Kryetari i Partisë socialiste, Edi Rama, bën publik qëndrimin e tij në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi. Në blogun e tij, Rama komenton ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme në Kavajë dhe e cilëson të patolerueshme sjelljes e policisë ndaj tij, për më tepër ndërhyrjen e dhunshme të RENEA-s për të shpërndarë protestuesit që dolën në mbështetje të tij. Rama thotë se Elvis Rroshi është kthyer halë në sy për pushtetin që pas 8 majti 2011, kur përzuri me votë Berishën nga Kavaja.
“S’ka pikë dyshimi se në qoftë se Elvis Rroshi, kryebashkiaku i Kavajës, është grindur me duar pas ndeshjes me Nevil Dedën, trajnerin e Tiranës, kjo është e pajustifikueshme. Një personi publik, aq më tepër një qytetari të parë, nuk i lejohet të sillet si një tifoz i dalë duarsh prej etheve të një ndeshjeje. Gjithnjë nëse kështu ka ndodhur, qytetari i parë i Kavajës duhet t’i kërkojë ndjesë publikisht skuadrës mike dhe vetë publikut. Fatkeqësisht lajthitje të kësaj natyre janë bërë të herëpashershme në stadiumet tona dhe ndjesa publike e Elvis Rroshit do të ishte një hap i duhur, drejt ndryshimit të domosdoshëm të klimës ku luhet futbolli në Shqipëri. Por thënë kjo, është e patolerueshme sjellja brutale e policisë me kryebashkiakun e Kavajës! Një dyndje trupash policore përfshirë edhe forcat speciale që u turrën masivisht nga Tirana drejt Kavajës, me një zell qe s’e tregojnë as kur krimi sharron me plumba komisarët. Reagim policor me epsh politik për të goditur publikisht një kundërshtar, i cili i është bërë halë në sy pushtetit qyshse përzuri me votën e popullit Sali Berishën nga bastioni i prapambetjes njëzetvjeçare. E sikur të mos mjaftonte rrethimi me mure policësh i komisariatit ku Elvis Rroshi kishte shkuar krejt normalisht me këmbët e veta, RENEA godet e gjakos njerëz të mbledhur aty spontanisht për të pritur kryebashkiakun, i cili merret në Tiranë dhe mbahet në polici tërë natën në shkelje të gjithë procedurave ligjore, ndërkohë që në Durrës ndodh një vrasje e radhës në rrugët e qytetit dhe e gjithë policia, me në krye ministrin, merret me gjahun politik në Kavajë. Fakti që kryebashkiaku mbahet ende në polici është vetëdiskreditues për qëllimin politik të këtij operacioni skandaloz. S’ka mundësi ta justifikosh Elvis Rroshin nëse ka zbritur në dhomën e zhveshjes së skuadrës mike, për t’u kapur me Nevil Deden pas çfarëdo provokimi publik që mund të ketë bërë ky i fundit. Por është jashtëzakonisht e rëndë për shtetin e shoqërinë që lufta politike ta degjenerojë deri në këtë fare feje misionin dhe funksionin e Policisë së Shtetit. E cila duke u turrur qorrazi pas Elvis Rroshit pa asnjë arsye që lidhet me ligjin e me rolin e saj, na ka dhënë provën e humbjes së toruas së pushtetit në rrugën drejt humbjes së pashmangshme të 23 qershorit. Në Kavajë dhe në gjithë Shqipërinë”, shkruan Rama.
po i vjen dita kucedres dhe normal do perpelitet
Zoti Rama, pershendes mesazhin dhe frymen qe percjell me ane te keti prononcimi. Drejte ashtu duhet bere. Por (se gjhithnje ka nje por…) me ke duhet te sillesh i qyteterum me Nevil Debilin? Apo me Flamur psikopatin.
O Edviiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiin ! Saliu ecen me parimin: “Kur shkon marreria c’e do mencurine”. Dhe me vjen keq qe ty nuk nxjerr mesime, se Ai keshtu ta ka bere nga hera dhe je terhequr ty e kemi humbur ne dhe Shqiperia.
o Edi Rama o fytyre e ndyre! Ti je me i ndyre se Ervin Rroshi. Komunist.
@kavaja
Oh,njerez te mbrujtur me urrejtje te kota! O njerez fare te palatuar qe per ironi keni ne duar nje tastiere edhe prape te panxene…
o ti kavaja nen thojza perse tregohesh rrugac arrugant,o rr k..i po pse fytyra jote perfaqeson te gjithe qytetaret e kavajes qe nuk e kan kete nivel kaq banal e pervers qe perdor ti o plere mos e shkruaj emrin ne shumes o pusht injorant qe behuni langaraqe duke share pas pc duke treguar se sa te kulturuar jeni o degjenerate e stazhinuar …
Lere Ardian te rreje veten e te vetet,sepse Kavaja e beri denjesish ndarjen me primitivizmin dhe pushtetin kriminal dhe antikombetar.
Ky sulm i paprecedente i ketij pushteti gangsteresh ndaj kryebashkiakut legjitim te Kavajes Elvis Rroshi,e vulos tmerrin e tyre nga zgjimi i popullit.Pershendetje Ardian.
Lora flm por thashe ate qe me takon te them eshte e papranueshme qe nje idiot injorant ordiner te flase ne emer te gjitheve keta palaco paskan qene dhe jane degjenerate e stazhinuar,,ky do jete ndonjeri tip i atij benikes ose atij llambit te plerave po cna ka gjetur me keta funderrina te obsesionuar ….