Kryesocialisti Rama shpreh mirënjohjen e tij për deputetët që pavarësisht se nuk u përfshinë në skuadrën e re të PS-së, janë shprehur të vendosur të kontribuojnë për Partinë Socialiste. Rama falënderon deputetët Et’hem Ruka, Gazmir Bizhga, Arben Isaraj, Eltar Deda, Qemal Minxhozi, Astrit Beci dhe Skënder Hasa, të cilët sipas tij po tregojnë se përkatësia politike s’është e lidhur me karrigen.
“Kam shumë mirënjohje sot për disa protagonistë të Partisë Socialiste që nuk u përfshinë në skuadrën e re kombëtare të Partisë Socialiste, Et’hem Ruka, Gazmir Bizhga, Arben Isaraj, Eltar Deda, Qemal Minxhozi, Astrit Beci, Skënder Hasa… Individë me personalitet dhe kontribute në PS të cilët publikisht apo privatisht, pavarësisht se as mund të ishin e as mund t’u kërkohet të jenë dakord me mospërfshirjen e tyre në skuadrën e re, një gjë e shprehën pa asnjë ekuivok: Partia Socialiste mbetet familja e tyre politike dhe fitorja e Partisë Socialiste mbetet qëllimi i tyre. I falënderoj sepse tregojnë që s’janë të gjithë njësoj dhe që përkatësia politike nuk është e lidhur me karrigen ku ulesh. I falënderoj sepse edhe pse u duhet të durojnë, atë që asnjë lojtar i vlefshëm nuk e duron dot pa trazim të brendshëm kur s’mund të jetë në kuadratin e fushës, prapëseprapë nuk po e humbasin as këtë rast për të treguar vlerën që ka për ta skuadra jonë dhe që anasjelltas, kanë ata për skuadrën tonë. I falënderoj edhe sepse pavarësisht rezervës që padyshim krijohet në një rast të tillë ndaj vendimmarrjes, nuk e kanë cenuar asnjë fije këtë vendimmarrje me qëndrimet e fjalët e tyre të rastit. FALEMINDERIT në emër të të gjithë socialistëve e progresistëve shqiptarë!”, shkruan Rama.
Më tej, Rama falënderon edhe ata kandidatë që gjenden në pozicione të pafavorshme në listë, por që kanë pranuar të hyjnë në garë me shpirtin e skuadrës. “Mirënjohje edhe për të tjerë protagonistë të Grupit tonë Parlamentar në këto vite që pranuan me shumë ndjenjë skuadre ta fillojnë këtë ndeshje nga “stoli i rezervave”, duke qëndruar në listë në pozicione jo të sigurta fituese. Ilir Bejtja, Agim Leka, Alfred Dalipi, Ndrec Deda…FALEMINDERIT me zemër!”- përfundon Rama.
FITORE FITORE FITORE
Vizion Plus publikon shifrat e sondazhit te realizuar nga Instituti Italian Piepoli
Koalicioni i MAJTE 9 pike perpara Koalicionit te Dhjathte.
nderkohe PS 5 pike perpara PD-se LSI 6 % PR 2%
http://vizionplus.al/vizion-plus-publikon-shifrat-e-sondazhit-te-realizuar-nga-instituti-italian-piepoli/
Bile jan shume te lumtur,po ke lene ish sekretarin e pare te Tepelenes,me vone ish minister i mbrenshem qe urdheroj vrasjen e kater personave si dhe plagosjen e 67 te tjerve.
or mark.uk po sipas petulles tende tani ti personalisht si e quan kacin e zi demokrat bashke me dogjan e kadel,nuk fitohet duke blere e recikluar plera o mark, po keto te tre qe kan ardhur nga ps paskan kontribuar me shume se ato 35 deputete qe ka hequr plera e komunizmit saliu yt
obobo, te lutem rolin e viktimes mos e bej se nuk di ta luash fare dhe nuk te shkon o ED RAMA, e cfare pretendon qe me kete drame qe po luan dhe falenderimet e thella qe po u shpreh mbeshtetesve te tu, te dukesh sa me mire ne syte e popullit dhe te besojme??? looser, go away
Edhe armiqet e partise kur denoheshin me vdekje nga Enveri ne gjygj thonim;Jemi me partine dhe sekretarin e pare.Ama plumbin e hanin
Hajt se avash avash po te vjen fundi edhe ty o Rame, bej qejf edhe keto dite sa te kane ngelur para zgjedhjeve se ne 24 qershor do i besh gati valixhet per te ikur me ceremoni nga politika.
Te dhjere dhe krenare ata qe Rama perjashtoji.