Kryeministri Edi Rama inspektoi Zyrën e Punës në Shkodër, ndërsa premtoi krijimin e kushteve të përshtatshme dhe bërjen e një zyre të re. Kryeministri Rama nënvizoi se duhet të fillohet që nga krijimi i kushteve të përshtatshme për punë edhe për vetë Zyrën e Punës. “Duhet të bëjmë Zyrën e re të Punës. Kjo nuk është zyrë pune”, tha Rama.
Zyra e Punës, e cila përballet me jo pak vështirësi, në shërbim jo vetëm të punësimit të banorëve të qytetit Shkodër, por edhe të komunave përreth, pritet të ketë të njëjtën pamje, strukturë dhe funksion sikundër ajo e krijuar në Tiranë.
Në një bisedë informuese me ministrin e Mirëqenies Sociale Erion Veliaj dhe Drejtorin e Zyrës së Punës, u trajtuan disa nga problematikat dhe objektivat e saj. Ministri Veliaj, teksa solli raste konkrete që kjo Zyrë ka adresuar tashmë për punësimin e atyre që i drejtohen asaj për zgjidhje,, vuri theksin në nevojën e një përgjigjeje e veprimi më dinamik e të shpejtë të Zyrave të Punës ndaj çdo kërkese që i drejtohet asaj, si nga punëdhënësit, ashtu edhe punëkërkuesit.
“Rasti konkret në Lezhë. Punëdhënësi tha kam nevojë për 300 veta te Vau i Dejës. Kam dy vjet që i kam bërë një kërkesë, Zyrës së Punës, jo vetëm që nuk m’i gjetën, por të shkoj unë, tha, të rekrutoj në Shkodër, nuk ka sens ekonomik. U lidhëm edhe me Zyrën e Punës këtu në Shkodër dhe për një javë janë gjetur 40 personat e parë. Do vënë një autobus e do shkojnë të punojnë 8 orë në Vaun e Dejës e do kthehen, siç punohet kudo, bëhet një lloj tranziti për në punë, si në çdo vend normal të botës”, u shpreh ministri Veliaj.
Ndërsa Drejtori i Zyrës së Punësimit u shpreh se një ndër objektivat e Zyrës është kalimi nga skema e ndihmës ekonomike në punësim. “Kanë kaluar në ndihmë ekonomike e në kundërshtim me dispozitën ligjore vazhdojnë ta marrin dhe nuk stimulohen për punë, nuk tërhiqen që t’i ofrohet punë. Po kështu ka ndodhur edhe me skemat e tjera pasive, si pagesa e papunësisë. Ndërkohë që ai mund të rrijë një javë, një muaj, mund të rrijë dy muaj, por gjithmonë duhet të jemi në kërkim që nga kjo skemë t’i kalojmë punëkërkuesit në punësim”, tha ai.
Një tjetër ndalesë gjatë kësaj vizite të kryeministrit në Shkodër, ishte ajo në Shtëpinë e Fëmijës 0-6 vjeç, të cilin, Rama e vlerësoi si takimin më të ngrohtë e të ndjerë të kësaj dite. Drejtoresha e këtij institucioni shprehu mirënjohjen për rritjen e buxhetit për Shtëpinë e Fëmijës 0-6 vjeç, çka do të mundësojë edhe rritjen e përkujdesit ndaj fëmijëve.
Nje kryeminister ne krye te puneve. Bravo Rames
Lutem zotit ti jape fuqi qe te vazhdoje te punoje dhe ta ruaj nga kamikazet e Berishes
Dallohet njeriu i punes, jo si kryerrumpalla qe nuk e cau koken per problemet dhe hallet e vendit
Kudo qe shkonte ishte vetem duke share e bertitur kunder opozites
Vazhdo Rame qendro ne krye te punes dhe rezultatett do vijne
OR SHOKU RAMA /KE JETUAR NE FRANCE APO KE JETUAR NE MADAGASKAR/////ZYRA PUNE KA GJITHANDEJ NE EUROPE /DHE NE CDO ZYRE PUNE KEMI INTERNET QE KERKOJNE PUNE ///PRANDAJ MOS E MERR PER KRENARI SE EDHE NE AFRIKE KA ZYRA PUNE ////POR PROBLEMI ESHTE KUSH DO TI KRIJOJE KETO VENDE PUNE DHE SI PER TE FUTUR VETEM MIQTE E P S JU MORI LUMI /HAJDE NE FRANCE TE TREGOJE SI ORGANIZOHEN GJERAT SE JU ME MINISTRAT PIONIERE NUK KENI PARE ASNJEHERE ////SA MBRAPA SHQIPERIA /OH ZOT NJE COBAN BENE ME MIRE /////
Edi kujdes mos e ndrysho fjalen, premtimi y nuk ishte per hapje zyrash pune, por per hapje vende pune.
Vende pune, por nje i papune di se ku te kerkoje pune dhe jo vetem, por ne momentin qe punesohet, futet ne liste si i punesuar dhe hiqet nga lista e asistences sociale dhe kete pune, e ben nje zyre, qe ka te gjitha mjetet dhe vullnetin.
Zoti Rama!!
Mire zyrat e punes po i hap,por A KE HAPUR NDONJE LISTE ME KRYEFAMILJARET APO PRINDERIT ME FEMIJE NEN 18 VJEC PA PUNE???
Qeveria e re duhet te PUNESOJE TE GJITHE KRYEFASMILJARET DHE PRINDERIT ,se keshtu do te realizoje edhe futjen e te gjithe femijve ne shkolle,se nuk do kene nevoje te LYPIN ME,por do gjejne buke per te ngrene per darke!!!
PUNESIMI I PRINDERVE i shkeput ata nga rruga e krimit,por edhe femijet e tyre i heq nga lista e KONTIGJENTEVE TE KRIMIT!!!
MOS HARRO:
-NJE FEMIJE ME PRINDER PA PUNE DHE QE NUK SHKOJNE NE SHKOLLE,me siguri kur te rriten do behen te paret HAJDUTE E VRASES!!!
Edi Rama mashtroi per lumin Radika. Banka Boterore konfirmon dje ekzistencen e projektit dhe se projekti do te vazhdoje dhe 8 m3/sec do te devijohen nga lumi. Ne faqe permendet dhe emri i zedhenes se BB’s e cila eshte dhe goca e halles se Pandeli Majkos (Znj. Ana Gjokutaj). Pse hesht deputeti i Partise Socialiste mbi kete projekt?
http://www.worldbank.org/en/news/press-release/2014/01/24/world-bank-statement-on-proposed-lukovo-pole-hydropower-project
O andri!
Po pse,o idiot harxhon trute e pakta e te shtrydhura per te thene keto budallalliqe te kota???
Njelloj skenari si i armeve kimikeNJE VRIME NE UJE!!!
NUK E SHPETONI DOT Sali Berishen nga BURGU,o JOOOOO!!!
Z. Rama , para se te besh zyra punesimi , gje qe eshte shume e lavderueshme , bej nje ”zyre,,
te posacme, te lutem , per zotin Sali Efendine . Pasi ta keshe bere kete merru frontalusht me
te gjitha punet e tjera te qeverise dhe une ju ja fjalen e nderit qe punet do ju shkojne aq mire
sa do t’i kenaqeni 90 perqind te shqiptareve ! Po nuk e besove kete , atehere merru sa te duash
me zyra , cdo dite do te keshe kallepe tritoli kudo , bile ndonje dite edhe te makina jote . Ruhu
po deshe se 4 atentate t’i kane bere kur ishe ne opozite ! Merre me mend se cfare mund te
bejne kundershtaret tani qe ke pushtetin ne dore ! Po nuk e bere Ti do ta bejne ata !
Populli te dha voten ose jua blet realisht,nuk don zyra po dojn pune.Gjeju pune atyre nje milion te pa punve e leri dokrrat.
Zyrat e Punes te Rames jane si dyqanet e mishit ne komunizem : Te bukur por bosh brenda.