Kryeministri i ardhshëm njëherësh kreu i PS-së Edi Rama bëri me dije sot se ka marrë mbështetje teknike pas takimeve me autoritete të larta shtetërore italiane.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter” , Rama shkruan. “Ditë intensive në Romë që nisi me Fondacionin Italiani Europei me ish-kryeministrat D’alema e Amato për mbështetjen teknike në realizimin e programit tonë”.
Vizita e Ramës në Itali vijoi me tej me drekën e organizuar nga kryeministri italian, Enrico Letta, ku u thellua bashkëpunimi dypalësh.
“Dreka në seline mikpritëse të kryeministrisë me km Letta, mundësoi nisjen e komunikimit për një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy vendeve”, thekson Rama.
“Pasdreke ne Ministrine e Jashtme kembyem me ministren Emma Bonnino mendimet per zgjerimin e bashkepunimit dypalesh dhe me rajonin po ashtu. Ne Palazzo Grazioli me km Berlusconi diskutuam per krizen ekonomike dhe rruget e mundshme te rritjes se investimeve italiane ne Shqiperi”, shton Rama.
Aktivitetet e sotme të liderit të Partisë Socialiste, vijnë një ditë pas takimit në Londër me ish-kryeministrin britanik Toni Bler, i cili, siç bëhet e ditur, i ofroi mbështetje Ramës për drejtimin e qeverisë së re.
8 Comments
bravo .kemi shume besim te ju edi rama.suksese ne punen tuaj.per temiren eshqiperise.
mire me besimin,po beso e kontrollo thote populli yne…vigjilent me kete se po u be dhe ky si paraardhesit,ti vem vize vetes dhe atij vendi..
Takim dobiprurës, sepse Italia eshte fqinji yne potencial! Por kujdes nga xhelozia e Berishës!…
largohu Italise zoti Rama. Rilindja kerkon nje mietodologji tjeter te cilen nuk mundesh ta gjesh ne vendin fqinj,i cili kerkon te rilinde per vete. Afrou Gjermanise ne se vertet kerkon te rilindesh vendin.Vendet fqinje nuk kane me se t´ju ndemojne.Per ndryshe do te kthehesh te Berisha,ne te njejten praktike pune.
Investimet ne shqiperi do te sjellin punesim. Por kesaj here nuk do kalojne nga “dogana” e asaj fytyre prishures Argita.
Largohu Italise zoti Rama. Rilindja kerkon nje metodologji tjeter te cilen nuk mundesh ta gjesh ne vendin fqinj, i cili kerkon te rilinde per vete.Afrou Gjermanise ne se vertet kerkon te rilindesh vendin. Vendet fqinje nuk kane me se tu ndimojne.Per ndryshe do te kthehesh te Berisha,ne te njejten praktike pune.
Ke takuar Berlusconin pa i marre leje kafshes Sali, ti qosh z. Edi. A e di qe nuk ka per t’a lejuar avjonin ku do jesh ti, te ulet ne Rinas. Pregatitu te besh ulje te detyruar ne ndonje shtet fqinje, jo ne Serbi, se e kane agjentin e tyre dhe nuk do te pranojne , mendoje vete se ku.
suksese ne punen tuaj zoti kryeminister