Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Rama ironi me akuzat e Berishës: Sikur të ishim duke thithur drogë unë me Pandin në vend të kafesë…
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajmi i fundit > Rama ironi me akuzat e Berishës: Sikur të ishim duke thithur drogë unë me Pandin në vend të kafesë…
Lajmi i funditPolitike

Rama ironi me akuzat e Berishës: Sikur të ishim duke thithur drogë unë me Pandin në vend të kafesë…

Dita
Published June 4, 2016
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama nuk pushon së ironizuari ish-kryeministrin Sali Berisha, teksa ka folur sot në Forumin e Gruas Socialiste mbi akuzat e demokratëve. Duke iu përgjigjur me ironi çdo lajmi të opozitës për qeverinë, Rama është ndalur në sistemin gjyqësor duke mos kursyer asnjë kritik, por sipas tij nëse qeveria është një bandë kriminele, si ka mundësi që kjo pritet të BE, SHB dhe më gjërë, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë dhe akuzat e opozitës.

“Sikur të ishim duke thithur drogë në vend të kafesë, unë me Pandin p.sh, pastaj shtrojmë dreka me gjakun e popullit, pastaj në darkë numërojmë me makina paratë se nuk i numërojnë dot me dorë, atëherë këta duhet të ishin në revolucion për të votuar reformën në drejtësi. Nuk kërkojnë këtë, kërkojnë që si t’i rregullojnë gjërat dhe gjërat mos ndryshojnë.

Nëse ne do ishim kjo banda, parafytyroni ju si mund t’i kishim përdorur gjyqtarët dhe prokurorët, mund të dënonim çdo shenjt.  Shikoni ç’po ndodh në gjykata, goditet qeveria, interesi publik pa asnjë gajle dhe kjo është arsye. Dhe e fundit si ka mundësi që organizata jonë kriminale është e mikpritur në Bruksel, Washington dhe në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti dhe mbështet 100% nga ekspertët për reformën në drejtësi? Si ka mundësi që organizata kriminale do atë që do Amerika dhe Bashkimi Europian? Si shpjegohet?”, ironizoi Rama ish kryeministrin Berisha dhe opozitën.

Dita June 4, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments
  • lato says:
    June 5, 2016 at 1:49 am

    Cke me Pandin ti,Pandi pershesh me kos po ha.T thuaj po thith droge me Sajmir Tahirin se behesh me i besueshem.

    Reply
  • kris 1 says:
    June 5, 2016 at 3:26 am

    sipas Rames dhe Berisha nuk eshte kriminel se takohet me Lu dhe flet ne telefon me Nuland.
    O pike e zeze me politikane qe kemi!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?