Kreu i PS-së, Edi Rama, në një bashkëbisedim me gazetarët në selinë rozë, foli rreth programit me të cilin synon të qeverisë vendin pas zgjedhjeve të qershorit. Rama tha se fushata e PS do të përqendrohet në premtimet që mund të mbahen. “Nuk do të angazhohemi në fushatë për asgjë që nuk e bëjmë dot. Të shkruash një program nuk është e vështirë. Por ne nuk kemi shkruar te Rilindja asgjë që nuk e mbajmë dot”, tha Rama.
Ai u ndal më tej në zgjedhjet e 23 qershorit, për të cilat tha se janë kushti i vërtetë për statusin, ndërsa qeveria po bën propagandë me tre ligjet.
Rama tha se pas ardhjes në pushtet, PS do të bëjë reformë strukturore në qeveri dhe institucione. “Qeveria e ka humbur betejën me korrupsionin”, tha Rama.
I pyetur nëse do të jetë pjesë e Parlamentit pas zgjedhjeve, Rama tha se do të jetë pjesë e tij, por si kryeministër.
“Unë e shikoj Parlamentin si kryeministër. Besoj që nuk do më pengojë kush që të jem deputeti i Partisë Socialiste, megjithëse unë kam pikëpamjen që deputetët bëjnë detyrën e deputetit dhe kryeministri të kryeministrit”.
Në lidhje me mundësinë e një debati publik parazgjedhor me kryeministrin Berisha, Rama u shpreh i gatshëm, madje theksoi se një gjë e tillë duhej të ishte bërë më parë. “Duhet ta kishim bërë më parë dhe duhet ta kemi. Unë kam qenë gjithmonë i gatshëm, jam i bindur se duhej ta kishim bërë një debat për tre ligjet, për humbjen e statusit në vitin 2011. Jam i bindur se kryeministri ka të drejtë të mos e bëjë këtë debat. Do të jetë një debat shumë i vështirë për të. Për mua nuk ka problem ku bëhet debati”, tha Rama.
Rama tha më tej se partnerët ndërkombëtarë nuk do të pranojnë kurrsesi zgjedhje si ato të 2011-s apo 2009-s. “Do të ishin të papranueshme përsëritja e zgjedhjeve të 2009 dhe SHBA nuk do të pranojnë një qeveri të dalë nga zgjedhje të kontestuara. SHBA do zgjedhje të lirë e të ndershme. Nuk ka rëndësi se kush fiton. Nuk do pranojë as BE, farsa. Kush apo nëse do tentojë të përsërisë Tiranën e 2011, apo atë të 2009 do ndëshkohet botërisht”, tha Rama.
Sipas kesaj qe thua ti zoti Rama: Berisha gjate kesaj periudhe te dyte ne pushtet ka qene brenda kohes per drejtimin e shtetit. Ti flet shume dhe vepron pak ose aspak dhe kur flet me shume se ç’duhet leshon edhe mbroçkulla te tilla.Leri pordhet se nuk pyet haleja nga pordhet. Futju aksionit politik per te mbrojtur voten qe qytetaret ta japin kurse Saliu ta vjedh ne mes te dites. Beji llogarite me laps ne dore dhe nje per nje , sa vota te takojne ne baze te parashikimit te detajuar, sa qendra votimi ka, sa komisjoner do dergosh , sa mbeshtetes te komisjonerve do rijne neper qendrat e votimit, sa kamera te hapura dhe te fsheta do regjistrojne procesin e votimit dhe te numerimit, sa makina te duhen per te shoqeruar kutite e votimit etj etj si keto se do lesh kokren e namit kesaj rradhe po humbe pushtetin.Po e morre , nese heziton per te çuar ne vend vullnetin e popullit per te denuar deri ne kriminelin me te rendomte qe i kane shkaktuar popullit dhimbje dhe varferi, perseri kercenohesh te marresh damken e bashkepunetorit ne krimet e bandes antishqiptare ne pushtet.
Ujku plak po perpelitet duke vjedhur therimet se ashtu eshte mesuar me kerme Po po i vjen dita