimit mendor dhe psikiatrise o i mbaruar nga trute ,,dava plerash..
krimineli berisha e vrau azem hajdarin dhe as qe e rruajti per njerezit e tij…jo me per popullin…BRAVO EDI RAMA…PO VJEN ERA SHTET.
Po Mir mob far Te keqe ka qe I ndau sh mire beri sepse ishte nje premtim dhe ate e beri ralitet tha qe do merem vet per kete pun ti cfar halli ke se ralizovi nje premtim ky eshte problem Jot e di qe shum vetave nga pd ju ka ren vala qe mbajti premtimin kur pd per 8 vjet I genjeu demonratet pale socialistet nje big bravo per ket kryeminister
Ti Mark uk,qeke kopil’nuk ha m…t kot.
Kujdes Ilir Baben pa leke legalizimin se ka bere shpenzime per ditelindjen, se kishte ftuar 600 Arsen Lupena
Ma do mendja shumica juaj qe shkruani as nuk keni shtepi per te legalizuar as nuk keni troje qe ju a kane zene ndertimet informale.
Kryeministri me kete nuk thote asgje thjesht propogande ne hava. Se pari perse duhet te jene te privlegjuar ata qe kane ndertuar ne toka shteterore. Qe ketu fillon poshtersia e korrupaioni e pabarazia . I kujt eshte shteti? Kush i ka krijuar ate fond toke shteterore , Rama , I jati apo gjyshi i Rames apo Nano me Berishen? Asnjeri nga keta.
Se treti ke konsideron pronar te tokes z Rama? Rama thekson se e kane zaptuar token e tjetrit me gjak pradaj duhet te legalizohet , metalitet kriminal komunist. Po te zotit te tokes qe te paret e kane fituar me gjak e djerse dhe e kane paguar me jete gjate sundimit te baballarve te Rames me shoke cfare do te behet more neokomuniste .
Te jeni te sigurte se eshte vetem propogande antikushtetuese pasi kushtetuta e ka te percaktuar qarte zgjidhjen e problemit te pronsise ne Shqiperi.
Komuniste, ose ndryshoni Kushtetuten e Shqiperise ose zbatojeni o nekomuniste pasi Kushtetuta e Shqiperise eshte themeli i shtetit e jo fletushka e partise d.m.th e bandes grabitese te radhes.
Si nuk keni turp qe vazhdoni te vidhni e grabitni ate popull qe 68 vjet o antishqiptare o te pangopur. Po ju o popull truthare qe brohorisni mashtrimin e radhes a nuk e kuptoni se mozbatmi i Kushtetutes se Shqiperise e respektimi i kartave qe garantojne lirite dhe te drejtat themelore te njeriut ne Shqiperi do te thote vazhdimin e marrjes se jeteve te pafajshme te qytetareve shqiptare e vazhdim i mjerimit per shumicen e shqiptareve.
Do shikoni se skema e Rames eshte vazhdim i perpikte i grabitjes aty ku e ka lene Berisha . Do shikoni ne krye te 4 vjeteve me shume apo me pak pak rendesi ka se do jeni me keq se sot dhe me disa qindja jete shqiptaresh qe mungojne. Kapitaizem pa themel d.m.th pa prone private vetem komunistet shqiptare, bijte e Enverit munden te ndertojne. Kurren e kurres vetem mashtrimi dhe maskaralleku i rradhes.
Berisha dhe Saliistet do te vdesin nga realizimi i kesaje detyre. Dhenja e tapive edhe nje nder treguesit me vendimtare ne realizimin e programit te Rilindjes. Keta pushta nuk realizuan per 23 vjet i ropen qytetaret dhe nuk u dhane tapit. Berisha nuk ka fytyre qe tu dale para qytetarve.Genjshtar, mashtures dhe i pa bese. Ky njeri duhet te peshtyhet ku te shifet si njeriu me i ndyri i kombit ton qe se eshte bere shqiperi shtat.
Rrrofte Populli shqiptar
Rrofte Edi Ram
Poshte Sali Berisha. kjo fytyre e urryer.!
TE LUMTE GOJA “ALIU NGA SELENICA” ! DUA TE SHTOJ QE SALI BERISHA DHE BANDA E TIOJ DUHET TE DENOHEN PER KRIMET E SHUMTA QE KANE KRYER.
karahamut-efendi i tret.Kurse ju e hani plot
Qe Rama ashtu si paraardhesit e tij nuk ia ka idene shtetit te bazuar ne pronen private nuk do shume mend per ta kuptuar. Me kete mentalitet vazhdojme te jemi vjet drite larg nga BE.
Te vetmit qe ngazellehen jane uzurpuesit e pronave te te tjereve dhe militantet.
“Sot në mbledhjen e qeverisë ne miratuam ndryshimet me themel që i kemi bërë ligjit të legalizimeve. Ne do t’i qëndrojmë atij zotimi që ju kemi dhënë dhe që ju dhe mbi 200 mijë familje që presim prej vitesh legalizimin të mund të bëhen pronarë të shtëpive të tyre”, – u shpreh Rama. [artikulli]
Ide shume e mire 1) per pronaret e shtepive 2) sektorin financiar; legjitimon asetet, liron fonde, krijon kolaterale; duke futur qytetarin ne sistemin formal. Nje nga iniciativat me me mend qe kam lexuar nga Qeveria e Koalicionit.
Puna tani ngelet ne zbatimin e saj, te mos lihet ne mes …
Me sa duke ti Mark Uk do te lajthitesh para Berishes. Po ne funde te fundit aty do teperfundoni se nuk keni rruge tjetar.Edhe Dilli do t`ju shaje edhe Hena do t`ju vajtoje per te gjitha keto tragjedi qe i sollet popullit shqiptare.
anton: Nuk e kuptoj shqetsimin tuaj qe nxeheni po ju foli njeri per Edi Ramen.Mendoj se as babajt tuaj nuk I dilni ne mbrojtje sic I dilini E Rames.Pyete ate qe te ka lindur se mos e ke vertet baba.Nuk po ju fyej se nuk bie ne nivelin tuaj,edhe pse e meritoni te ju fyej me cfar te permban pragu.
Aliu nga selenic: Seriozisht me bere me qesh.Po kujt I plasi per Berishen as per asnje politikan.Ata more I shkret I kan gjerat bashk,ala se more vesh.Sa per dijeni mbrapa diellit shkoft si ai si Rama as qe me bahet vone.Une shtyj kohen as qe me behet vone.Shko e merru mendonje pune se nuk ju jep gja Rama.
Qe legalizohen, kjo eshte nje veprim shume i drejte dhe nje fjale e mbajtur e kesaj qeverie dhe duhet pershendetur.
Por ish pronaret, duke perjashtuar ish kolaboracionistet, si Verlacet, teish kryeministrit kolaboracionist Mustafa Kruja, te nje pjese te toptaneve, qe bashkepunuan me armikun dhe te atyre qe realisht u bene bashkepuntore te pushtuesit, pjesa tjeter e ndershme e ish pronareve, duhet te marrin parate ne dore, me cmimin e tregut, per pronat e zena, nga keta qe po marrin tapite.
Vetem me kete veprim, do te kemi nje paqe sociale, mes zaptuesve dhe pronareve.
Disa here e kam theksuar, qe familjeve qe kane ardhur dhe kane zene tokat e pronareve reale, tu jepet nje kredi afat gjate, pa interesa, para qe do te paguhen pronaret reale.
Flas per ate kategori qe kane ndertuar vetem nje shtepi, per ata qe kane ndertuar disa shtepi e biznese, te bien dakort me pronaret, ose pronari real, te jete bashkebiznesmen me te, ku biznesi, shtepia e dyte apo e treta, te ndahen me dysh, ose ta paguaj pronarin, po qe se ky i fundit, bie dakort me pagesen, po nuk ra dakort, ta shembi shtepine, biznesin dhe tja ktheje pronen, sic ka qene ne fazen fillestare.
Vetem ne kete menyre, do te ndalet hakmarrja dhe do te kemi paqe sociale.
Mendoj se perpara se tu legalizohet,qytetari duhet ti paguaj gjoben per menyren se si ka pervetesuar token e shtetit,mbasandaj te mare tapine dhe te filloj e te paguaj dettyrimet e tij ndaj ligjshmerise se shtetit mbi pronen private!
Sa Km aq me shum takse ndaj shtetit!Te pakten keshtu veprohet ne shum vende perendimore,sepse vetem keshtu jeton shteti!
Levizja masive, ardhja e lire solli veshtiresite e veta administrative qe ishin objektive. Keta njerez ku do te vendoseshin? Ne qiell apo ne toke? Larg qofte ne qiell, dhe kjo ” asht’ toka jone ” thoshte dr. K. Jakova, e cila po i mirepret.