Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka reaguar përmes Tuiterit pas deklaratave të Berishës në Kuvend. Kryeministri tha gjatë seancës së sotme parlamentare se qeveria e tij po përmbyll një vit të suksesshëm, ndërsa ka fajësuar opozitën për mosmarrjen e statusit kandidat.
Në postimin e tij në Tuiter, Rama ironizon Berishën, i cili sipas tij jeton në një realitet tjetër, ku gjithçka shkon vaj dhe e vetmja e keqe është opozita.
“KM jeton në një botë tjetër ku ka punësim për të gjithë, ku paraja nuk mungon në asnjë shtëpi e ku për investimet e huaja është parajsë… Në atë botë ka veç një problem: Opozita! Gjithçka tjetër për zili: Rrogat, pensionet, çmimet, prodhimet, rendi, shërbimet… Ah të mos qe opozita!”, shkruan Rama.