Kërkove me ngulm,
që të të votonim,
nëse në timon,
të vetëm të donim!
Me kuç e me maç,
u mobilizuam,
edhe krejt të vetëm,
mbi të gjithë fituam!
Nuk fitove ti,
po fituam ne,
thamë se do hapej,
një epokë e re!
Me votë e nxorëm,
nga skena “malokun”,
edhe si shpërblim,
ti na dhe Noc Rrokun!
Kishe kunj të madhe,
ti me LSI-në,
me të katër vjet,
kishe ndarë tepsinë!
Ku t’i dinim ne,
ato marifete,
se ti gjithë tepsinë,
e deshe për vete!
Noc Rrokun e madh,
si shpërblim ne morëm,
ama-LSI-në,
në pension e nxorëm!
Nga tepsi e artë,
të gjithë u larguan,
ndaj kishin të drejtë,
që u kafshëruan!
Që u kafshërua,
motra LSI,
se më asnjë pjesë,
s’do kish në tepsi!
Po dhe ne të zinjtë,
nuk e kishim ditur,
se juve do ishit,
kaq të babëzitur!
Neve u treguam,
popull karabush,
se juve tepsia,
syrin nuk u’a mbush!
Syrin nuk u’a mbush,
tepsia shqiptare,
se ju nevojitet,
një e madhe fare!
Dhe sa më e madhe,
prapë s’mjafton tepsia,
sepse ju sundon,
keqaz babëzia!
Shpesh me presh në duar,
juve jini kapur,
po nuk çani kokë,
vidhni fare hapur!
Timonieri i vetëm,
përmbi timonierë,
po e çon makinën,
drejt e në humnerë!
Të paktën si engjëj,
tani mos u sillni,
gjithçka kini ngrënë,
them se do t’i villni!
Neve si llokume,
ju dhamë pushtetin,
ju në shtatë lëkurë,
e rropët gjithë shtetin!
Lulin me Monikën,
s’i beson njeri,
ndaj ju s’hoqët dorë,
nga kjo badërdi!
Tani po shikoni,
fatin në filxhan,
është kjo opozitë,
që në këmbë ju mban!
Tani në udhëkryqe,
s’jemi fare ne,
po urgjent na duhet,
një parti e re!
Duhet që të shporret,
kjo klasë politike,
PS-ë LSI,
dhe Demokratike!
Duhet që të soset,
ç’u nis në Dhjetor,
fillim i ndryshimit,
Kod i Ri Zgjedhor!
Tani gjithë pushteti,
është i kryetarëve,
ndaj duhet urgjent,
t’u kthehet shqiptarëve!
Po s’ndryshoi Sistemi,
Kodi dhe të tjerat,
në skenë do të mbeten,
vetëm Tri Kolerat!
Direkt nga Sovrani,
deputeti të dali,
duhet një rikthim,
tek proporcionali!
Jo listë kryetarësh,
që prodhon skandale,
po “luftë” kokë më kokë,
përballje reale!
A.DUKA
Dakord! Po’ si? Vone e kuptuam qe ndryshimi i Kodit Zgjedhor i bere pabesisht ishte nje krim, qe na la ne vendnumuro. Beri sa beri mire, pastaj derrmen. E duam te majten PA Edi Ramen, kjo te jete parrulle! Egziston frika se mos Jane molepsur te gjithe ne PS, se sa per PD e Lsi,populli i Ka vjelle.
Kur nuk keni fituar ju si ke qene spiun i komunizmit e servil mbasi kan ndrruar emrin çfar do fitonin te tjert.
Them se drejtesia
duket si e huaj,
Qe kurse ajo
mbet ne doren tuaj!…
Une nuk jam aty,
por u ndjek,ju shoh
shoh,qe s’bie shi,
bie vetem llohe
them se te punosh
me kët’ opozite
qe vë veç shkopinje
nder rrota per dite…
Duhet qe te kesh
jo dy koke,por tri
prap se prap Rama
del mbi ta,çudi…
Te punosh ketu
( Sala neper kembe!)
Me kët’ terr e tmerr
duhet nje barre mend!
T’punosh me Pd.në
me kët’ gjidi vrrome
Kurre s’qendron ne kemb
as dhe nje reforme
Dhe me gjithate
Rama rri ne ball,
dhe punve te renda
gjithnje u;a ka dale…
Pse paragjykoni
verdalla tepsise
cilet jeni ju
perpara drejtesise?!
Sot,do me thoni
qe s’ka drejtesi
por,neser do kete
pa nje e pa dy…
Nese eshte fajtor
Rama me veteveten
Lerjani drejtesise
t’i q…. te katermbedhjeten!…
Atij dhe kujdo
qe i vete prapa
sepse te i zoti
vete gjithnje haka…
Ja le t’ua beje Rama
Lulushve me radhe
K’tij burri çingane
qe prap do me ardhe!!…
Jo më me kritika,por me lavdërime,
Vetëm kështu ndritet Shqipëria ime.
Hidhrim mbi hidhrimet,
esht’ veç e verteta
gjykon drejtesia
ç’ esht’ me e drejta.
Por, jo ne o, Mero
Qe s’paskii durim,
Ndryshe nje miljon vota
qenkan hedh gabim?!
Nese eshte keshtu
Fajtore nga dje
s’shte Edi Rama
fajtor jemi ne!…
Doroni ,o Mjeran
gjithnje ka nje bum!
Ndaj dhe thone,notari
duket me ne fund
Kur them, me ne fund
( Fjala,ne te dale!…)
Rama s’e pa valen,
noton, veç dallge
E pershkroi mire dikush ca dite me pare historine tone 30 vjecare: Kakistokaci = sistem i qeverisjes qe ne krye ka njerezit me te keqinj, pakualifikuar dhe paskrupullt. E perthyer ne Shqip: mutokracia eshte sistemi qe ne krye ka maloket.
C’fare duhet bere? Duhet krijuar nje parti e re?
Jo. Asnje parti e re nuk ka per te fituar dot perballe partise se vetme qe Shqiptaret votojne, partise qe themeluan me 8 Nentor 1941. Sado e sponsorizuan Ameriakenet partine e malokeve PDne dhe sa do balte hoden mbi PPSH-ne, edhe vete kryesia e PPSH-se e perbere nga maloket qe instaloi Ramizi, Shqiptaret nuk e hodhen poshte partine e tyre, dhe nuk kane per ta braktisur as sot.
Nuk ka pse te ikin Shqiptaret nga partia e tyre. Mafton te shporrin maloket nga kryesia e PS-se. Dhe kjo eshte fare e lehte. Te kerkojne qe ne krye te PS-se te vendosen njerezit me inteligjent dhe kjo ka per t’i eleminuar gjithe maloket me Ramen ne krye nga kryesia e PS-se.
Dhe njerezit me inteligjent ne politike kane per te krijuar kushtet qe njerezit me inteligjent te gjejne vendin e tyre edhe ne fushat e tjera.
Vetem keshtu merr fund kakistokacia apo malokeria.
“Mos i fol shoferit!”
Hahahaha, bejte e ke degjuar ate fjalen e urte ti qe thote:
“Kur vinë mëntë s’i hanë as qëntë”?
Mbajeni me shendet Edvinin, deri sa t’i doje menderja.